Teoria e Frojdit mbi personalitetin njerëzor
Disa njerëzit flasin për teorinë e Frojdit dhe mendojnë se Frojdi në teorinë e tij ka folur për seksin ndërkohë që teoria e tij është ndryshe ndaj vendosa ta hap këtë temë dhe ta shpjegoj si funksionon kjo teori por nuk mundem në detaje se do më hante shumë kohë të shkruaja. Ndaj po shkruaj gjërat bazike.
1. Energjia psikike dhe drive
Frojdi ka konkluduar se qenia njerëzore motivohet nga instinkti. Kur instinkti aktivizohet rritet një tension psikologjik që ka nevojë për reduktim. Këtë tension psikologjik ne e reduktojmë nëpërmjet ushqimit (kur jemi të uritur) dhe ujit (kur jemi të etur). Në këtë mënyrë drive ose tensioni psikologjik shkon në homeostasis (ekulibër)
2. Instinkti seksual
Kur Frojdi flet për instinktin seksual ai nuk nënkupton seksin si formë riprodhimi por çdo zonë erogjene në trup. Goja është është zonë erogjene dhe Frojdi përdor termin eros ose instinkt seksual meqënse që aty marrim kënaqësi erotike si ushqimi.
3. Instinkti shkatërrues
Jeta në vetvete kërkon të kthehet në gjendjen e mëparëshme të mos ekzistencës dhe sipas Frojdit ne jemi të pajisur me instinktin e vdekjes. P.sh: ne pijmë alkool, ecim shpejt me makinë ose luftojmë (si rasti Rusi-Ukrainë). Instinkti seksual dhe instinkti i vdekjes ekzistojnë që në lindje.
4. Konfliktet e brendshme dhe të jashtme
Për Frojdin qenia njerëzore është shumë e keqe dhe ne jemi të pacivilizuar, kemi një dëshirë të madhe brenda vetes për të bërë inçest dhe kemi epsh për të vrarë. Meqënse shoqëria nuk i toleron sjellje të tilla ekziston një konflikt midis individit dhe shoqërisë në mënyrë të pashmangshme.
5. Struktura e personalitetit
Frojdi e ndan personalitetin njerëzor në id ego dhe superego.
ID: është që në lindje dhe transformon nevojat biologjike në tension psikologjik. Qëllimi i tij është që të marrë kënaqësi duke reduktuar drive. ID-i funksionon sipas principit të kënaqësis, është totalisht jo logjik dhe do vetëm kënaqësi. Ai krijon vetëm imazhe mendore për ato gjëra që do.
Ego: në moshën 6-8 mujorshe krijohet ego dhe krijohet nga id. Formimi i egos e ndihmon foshnjën të bëj diferencën midis vetes dhe jo vetes. Egua ndryshe nga id është logjikë dhe racional. Është i vetmi komponentë që ndërvepron me ambjentin. Egua është i tërhequr nga kënaqësia por parimin e kënaqësis e lë mënjan për të favorizuar principin e realitetit. Ego thuhet se është ndërmjetësues midis Id dhe superegos.
Super Ego: fëmijët nuk e kanë sensin e të drejtës dhe të gabuarës dhe super ego ndërtohet nga prindërit (mos bërtit, mos e fut dorën në gojë, etj). Super Ego ndahen në dy forma: 1. super ego e vetëdijshme, dhe super ego ideale. Super Ego e vetëdijshme të ndëshkon kur bën veprime të gabuara apo ke mendime të këqija (ndihesh në faj dhe në ankth jo vetëm kur bën diçka të gabuar por dhe kur do të bësh diçka të gabuar si vjedhja) Ndërsa super ego ideale të shpërblen për sjelljen e dëshiruar.
6. E vetëdijshme, e paravetëdijshme dhe e pavetëdijshme.
Për Frojdin pjesa më e madhe e aktivitetit mendor është e pavetëdijshme dhe nuk mund të thërritet në vetëdije me çdo përpjekje që mund të bëjmë. P.sh; kur duam të thërrasim nga kujtesa diçka por nuk na vjen ndërmend ose kur themi diçka në vend të diçkaje tjetër, ose e shkuara para njëzet vitesh etj. Para vetëdija është më afër vetëdijes dhe këtu gjendet një pjesë e informacionit që bëhet lehtësisht e vetëdijshme. Vetëdija: ka të bëj me gjithçka që bëjmë në jetën e përditshme.
Revista psikologjia