Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Teodor Keko

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,910
193641.jpg



Teodor Keko është poet dhe autor këngësh i njohur. Teodor Keko, lindi më 2 shtator të vitit 1958 është shkrimtar shqiptarë. Vdiq më 22 gusht 2002.

Teodor Keko lindi në Tiranë. Prindërit e tij ishin regjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe mbahet mend si pjestar i parlamentit shqiptar. Teodor Keko ka filluar publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në: poezi, dramë, novelë si dhe veçanërisht i historive të shkurtra. Vdiq ne selanik ne duarte mikut te tij stilian buxheku pasi ishte i semure nga nje tumor ne stomak .Ai vdiq ne oren 15:30 te 20 gushtit te vitit 2002
 

ME MUNDON​


Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
 

ZGJOHU RINI!​


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.
 
Dashuria ime, shkurtim i jetёs sime…

Dashuria ime, je pronё e tё tjerёve,
vjedhurazi vjen, hajdutshe shkon
u trembesh syve si qelizave kanceroze,
nga dimri i syve prej meje shtegёton.

Dashuria ime e dashuruar pёrdhunshёm
pas vijave tё bardha tё kёsaj bote.
Sipas urdhёrit tё semaforёve vjen tek unё
prish puthjen dhe s’paguan kuitancё gjobe.

Dashuria ime, shkurtimi i jetёs sime,
mё gjatё e mё lumturisht pa ty do rroja,
frika jote absurd kafshon ditёt e mia,
kёshtjellat e gёzimit kthen nё rrёnoja.

Dashuria ime, pronё e tё tjerёve,
puthja me orar, takimi me orar unik…
çdo thyerje nё majё tё gishtёrinjve, tinёs botёs,
sikur tё isha mё i tmerrshmi armik.
 
Ndjenjë e pathënë

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m'i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s'i them dot hënë
s'të flas dot për mjegullën në agim.

më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.
 
E dashur, erdha

E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S'jam buzëqzmësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s'do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!
 
Kur dikush thote ...

Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
shume kohe ne enderr me mbete.
Kur gjumi varej mbi qepalle,
magjepsese uleshe prane meje.

Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
Pa ty jane endrrat si shkretetire.
Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
Une te kam dashur. Naten e e mire!
 
Kur e di se do të vdesësh

Kur e di se do të vdesësh
Pemët kanë më shumë lule dhe me
Shumë yje qielli ka
Më të mirë dhe më të çuditshëm
Janë njerëzit
Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
Tyre është vetë vdekja.

Kur e di se do të vdesësh
Toka është pjellore, si grua,
Dhe qielli ta shuan përjetësisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionët nuk fluturojnë për t'u
Rrëzuar,
Dhe njerëzit nuk lindin për t'u
Bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
Lulet lule do të jenë dhe nuk do të
Kundërmojnë me trishtim
Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
Distributori i harruar
Të furnizohen falas me besim….
 
Fragment nga libri:

Dashuri e përjetshme - Xhulit -

Nga dashuria që kam për ty Mund të të shquaj edhe në mjegull.Nga dashuria u ktheva sy,I urtë, xhind, bohem, i rregullt.

Nga dashuria ditët e gjataNë bukë i ktheva, kokrra tespije.Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell i shtriva,Me kokë në diell fjeta gjatë.Dhe s'u pendova që të desha,Ndërmend kam të të dua prapë.
 
Jetësore
Ja ra mbrëmja, ti s’je më,
Ku ke shkuar, unë s’e di!
Ne u prishëm për hiç gjë,
Edhe gjatë, do mbajmë mëri…

Dhe kështu, gjersa një ditë,
Të na thotë jeta “Harro!”
Në do kthehemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti ” Ajo” .

Do harrohen telefonat.
Sytë tanë do thahen pellgjeve,
Si prelud do bjerë nga qielli,
Një dëborë, zbokth i reve…

Por s’do bëhemi qaramanë:
“Eh, m’u thye mua ëndrra!”
Sytë tanë kur të takohen,
S’do të kenë urrejtje brenda.
 
Të kam dashur (1996)
Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv’n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m’u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s’do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj…
 
Teodor Keko ❤️

Në ëndërr takohemi/Dashurisë

Drurët e zhveshur, njerëzit e veshur,
drurët digjen, njerezit zhvishen,
në ëndërr takohemi, ku s'takohesh dot,
dita, në pole të kundërt na çon.

Duke pirë cigaren e paragjumit,
ëndërrova të shoh perseri një vajzë,
që kam dashur në shkollë,
duke fikur cigaren,
ëndërrova sa më shpejt te fle.

Duke ëndërruar,
ëndërrova të zgjohem sa më shpejt,
duke jetuar me zemër e dashuri.

Është i mjerë
kush ëndërrave ju ulet në prehër!

Natën kur bie te fle, ti me ulesh mbi qerpik, në mëngjes, të laj sytë,
kam frikë...
 
Teodor Keko ❤️

Në ëndërr takohemi/Dashurisë

Drurët e zhveshur, njerëzit e veshur,
drurët digjen, njerezit zhvishen,
në ëndërr takohemi, ku s'takohesh dot,
dita, në pole të kundërt na çon.

Duke pirë cigaren e paragjumit,
ëndërrova të shoh perseri një vajzë,
që kam dashur në shkollë,
duke fikur cigaren,
ëndërrova sa më shpejt te fle.

Duke ëndërruar,
ëndërrova të zgjohem sa më shpejt,
duke jetuar me zemër e dashuri.

Është i mjerë
kush ëndërrave ju ulet në prehër!

Natën kur bie te fle, ti me ulesh mbi qerpik, në mëngjes, të laj sytë,
kam frikë...
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back