Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tensione në dashuri dhe financa jo shumë të mira/ Të papriturat e horoskopit për muajin Mars 2020

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,220
Pëlqime
522
Dashi

Gjate këtij muaji do jeni gjithë kohës ne aksion dhe madje do bëni një bilanc për gjithçka qe iu ka ndodhur se fundmi. Çiftet do përballen me momente tensioni javën e pare, por pak nga pak situata do mund te qetësohet. Do sqaroni me partnerin dhe fale këshillave te miqve, do t’i kuptoni edhe gabimet e bëra. Beqaret do realizojnë takime shume interesante, por nuk është e sigurt nëse do fillojnë lidhje. Shëndeti do mbetet i mire. Do jeni ne forme, do ushqeheni si duhet dhe nuk ndërprisni aktivitetin fizik. Te gjitha këto do japin rezultatet e pritura. Gjendja financiare nuk do jete aq e mire sa një muaj me pare, por po bëtë kujdes situatën mund ta mbani nen kontroll. Ne pune gjerat nuk do jene shume te lehta, megjithatë mos u dorëzoni lehtësisht. Sfidat mund te kalohen me pak me tepër përpjekje dhe vendosmëri.

Demi

Gjate këtij muaji duhet te reflektoni gjere e gjate ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos ju dalin te papritura. Mire do jete qe te mos e mbivlerësoni veten dhe te mos e neglizhoni shume partnerin. Nga java e dyte ka rrezik te ndizet tensioni. Beqaret nga ana tjetër do jene mjaft karizmatike dhe tërheqës. Do marrin ftesa nga me te ndryshmet, por duhet te bëjnë përzgjedhje. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shpesh do jeni pa energji dhe mezi do qëndroni ne këmbë. Ushqimi nuk duhet lënë asnjëherë pas dore. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta stabilizoni situatën qe javën e pare. Do mësoni edhe nga gabimet e bëra. Ne pune duhet te ecni vetëm me plane ne mënyrë qe gjithçka te shkoje mire. Me te suksesshmit do jene personat e profesioneve te lira.

Binjakët

Ky muaj nuk do filloje mire për ju pasi do keni disa debate te forta me një te afërm. Zgjidheni sa me pare këtë çështje pasi do ju sjelle probleme ne çdo fushe. Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te tregohen kërkues me shume sesa duhet dhe nuk duhet te dalin nga realiteti. Po e bene këtë do kenë probleme dhe nuk kane për te qëndruar gjate bashke. Beqaret do vazhdojnë te jene vetëm deri javën e fundit te muajit. Rreth datës 22 ose 23 mund te ndodhe diçka e bukur. Bëjini sytë katër. Për shëndetin duhet te përkujdesjen me tepër ata qe mbajnë dieta. Mos e teproni me mos ngrënien dhe merrni sa te mundni vitamina. Financat nuk do i mbani dot te stabilizuara sado qe te mundoheni. Edhe ne pune vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Shpesh do e humbni durimin dhe do doni te hiqni dore nga gjithçka.

Gaforrja

Këtë muaj do jeni përgjithësisht me humor te mire dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël. Te dashuruarit do marrin fryme lirisht dhe do ndihen te bekuar për partnerin qe kane ne krah. Ai do ua plotësojë dëshirat dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret gjithashtu do kenë ndryshime pozitive. Duhet ta hapin zemrën sa me shume sepse do ju ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Shëndeti here pas here do jete delikat. Dhimbja e kokës dhe e barkut mund t’iu bëjnë te vuani. Po e pate qe situata nuk qetësohet flisni me mjeket. Me financat mundohuni te mos bëni çmenduri pasi mund te mbeteni shpejt pa para. Ne pune do jeni te vendosur te mos ndaleni derisa te arrini qëllimin. Nuk do jete aspak e lehte, por te paktën nuk do qëndroni ne vend duke pritur.

Luani

Muaj here pas here i zymte do jete ky jo vetëm për te dashuruarit. Nuk duhet kurrsesi te nxitoheni sepse po filluan problemet ne çdo sektor vështirë se mund te mbarojnë shpejt. Ata qe kane kohe ne një lidhje do kenë edhe momente romantike edhe zënka te fuqishme. Mundohuni te ruani ekuilibrin dhe te mos thoni fjale te gabuara. Beqaret do marrin propozime interesante nga jave e dyte e muajit dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar. Do ndihen me mire pranë disa personave te shenjës se gaforres. Gjendja shëndetësore ka për te qene e qëndrueshme ne pjesën me te madhe te kohës, megjithatë do bëni mire te mbroheni nga ndryshimet e temperaturave dhe te relaksoheni here pas here. Financat do jene mjaft delikate sidomos nëse kohet e fundit keni kryer shpenzime te pamenduara dhe te ekzagjeruara. Mos mendoni vetëm për te tashmen sepse do keni vërtet probleme serioze. Ne pune do keni sukses vetëm javën e fundit. Deri atëherë forca.

Virgjëresha

Këtë muaj do jeni me te logjikshëm dhe do arrini te zgjidhni edhe disa nga problemet me te mëdha qe kishin kohe qe ju mundonin. Te dashuruarit do i japin prioritet absolut personit qe kane ne krah dhe nuk do e lënë vetëm për asnjë çast. Java e dyte ka për te qene e mbushur me momente fantastike kështu qe shfrytëzojeni sa te mundeni. Beqaret nuk do i konkretizojnë dot ëndrrat dhe do e vuajnë këtë gjë. Ne fakt gjithçka ndodh për një arsye. Gjendja shëndetësore do jete e mire. Nuk do keni me as dhimbje mesi apo kockash si me pare. Ne planin financiar do ju duhet te bëni edhe sakrifica për ta mbajtur gjendjen sa me te qëndrueshme. Do jete pak e vështirë për t’i bere balle tundimit, por jo e paarritshme. Ne pune do jeni me ambicioze se me pare dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat.



Peshorja

Gjate këtij muaji duhet te tregoheni te kujdesshëm ne çdo hap qe do hidhni dhe nuk duhet t’iu besoni verbërisht te tjerëve. Te dashuruarit do kalojnë çaste te këndshme pranë njeri tjetrit. Shpeshherë ata do organizojnë edhe mbrëmje me miqtë dhe do kënaqen pa fund. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Takimet do jene te shumta, por asnjë nga personat nuk do ua përmbushë kërkesat. Shëndetin duhet ta keni nen kujdes sidomos javët e para. Mund te prekeni nga virozat e stinës, mund te keni probleme nga stomaku ose nga shpina. Financat nuk do jene gjithë kohës te qëndrueshme. Mendohuni disa here para se te shpenzoni dhe pranojeni ndihmën e te afërmve. Ne pune do keni pengesa dhe vështirësi te njëpasnjëshme. Mos u dorëzoni lehtësisht pasi pas datës 19 dielli do filloje te linde.

Akrepi

Gjate këtij muaji do e forconi besimin tek njerëzit qe ju rrethojnë dhe do keni një marrëdhënie edhe me te mire me ta. Për te dashuruarit do jete një periudhe me pasionante dhe emocionuese. Do kujdeseni edhe me shume për atë qe keni ne krah, do ledhatoheni dhe do shkëmbeni fjale te ngrohta. Beqaret do kenë plot njohje te reja. Për disa mund te përjetojnë edhe ndjesi te forta, por qe këto ndjesi kane për t’u shuar shpejt. Kujdes me çdo lloj hapi. Gjendja shëndetësore ka për te qene e mire dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Edhe ata qe vuajnë nga stomaku do ndihen me te qete. Sektori i financave do jete me tepër ne vëmendje dhe dalëngadalë gjendja do stabilizohet. Ne pune do jeni tejet profesioniste he nuk do ndaleni derisa ta arrini qëllimin. Gjithçka mund te ndodhe këtë jave.

Shigjetari

Ky muaj do jete goxha i turbullt për ju. Shpeshherë do ndiheni keq dhe mund te mbylleni edhe ne vetvete. Te dashuruarit duhet te komunikojnë me tepër me atë qe kane ne krah ne mënyrë qe t’i zgjidhin sa me pare problemet qe kane pasur. Po shtynë për nesër çdo gjë situata do ju ndërlikohet edhe me shume. Beqaret duhet te jene me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen për takime sepse ne atë mënyrë mund te gjejnë personin me te përshtatshëm dhe mund te fillojnë një lidhje. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te vuani nga pagjumësia dhe mund te keni dhimbje koke. Financat mundohuni t’i mbani nen kontroll gjate gjithë kohës duke shpenzuar me kujdes dhe duke bere llogari. Ne pune është mire te veproni me strategji dhe nuk kane për t’iu dale probleme.

Bricjapi

Ky do jete një muaj i ngarkuar dhe shpeshherë nuk do dini çfarë te bëni. Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet kurrsesi ta neglizhojnë shume partnerin sepse dikush tjetër mund te përfitojë nga kjo dhe do ua rrëmbejë. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta ndryshojnë statusin e tyre edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene fantastike. Shëndetin mos e lini pas dore për asnjë moment sepse situata mund t’ia dale jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane probleme me veshkat dhe stomakun. Ne planin financiar do jeni tej mase te kujdesshëm dhe gjendja do filloje dalëngadalë te stabilizohet. Ne pune do jeni te përqendruar dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

Ujori

Marrëdhënia juaj me ata qe ju rrethojnë nuk ka për te qene aspak e keqe këtë muaj. Do mundoheni t’i shihni gjerat me më shume optimizëm dhe do ju vini kapak problemeve. Për te dashuruarit ka për te qene një muaj i ngarkuar dhe me te papritura. Mire është te shmangni përballjet shume te forta me partnerin sepse nuk do jeni ne forme. Beqaret do tërhiqen tej mase nga disa persona, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene e mire. Do vuani nga migrena, do keni dhimbje shpine, dhimbje barku, etj. Financat duhet patjetër t’ua besoni specialisteve, pasi vete nuk keni për t’i zgjidhur problemet. Ne pune do përballeni me sfida goxha te vështira dhe here pas here do ju duket sikur nuk do ja dilni. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Peshqit

Këtë muaj duhet te bëni atë qe do ndieni pa menduar aspak çfarë mund te ndodhe nesër. Çiftet nuk do kenë një jave te qëndrueshme. Ata nuk do kuptohen si duhet me njeri-tjetrin dhe për çdo gjë do debatojnë ashpër. Secili do kërkojë te dominoje mbi tjetrin dhe ky ka për te qene një gabim i madh. Beqaret do kenë një dite mjaft intensive dhe te mbushur me njohje interesante. Edhe pse jo te gjithë do e gjejnë princin e kaltër, e rëndësishme do jete qe nuk do ndihen te vetmuar. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Mire do jete qe here pas here te çlodheni dhe te mundoheni te shmangni stresin. Ne planin financiar gjendja do jete e vështirë sidomos ditët e para. Mos u tregoni kryelarte dhe pranojeni sa me pare ndihmën e familjareve. Ne pune do filloni disa projekte te reja te cilat do ju ngarkojnë edhe me tepër.

The post Tensione në dashuri dhe financa jo shumë të mira/ Të papriturat e horoskopit për muajin Mars 2020 appeared first on 360 Grade.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back