Marilyn Monroe është një nga figurat më të famshme dhe ikonike të shekullit të 20-të.
Përkundër bukurisë të pamohueshme, ajo ishte më shumë se një bjonde budallaqe, siç u përpoqën ta përshkruanin. Ajo është një nga gratë me më shumë ndikim në histori.
Për fat të keq, si shumë legjenda dhe ikona të shekullit të kaluar, Marilyn nuk kishte fëmijërinë më të lumtur. Ajo luftoi në pjesën më të mirë të jetës së saj me depresion, pagjumësi dhe varësi ndaj ilaçeve, gjë që çoi në vdekjen e saj.
Tri martesat e saj, marrëdhënia e spekuluar me John F. Kennedy dhe vdekja tragjike në moshën tridhjetë e gjashtë vjeçare janë disa nga gjërat më të njohura për jetën e saj.
Lista e mëposhtme, do ju njohë me fakte të tjera që ndoshta nuk i dinit për të.
1. Marilyn e kaloi shumicën e fëmijërisë së saj në jetimore, sepse nëna e saj ishte e mbyllur në një institucion të të sëmurve mendor. Më vonë, ajo jetoi me mikeshën më të mirë të nënës së saj, Grace McKee, dhe familjen e saj.
2. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur McKee nuk mund të kujdesej më për të, Marilyn u martua vetëm që të mos kthehej më në jetimore.
3. Sipas burrit të saj të parë, James Dougherty, ajo kishte një dashuri të madhe për kafshët dhe të pastrehët. Një herë, ajo u përpoq që të sjellë një lopë në shtëpinë e tyre vetëm sepse nuk donte që ajo të lagej në shi. Marilyn gjatë jetës së saj ka pasur shumë qen.
4. Marilyn nuk ishte emri i saj origjinal. Të enjten, më 23 shkurt 1956, ajo ndryshoi ligjërisht emrin e saj të lindjes. Norma Jeane Mortenson u bë Marilyn Monroe.
5. Monroe belbëzonte, një fakt i njohur nga pak njerëz dhe që u mbulua lehtësisht falë trajnerëve të zërit në studiot e filmave që i bënë asaj një sërë kursesh vokale.
6. Marilyn nuk ishte e arsimuar mirë dhe nuk e mbaroi shkollën e mesme. Për pasojë, ajo nuk dinte si të shkruante emrin e saj. Herën e parë që ajo nënshkroi autograf si Marilyn Monroe, iu desh të pyeste se si ta shkruante atë.
7. Sidoqoftë ajo u mor seriozisht me edukimin e vetes dhe biblioteka e saj personale, në fund të jetës së saj, përmbante mbi katërqind libra mbi tema që varionin nga arti në histori, nga psikologjia në filozofi, nga letërsia në fe, nga poezia në kopshtari.
8. Monroe pohoi se disa burra të ndryshëm kishin abuzuar seksualisht me të gjatë kohës që jetonte në jetimore dhe familje të ndryshme e merrnin për birësim.
9. Ajo zotëronte vetëm një shtëpi, shtëpinë ku vdiq.
10. Agjenti i saj, Johnny Hyde, thuhet se e ka bindur atë të bëjë dy operacione plastike. Flitet se Marilyn ka operuar kërcin në majë të hundës së saj dhe mjekrën.
11. Ajo njihej e përshkruhej si një bjonde budallaqe, fakt ky që Marilyn e urrente. Në të vërtetë Marilyn ishte tepër inteligjente, kishte një IQ prej 168 pikësh.
12. Edhe pse këndoi “Diamantet janë mikja më e mirë e një vajze”, Monroe nuk ishte e prirur drejt tyre. Të gjitha bizhuteritë që ajo zotëronte ishin ekonomike. Ajo zotëronte vetëm një unazë diamanti dhuruar nga bashkëshorti i saj i dytë, Joe DiMaggio.
Ajo ishte një kuzhiniere e shkëlqyer!
Në kulmin e famës së saj, Monroe shkroi autobiografinë e saj “My Story”. Libri nuk u botua deri në një dekadë pas vdekjes së saj.
Marilyn Monroe u pagua vetëm 50 dollarë për fotografitë e njohura lakuriq. Ato u shfaqën në kopertinën e parë të Playboy Magazine, në vitin 1953.