Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të vrarë
Të shtëna me armë janë regjistrua mëngjesin e sotme në një shkollë në Rusi.
Një person i armatosur ka hyrë në një shkollë fillore në qytetin rus të Izhevsk, sipas medieve lokale.
Sulmuesi i veshur me të zeza dyshohet se hyri në shkollën fillore 88 dhe hapi zjarr, duke vrarë të paktën gjashtë nxënës.
Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen aktualisht në shkollën e cila po evakuohet dhe ka raportime kontradiktore për numrin e të plagosurve.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë studentët duke u përqafuar në një klasë, por vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar.
Drejtoresha e shkollës arriti të fshihej me një adoleshente të plagosur në zyrën e saj, raportojnë gjithashtu mediat lokale.
Për momentin mbetet e paqartë nëse autori është arrestuar, ndërsa nuk dihen motivet e sulmit.