Të ndahesh pa grindje....
Ndarja, mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, megjithatë ndarja është një nga momentet më të vështira, që secili e përjeton në mënyra të ndryshme.
Pra ju keni ndërmend të ndaheni me të dashurën tuaj ose te dashurin ...
Së pari, mendo mirë, nëse mund të bësh edhe pa këtë person, (në veçanti kur lidhja ka qenë shumë e gjatë).
Keni kaluar një kohë shumë të këndshme dhe keni ndarë momente të veçanta së bashku, kështu që të dy i keni borxh njëri-tjetrit, të shoshitni në detaje këtë çështje.
Të përfundosh një lidhje përmes telefonit, lë vend për shumë pakënaqësi, ngase e dashura juaj do të ndjehet sikur nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishme për ju. Në këtë mënyrë lindin shumë pikëpyetje në kokën e saj. Nëse ndaheni përmes email-it, fjalët tuaja duhet të jenë shumë të thella, por emocionet nuk do të jenë asnjëherë të njëjta.
T’i japësh fund një lidhjeje, mund të krijoj skena të pakëndshme, kështu që sigurohu të gjesh një vend të përshtatshëm, preferohet një intimitet më i theksuar. Kjo do të iu ndihmojë që të dyve, të reflektoni më mirë dhe të mbani situatën nën kontroll.
Sigurohu që ke arsye të mjaftueshme dhe të organizohu para se t’i thuash asaj, se çdo gjë ka përfunduar. Në vend, që të ndalosh me një vend dhe të luash rolin e viktimës, bëhu më i guximshëm dhe trego shkakun e ndarjes në një mënyrë më bindëse. Gjithashtu nuk duhet harruar, që në momentin e ndarjes të përfshish të gjitha informacionet, arsyet dhe qëllimet, në mënyrë që partnerja të mos ndjehet konfuze apo e tradhtuar në një mënyrë apo tjetër.
Për më shumë, kjo do të ndihmonte, që asgjë të mos keqkuptohet në mes njëri-tjetrit.
Por le të ballafaqohemi, me faktin se një moment i tillë, është i padiskutueshëm, që do të shkaktojë tek ajo një reagim irracional. Mund të ketë dhe lot, diskutime të kota, dhe tronditje nga lajmi i papritur. Në këtë rast, ji më i ndjeshëm ndaj emocioneve të saj dhe mundohu të kuptosh se çfarë është duke kaluar. Mos harro se ky është një lajm i papritur për të dhe për këtë arsye duhet t’i jepni më shumë kohë vetes dhe partneres, që të përgatiteni më mire deri tek momenti i ndarjes.
Ndërkaq tema e miqësisë, është mënyra më e mire nëse nuk dëshiron të luash me ndjenjat e partneres tënde. Shumica e femrave por edhe e meshkujve, e pëlqejnë faktin e të qenit në kontakt të herë pas hershëm me ishin e tyre. Por nëse vëreni se ajo e ka shumë të vështirë që të iu shoh vetëm si mik, duhet të mos takoheni për një kohë, derisa emocionet e vjetra të tejkalohen. Në anën tjetër vazhdimi i lojës, do të ndikojë negativisht dhe do të fillojë të shkatërrojë edhe miqësinë e ndërtuar me mund në mes njëri-tjetrit.
Pas ndarjes, provo më të mirën, duke qëndruar larg për një kohë dhe jepi kohë vetes dhe reflekto më arsyeshëm. Padyshim, që është shumë e vështirë, të mos dëgjosh për personin me të cilin ke ndarë momentet më të mira të jetës dhe të ndjehesh si i injoruar në një farë mënyre. Por e dini çfarë? Të gjithë ne përjetojmë situata të vështira pothuajse gjatë gjithë kohës dhe nëse keni arritur t’i mbijetoni, edhe kjo furtunë do të kalojë së shpejti.
Jepni e mendimin tuaj ?