Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Të gjallët dhe të vdekurit për Tiranën

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Ilmi Qazimi

Për kujtesë…


Tirana, qyteti ynë i mrekullueshëm, është i përbërë prej mbi dhjetë qendrash jo të vogla me popullsi të ngjeshur, emrat e të cilave vijnë nga periudha një shekullore e pak kush ua di origjinën apo etimologjinë si Laprakë, Varri i Bamit, Kodra e Priftit, Sauk, etj. disa nga gjysmë shekulli i socializmit si Kombinati, Kinostudio,Xhamllëku, 21 dhjetori, Uzina e Traktorëve, Instituti Bujqësor, dhe të tjerë nga koha e tashme si Don Bosko, Astiri, Fresku, Unaza, Shqiponja. E thënë ndryshe, sipas gojës së z.Erjon Veliaj, kryebashkiakut të suksesshëm, Tirana është një qytet bashkëkohor policentrik ku në tërësi gjithë infrastruktura ndërtohet në shërbim të plotë të qytetarëve. Zhvillimi modern urban këto pesë vjet ka marrë një hov të zilishëm që, troç ta themi, po e afron me ritme shumë më të shpejta Tiranën tonë me kryeqytetet më dinjitoze të Europës.

Vepra e të gjallëve dhe “të gjallëve të vdekur”

Nuk e kam fjalën për dekoratat, certifikatat, dhuratat apo lëvdatat që i jepen kryetarit të Bashkisë nga institute,seminare,konkurse, takime e organizma të ndryshme europiane, aziatike apo amerikane. Jo, aspak. Është fjala për një realitet të prekshëm, kurajoz e dinjitoz i cili po arrihet duke kapërcyer pengesa objektive, por sidomos subjektive të sajuara, të gjetura me qiri, apo të instaluara bujshëm me keqdashje nga disa individë të gjallë apo “të gjallë të vdekur” të forcave politike kryesisht të djathta. Aty përfshihen njerëz fare të vegjël shpirtërisht dhe të tjerë njëherazi me poste nga më të lartat deri tek ndokush me vegjetim presidencial. Ndërtohen e shtohen kullat e pallatet e xhamta,sheshet e hijshme, këndet me nga tre deri 18 lodra për fëmijë, skulpturat impresioniste me ose pa kuptim me bronx, metal të pandryshkshëm apo granit. Bukur! Çdo ditë kryeqytetit tonë i shtohen instalacione marramendëse të kohës, për reklamë, plotësim boshllëku,qetësim shpirtëror,ekspozim të veprës së një miku,apo joshje biznesi,parkime të nëndheshme; gjithëpoaq shtohen parqe e lulishte, hipodrome, ndërtime kulti e qejfi, lokale luksoze të krahasueshme me ndër më të rrallat në kontinentin e vjetër që ushqeu gjithë globin me huliganë e matrapazë, mafiozë e gloriozë…

Mirëpo duhet thënë me zë të lartë se janë disa nga të “gjallët e vdekur”, sado të paktë, ata që mundohen të ndërrojnë faqen e Tiranës për keq. Lenini thoshte se forca e traditës dhe e zakonit është më fuqishme se forca e ligjit. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm kur duam të ndryshojmë traditën e mirë, të qenësishme, se ndryshe tronditen themelet e kombit. Është përdhosje e veprës së Rilindjes Kombëtare për liri e pavarësi, për gjuhë e flamur, vendosja ceremoniale qeveritare e Mit’hat Frashërit pranë “Vëllezërve Frashëri” të cilët edhe bota i vlerëson ashtu si tërësia përparimtare e shqiptarëve: yje të atdhetarizmës dhe shqiptarisë. Këtë Edi Rama e di dhe nuk do që ta kuptojë; tek e fundit ai i shërben me zell kapitalit dhe nuk i shmanget dot premtimit,ashtu si edhe paraardhësit e tij të vetëquajtur demokratë që u përpoqën të ndërrojnë datën e Çlirimit të atdheut.

Më e rëndë akoma, përpjekja që po bëhet për heqjen e emrit të Heroit të Popullit, Qemal Stafës, Stadiumit tonë Kombëtar, stadiumit më të madh e më të bukur të historisë së këtij trualli,është dhunim i ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe i një psikologjie të vendosur pastërtisht tek tërë populli. Ai objekt madhor nismoi më 1941 dhe përfundoi më 1946. Iu bë një shtesë në vitin 1974. Këtë emër e mban meritueshëm për 73 vjet radhazi. Është ide shumë e mirë ristrukturimi i tij duke iu përgjigjur kërkesave të kohës. Me një të tillë veprim,për t’ia hequr emrin “Qemal Stafa”, kushdo qoftë ai që e inicion,urdhëron, përkrah apo financon, tregon se ka dalë haptazi me flamurin antikombëtar, pra të shuarjes së kombit, idhujve, miteve, heronjve, bijve të tij që dhanë jetën për këtë komb; del kundër historisë së vetë kombit.

E keni marrë nxituar z.Kryeministër! Mbase edhe mund të vijë një kohë që vetë zhvillimi i forcave prodhuese dhe i ndërgjegjes kombëtare, forca regresive e ndonjë momenti uljeje të zhvillimit botëror, do të diktojë ndryshime edhe në emërtime, mikrotoponimira, onomastikë etj. etj. por ju po hidhni një hap të parakohshëm, të ndëshkueshëm e me kosto të lartë. Globalizmi do bëjë punën e vet, por kryeministri ynë, që e kemi në krye të katundit,nuk duhet të rrëmbehet nga momenti. Pse nuk merrni shembull, le të themi nga Zvicra, që për të nxjerrë një ligj, b.f. për divorcin, bën referendum mbarëpopullor!? Pse nuk i drejtohesh popullit për emrin e Stadiumit Kombëtar?Është stadium kombëtar e jo shesh lojërash në një lagje apo në fshat. Gabime bëjnë ata që punojnë, por e thënë me sinqeritet dhe në kohë të kthjellët, gabime të kësaj natyre nuk t’i fal kush!

Qyteti i të vdekurve….

Natyrshëm kjo qendër e madhe banimi, Tiranë jonë e zmadhuar, ka edhe ‘qytetin e të vdekurve’ të ndarë në tri pjesë, Shtish Tufinë, Sharrë dhe Varrezat e Dëshmorëve. Tashmë e dimë që jetës vlerat më të mëdha ia jep vdekja.

E vërteta e helmët për disa dhe e mjaltëzuar për të tjerët është se kryeqyteti ynë, që shohim sot, është arritje e punës së të vdekurve,në vazhdimësinë e jetëve të tyre. Është vepër e atyre që dhanë djersën, gjakun,mendjen dhe gjithçka duke lënë secili gjurmë në këtë kryeqytet tashmë europian, qoftë një pikë, qoftë një drejtëz apo rreth të vockël. Dhe ata,së fundi, prehen qetësisht e madhërisht në banesën e tyre të fundit. Për shumë arsye, por kryesisht për kulturë, traditë,besim fetar, respekt familjar atyre iu është qëndisur vendbanimi i përhershëm individual me mermer, me zbukurime nga të gjitha llojet që rrok mendimi dhe fantazia e të gjallëve. Madje tek-tuk gjen edhe dekoracione të tepruara deri në mitizim edhe pse jo të gjithë e kanë pasë merituar, duke bërë krahasimin e nivelit të veprës së tyre me interesat sublime të shoqërisë. Natyrisht është e drejtë e pasardhësve që të derdhin tërë vullnetin, dëshirën, financimin për të respektuar të dashurin e tyre të ndarë nga jeta,dhe në këtë rast shoqëria, krejt bindshëm, miraton këtë adhurim e respekt për aksecilin që ‘jeton në përjetësi fizike’ në qytetin e të vdekurve. Jo vetëm kaq, por ata kujtohen njëherazi edhe me forma e veprimtari të tjera shumë të larmishme për t’i mbajtur gjallë në zemrat tona. Siç thotë një shkrimtar bashkëkohor shqiptar,”Qytetet e bardha të mermerta janë të shtrenjta për ne. Ato janë kujtesa dhe përkushtimi ynë për t’u takuar me nostalgjinë. Ato janë të paprekshme. Për ‘lirinë’ e tyre bën roje ndjeshmëria e tërë popullit tonë martir. Për varret dhe lirinë, popujt nuk falin…”

Kësisoj jetës shqiptare të këtij metropoli i janë shtuar disa vlera të mëdha identifikuese me jetëgjatësi shekullore. Dhe është premtuese që Bashkia aktuale e ka marrë në dorë plotësisht edhe këtë aspekt të vazhdimësisë qytetare të Tiranës sonë,për banorët e saj të thjeshtë, konform kërkesave të kohës,mundësive konkrete dhe zhvillimit të këtij lloji biznesi në harmoni me zakonet shqiptare.

Të vdekurit për lirinë e kombit …

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,si pjesë e jetës së kryeqytetit janë një monument veçues e përjetësues i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar ku prehen diçka më tepër se njëmijë dëshmorë bij e bija nga i gjithë vendi. Një ansambël arkitektonik, i projektuar si një organizëm i vetëm unik,vendosur në një kodër të bukur në Juglindje të Tiranës ku madhërisht hijeshon monumenti “Nënë Shqipëri”,këto Varreza,u ideuan, ndërtuan dhe përuruan më 1971. Është Memorial ku nderojnë duke vendosur kurora me lule të freskëta çdo datë 29 nëntor,Dita e Çlirimit, përfaqësues të organeve të larta të shtetit, familjarët, pasardhësit krenarë e dinjitozë, të afërmit,shokët e të rënëve që ende janë gjallë, të njohurit,të gjithë banorët e të tëra moshave e brezave që dinë të vlerësojnë historinë e kombit. Është ky i vetmi vend ku kryejnë nderime ceremoniale shtetërore të gjithë ambasadat, përfaqësuesit diplomatik të shteteve të huaja; po ashtu edhe delegacione që e kanë në taban të platformës së tyre këtë lloj vlerësimi gjatë vizitave në shtetin tonë. Është një objekt madhështor dhe piktoresk i plotmeritueshëm, si përfaqësim i një epopeje, një lavdie dhe heroizmi të pashembullt popullor, të cilën e njeh mbarë bota përparimtare.

Më të shumtit e shteteve të rruzullit e kanë një të tillë objekt sepse është piketë kilometrike në ecurinë e popujve gjatë shekujve. Veçoria e rrallë e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit shqiptar është se ne kemi dëshmorë për gjuhën shqipe, lirinë, pavarësinë, çlirimin nga pushtuesit nazisto-fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre,brenda dhe jashtë kufijve territorialë të shtetit,si dhe për ndërtimin e Socializmit e më pas,vendosjen e demokracisë. Kështu, sepse e tillë,plot kapërcim pengesash ka qenë jeta e popullit tonë luftëtar, punëdashës dhe me zgjuarsi natyrale të trashëguar nga mijëra vitet e paraardhësve tanë pellazgë e ilirë. Ky fakt i marrë si një tërësi historike, ua shton në shumëfishim vlerat këtij miniqyteti, brenda hartës së kryeqytetit të Shqipërisë, ku prehen ata që sollën lirinë. Natyrisht është në nderin e qeverive që vijnë e shkojnë, të cilat duhet patjetër të akordojnë fondet përkatëse që ky institucion emblematik të gjendet kurdoherë në efektivitet dhe i freskët ashtu siç mbetet i freskët gjaku i dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Po të vdekurit për çlirimin e Tiranës?….

Siç dihet,e nuk duhet të harrohet, lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare për çlirimin e qyteteve. Ky operacion u realizua në një hapësirë tokësore prej afër katërmijë km2 që zgjati 2 muaj e 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit. Ajo që përbën shqetësim të ligjshëm është: përse Tirana si qytet në vetvete,i çliruar tërësisht nga bijtë e bijat e saj të këtij trualli apo edhe nga trevat e tjera shqiptare, prej pushtuesve gjermanë dhe fashistëve italianë që bashkëpunonin me tradhtarët e vendit,më 17 nëntor 1944,nuk ka asnjë memorial posaçërisht për 127 dëshmorët që dhanë jetën pikërisht në ato luftime?(Sipas një llogarie më të detajuar e më gjithpërfshirëse kjo shifër është 311). Është fakt që vetëm një pjesë krejt e vogël e tyre përfshihen në Varrezat e Kombit. Kanë kaluar treçerekshekulli që nga ajo ditë, por fare pak nga emrat e atyre dëshmorëve të shkruar ndoshta nëpër libra a broshura veçmas, diku nga ndokush, nuk janë bërë asnjëherë të njohur botërisht në një vend të dukshëm të këtij qyteti tashmë me një milionë banorë. Ka në qytetin tonë edhe rrugë që mbajnë emra dëshmorësh,por në një numër mbi tetëqind rrugësh ka më tepër emra individësh krejt të panjohur nga bota,nga Franca deri në Kinë,nga Greqia e lashtë deri në Amerikën moderne, se sa nga heronjtë e dëshmorët tanë. Madje, për një naivitet apo një kujtim nostalgjik të momentit,pa u thelluar në aspektin historik, në Tiranën tonë kemi edhe rrugë të emërtuara “katër dëshmorët”, “tre dëshmorët”-por askund nuk thuhet e nuk dihet nga brezat se kush janë ata dhe cila është vepra e tyre. Dhe vetëm kaq.

Është me vlerë të cilësojmë se ka varreza dëshmorësh edhe në fshatin Kuç të Vlorës,në Hormovë të Tepelenës, e gjetiu(sepse ato janë qendra banimi emblemë kombëtare të luftës për liri);ka pllaka, monumente, lapidare, obeliske,etj. etj. në çdo rreth e krahinë të vendit tonë që iu kushtohet me plotë të drejtë dëshmorëve,por Tirana nuk ka asnjë lloj objekti përkujtimor për dëshmorët e saj si qytet!?Pse?Tirana martire, nuk ka një objekt,qoftë edhe basorelief, ku të përjetësohen emrat e djemve e vajzave që i kanë larë këto rrugë me gjakun e tyre. Nënvizoj diçka: nuk është harruar asnjë dëshmor i kohës tridhjetëvjeçare të vendosjes së kapitalizmit, pra të demokracisë, pa iu bërë një lloj monumenti përkujtimor; gjë mjaft e mirë kjo,edhe nga familjarët edhe nga institucionet shtetërore. Por të rënët gjatë ditëve të zjarrta për shporrjen e nazizmit e fashizmit nga kryeqyteti, i ka mbuluar pluhuri i harresës. Përse?

Është e pafalshme që për çdo vit Kryebashkiaku,herë-herë edhe kryetari i shtetit apo shumë rrallë edhe ai i qeverisë,të bëjnë përshëndetje për të përkujtuar Çlirimin e Tiranës, më çdo 17 nëntor,dita e çlirimit të Tiranës, në një kthinë, afër një pishe të vjetër degëthyer, pranë një monumenti të vogël,që skulptori i para shumë viteve e ka pasë emërtuar “partizani fitimtar”! Nuk mund të akuzoj kënd për nënvlerësim direkt, por e quaj anashkalim harrestar të dëmshëm historik që i bëhet luftës së 11 brigadave partizane të cilat u përgjakën për dy muaj e gjysëm, për të çliruar kryeqytetin e vendit tonë. Është fyerje e rëndë që iu bëhet të vdekurve të këtyre luftimeve, të cilët janë e mbeten kurdoherë të gjallë e mbi të gjallët,sepse janë dëshmorë të atdheut.

Një objekt përkujtimor për ata që i sollën lirinë kësaj Tirane,në madhësinë,cilësinë dhe brendinë e merituar për një qytet si ky, e për një plejadë dëshmorësh si ata të vitit 1944, është i domosdoshëm. Është pikërisht ky vit i jubileut të 75 vjetorit të Çlirimit, që memoriali i tillë të lartësohet siç e kërkon koha. Breznitë, që të shkojnë përpara duhet të shohin mirë më parë rrugën e përgjakur nga kemi ardhur deri këtu. Kjo detyrë i bie së pari e së fundmi Bashkisë së Tiranës, padyshim edhe në bashkëpunim me Organizatën Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut dhe dëshmorët e tjerë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back