Talibanët marrin kontrollin e pallatit presidencial
Luftëtarët talebanë po marrin kontrollin e kryeqytetit afgan të Kabulit, si dhe kanë mundur të hynë në pallatin presidencial, pasi presidenti i vendit Ashraf Ghani u largua në Taxhikistan.
Njëra prej njësive të saj ndau fotografi të brendshme të Pallatit, në dukje të paprekur, por të zbrazët dhe të braktisur nga zyrtarët afganë, në një llogari zyrtare në Telegram.
Një video e postuar në mediat sociale disa orë më parë tregonte luftëtarët që mbërrinin në Pallatin Presidencial në Kabul
Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid tha më herët se forcat e tij do të fillonin të hynin në zonat e qytetit ku zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë kishin braktisur postet e tyre.
“Këtë mëngjes Emirati Islamik lëshoi një deklaratë se forcat tona ishin jashtë qytetit të Kabulit dhe ne nuk donim të hynim në Kabul përmes rrugëve ushtarake.
Sidoqoftë, tani po marrim raporte se zyrat e policisë së rrethit janë evakuuar, policia ka lënë punën, ministritë janë zbrazur dhe personeli i sigurisë i administratës së Kabulit është larguar”, tha ai.
Më tej ai shtoi: “Prandaj, për të shmangur çdo plaçkitje dhe vjedhje në Kabul dhe ndalimin e oportunistëve nga dëmtimi i njerëzve, Emirati Islamik ka këshilluar forcat e tij që të hyjnë në ato zona të qytetit ku armiku është larguar dhe zonat janë në rrezik plaçkitjesh dhe vjedhjesh.”
Postimet në mediat sociale dhe rrëfimet e dëshmitarëve sugjerojnë se prania e talebanëve brenda qytetit po rritet.
Marrja nën kontroll e talebanëve ndodh në mes të një përpjekjeje evakuimi masiv nga aleatët e SHBA dhe NATO të qytetarëve të tyre dhe stafit mbështetës brenda vendit.
Raportet e mëparshme sugjeruan një qeveri kalimtare, por largimi i Presidentit Ghani duket se i ka dështuar ato përpjekje.
Top Channel