Hajmalitë e Syrit të Horusit kanë qenë ndër më të famshmet ne Egjiptin e lashtë. Syri i Horusit përfaqëson syrin e shëruar të Horus-it dhe përshkruan kombinimin e syrit njërëzor dhe të skifterit, sepse Horusi shpesh herë lidhej me skifterin.
Hajmalia personifikon fuqinë shëruese gjithashtu dhe të rigjeneremit dhe mbrojtjen në përgjithësi. Një hajamli në këtë formë mendohej se e mbronte personin kur e mban atë, të transmetojë fuqinë rigjeneruese tek ai ose ajo, dhe në përgjithësi të jetë shenjë fati. Përdorej nga të gjallët gjithashtu dhe për të vdekurit.
Në mitologjinë Egjiptiana syri i Horusi-t ka qëni i lënduar apo i vjedhur nga Seth-i dhe pastaj i rikthyer nga Thot-i. Emri i lashte Egjiptas i hajmalise është Wedjat, që don të thotë ajo që është e plotë, me fjalë tjera ajo që është rikthyer. Një mit tjetër por që ka lidhje me të njejtin thot që Osirisi, mbreti i Egjiptit të lashtë vdiq, i mbytur në Nil nga vëllau i tij Seth-i, i cili pastaj fitoi fronin në Egjipt.
I shtyrë nga hakmarrja për vdekjen e babait të tij, Horus-i i deklaroi luftë vëllaut të tij Sethi-t. Pas shumë betejave, Seth-i u mund, dhe Horusi iu kthye sundimit të Egjiptit. Gjatë këtyre betejave epike, Horusi humbi syrin, dhe legjenda thotë që u thye në gjashtë pjesë.Thot-i, perëndia e mitologjisë Egjiptiane, rindërtoi syrin nga pjeset dhe ia ktheu Horus-it. Atëherë syri i Horusit bëhet simbol i fitores dhe i superioritetit të së mirës mbi të keqen.
Syri është një kombinim intrigues i syrit të zakonshëm wedjat me krahë, dy uraei (kobra lartësuese), dhe një luan. Ky kombinim aludon për përrallat e ndryshme Egjiptiane që përfshijën syrin e diellit të perëndisë Ra. Është e bërë nga qëramika, qeramika e lustruar, dhe aragoniti, një kristal natyral nga kalcium karboni. Është interesante që proporcionet e wedjat-it janë reciproke me gjashtë fuqitë e para të 2: 1/2, 1/4, 1/8, 1/16, 1/32, dhe 1/64. Kur bashkohen, megjithatë ato bëjnë 63/64, kështu do të mungonte 1/64 ta që Thot-i thoshte se e ka zëvendësuar apo rindërtuar. Nëse zgjërohet, seria e 1/2, 1/4, 1/8, … shumëzohet me π/6, që mund të jetë arsyeja pse thuhet se syri është thyer në gjashtë pjesë.Syri wedjat qëndron te Muzeu Metropolitan i Artit në New York, dhe është blerë për muzeun ne vitin 1926 nga Edward S. Harkness, një filantrop i cili i dha një formë të Metodës Sokratike të mësimdhënies në shkollat e mesme të SHBA-ve.