Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sulme nga kafshët, aksidente, ngjarje të mbinatyrshme: Tmerret që ndodhin jo rrallë gjatë xhirimeve të një filmi

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Sulme nga kafshët, aksidente, ngjarje të mbinatyrshme: Tmerret që ndodhin jo rrallë gjatë xhirimeve të një filmi​


Screenshot-2020-04-16-at-11.28.20-AM-1024x547.jpg

Njerëzit i duan shumë filmat. S’ka gjë më të mirë sesa të shohësh të ekranizuar një histori epike i ulur në divanin e shtëpisë. Por pas skenave që na lënë shpesh pa frymë, fshihen shpesh sakrifica të tmerrshme. Njerëzit vdesin, plagosen ose pësojnë trauma mendore. Për më tepër, ndonjëherë regjizorëve as që ua ndjen për këto incidente, pasi janë shumë të fokusuar në punën e tyre. Ja cilët janë disa nga incidentet më të tmerrshme në sheshxhirime.

Figuranti sulmohet për vdekje nga peshkaqeni
Shumë regjisorë janë turpëruar në filmat e tyre të hershëm. Dhe këtu hyn edhe Samuel Fuller që realizoi filmin e famshëm “Shark” (Peshkaqeni) të vitit 1969. Fuller u ndje aq keq, saqë kërkoi t’i hiqej emri nga kasti. Dhe kjo për shkak se gjatë xhirimeve humbi jetën figuranti meksikan, Hoze Marko.Ai po filmonte një skenë me një peshkaqen të madh, që e sulmoi egërsisht duke e çarë kafazin mbrojtës. Marko ndërroi jetë disa orë më vonë, për shkak të plagëve të mëdha në bark.

Piloti figurant vritet gjatë rrëzimit të avionit
“The Flight of the Phoenix“ (Fluturimi i Feniksit), me protagonist Xhimi Stjuart, nuk ishte një film i keq. Ai u nominua për 2 çmime Academy Awards në vitin 1965. Por ai rezultoi një dështim përsa i përket fitimeve që arkëtoi. Ndërkohë gjatë xhirimit të një skene, humbi jetën piloti figurant Pol Manc, ndërsa piloti tjetër figurant Bobi Rouz, u plagos rëndë. Kamerat e xhiruan të gjithë aksidentin e tmerrshëm, dhe videoja mund të shihet ende sot në internet.

Aktori gati humb jetën në një film horror
Regjisori i filmit horror “Annabelle” Xhon Leoneti, pretendon se gjatë xhirimeve ndodhën 2 ngjarje të mbinatyrshme. Në njërën prej tyre shiheshin 3 shenja kthetrash në xhamin e dritares së dhomës së ndenjes, në të cilën ata po xhironin. Ky detaj i tmerroi, duke patur parasysh se në film demoni në film ka pikërisht 3 kthetra.
Incidenti i dytë, ishte edhe më i frikshëm. Ndërsa po xhironin në një ndërtesë afër Koreataun, demoni hyri sërish në aksion. Kur aktori që luante rolin e portierit të godinës hyri në skenë, një abazhur u shkëput nga tavani dhe i ra mbi kokë. Ky incident u bë edhe më i frikshëm, kur u zbulua se sipas skenarit të filmit, demoni e vret portierin në korridor, pikërisht aty ku ndodhej edhe abazhuri që u rrëzua.

Varka mbytet gjatë xhirimeve
Një nga skenat më të frikshme të filmit thriller “Provincetoën” të vitit 1974, u xhirua në
një pishinë të madhe, që përdorej zakonisht për të imituar lundrimin në det. Por xhirimet zgjatën nga 55 ditë që ishte planifikuar në 159 ditë. Midis stafit plasi sherri. Ndërkohë, gjatë xhirimit të skenës finale, varka që u përdor në film ishte e care, dhe nisi të fundosej bashkë me aktorët në bord. Regjisori Stiven Spielberg u alarmua. Një varkë tjetër u dërgua me shpejtësi, dhe për fat të mirë askush nuk u plagos në atë incident.

Aktorët kalojnë gati në krizë nervore
Regjizori Xhejms Kameron është i mirënjohur për filma si “Titanic” dhe “Avatar”. Por në vitin 1989 ai realizoi filmin “The Abyss” (Honi). Ai mbetet ende sot një ndër filmat e realizuar më me vështirësi, pasi shumica e tij është xhiruar nën ujë.
Aktorët kaluan deri në 12 orë në ditë në një sheshxhirimi që ishte 12 metra nën ujë, brenda një reaktori të braktisur bërthamor. Ekipit të xhirimit iu desh të zhytej deri në 15 metra thëllësi, dhe të shkonte rregullisht në një dhomë të specializuar për t’u dekompresuar, pra për të shmangur efektet negative të presionit të madh të ujit në trupat e tyre.
Për shkak të përdorimit të madh të klorit, flokët e aktori të famshëm Ed Herris u bënë të bardha, gjë që ai e përjetoi shumë keq. Bashkë me aktoren tjetër protagoniste Meri Mastrantonio, ai pësoi një ezaurim emocional dhe fizik në sheshxhirim, madje në një rast e braktisi atë. Vetë Kameron gati sa nuk vdiq kur i mbaroi oksigjeni nën ujë. Ai u shpëtua në momentet e fundit, nga një zhytës profesionist që garantonte sigurinë e stafit.

Figuranti i filmit “Harry Potter” mbetet i paralizuar pas një incidenti
Dejvid Holms ishte figuranti i aktorit protagonist Deniel Redklif në sagën e famshme “Harry Potter”. Ai dhe Redklif punuan punuar bashkë në 6 prej filmave, kur ndodhi befas tragjedia.
Gjatë xhirimeve në studiot e “Warner Brothers”, Holms u hodh nga një mur tek një monument, por u tërhoq nga një kavo me shumë forcë.
Gjërat shkuan keq, dhe ai theu qafën, gjë që e la të paralizuar në vend. Ai i kaloi 6 muajt e ardhshëm në spital, dhe mjekët i thanë se do të mbetej i paralizuar nga gjoksi e poshtë për pjesën tjetër të jetës. Redklif e ndihmoi Holms me shpenzimet mjekësore. Ai organizoi për të një mbrëmje bamirësie, dhe të dy mbeten miq. Holms ka krijuar tani kompaninë e tij kinematografike me 2 miq të rinj, të cilët janë gjithashtu të paralizuar.

Aktorët sulmohen dhe plagosen nga tigrat dhe luanët
Në vitin 1974, nisën xhirimet për filmin “Roar”, një film mbi historinë e një familje që sulmohet nga kafshët në xhungël. Regjizorja Tipi Hedren dhe bashkëshorti i saj Noel Marshall, nuk mundën të marrin dot me qera 40 luanë, ndaj krijuan kopshtin e tyre zoologjik.
Çifti nisi të rritë një këlysh luani të quajtur Neil, derisa fqinjët u ankuan tek policia. Më pas, ata u transferuan në një fermë në periferi të Los Angelesit, ku e shtuan kopshtin e tyre me tigra, me luanë dhe elefantë. Ata e përdorën atë vend për të xhiruar filmin e tyre. Por nga 9 muaj që ishin parashikuar të zgjasnin xhirimet, ato u zvarritën për gati 5 vjet.
Gjatë xhirimeve pati disa sulme nga kafshët. Kineasti Marshall pësoi një çarje të skalpit të kokës nga sulmi i një luani të madh, duke iu nënshtruar rreth 220 qepjeve. Hedren u përpoq t’i hipte një elefanti, por theu këmbën dhe çau kokën. Vajza e saj, Melani Grifit, më vonë aktore e njohur, gati sa nuk humbi njërin nga sytë pasi u sulmua nga kafshët. Ajo iu nënshtrua 50 qepjeve në fytyrë.
Si të mos mjaftonin këto, ferma u përmbyt në një moment, duke sjellë ngordhjen e 3 luanëve. Pavarësisht këtyre sakrificave, filmi u prit shumë ftohtë pas daljes së tij në kinema në vitin 1981.

Dhjetëra pjesëtarë të stafit, vdesin nga radioaktiviteti në sheshin e xhirimit
Filmi “The Conqueror” (Pushtuesi), me protagonistë Xhon Uejn and Suzan Hejuard, u shfaq ne kinema në vitin 1956. Mjerisht ai arkëtoi pak të ardhura, dhe shpesh klasifikohet si një nga filmat më të këqij të të gjitha kohërave. Por më shumë sesa rreth cilësisë së interpretimit, debatet më vonë u fokusuan rreth vendit ku u xhirua filmi.
Producentët menduan ta realizonin filmin 220 km larg nga baza e Nevadës, pavarësisht shumë testeve bërthamore që ishin kryer aty pranë. Qeveria federale, e siguroi publikun se testet nuk do të përbënin rrezik për shëndetin e askujt. Por e kishin gabim. Në fund të vitit 1980, 91 nga 220 pjesëtarët e kastit ishin prekur nga tumorë të ndryshëm, dhe 46 prej tyre kishin vdekur tashmë. Vetë regjizori Dik Pauell u prek nga një tumor terminal në veshka, dhe kreu vetëvrasje në vitin 1963.
Xhon Uejn u prek nga kanceri në mushkëri, dhe më pas vdiq nga kanceri në stomak në vitin 1979. Suzan Hejuord, vdiq nga një tumor në tru në vitin 1975. Ndërsa shumë argumentojnë se disa nga kanceret nuk mund të lidhen me vendndodhjen e sheshxhirimit, ekspertët thonë se numri aq i madh i rasteve me kancer tek njerëzit që u angazhuan në atë film, nuk mund të jetë një rastësi. / listverse.com
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back