Sulm terrorist në Burkina Faso, 19 të vdekur
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në Burkina Faso, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediet vendase, si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të armatosur në qytetin Arbinda, në veri të vendit, kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë. Në sulm gjithashtu i është vënë zjarri shumë shtëpive, ndërsa qindra persona braktisën vendin e tyre.
Nga sulmet terroriste që vazhdojnë që nga muaji prill në Burkina Faso kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Burkina Faso që nga viti 2015 është cak i sulmeve terroriste. Që nga 1 janar 2019 në 7 nga gjithsej 13 rajone të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
(Balkanweb)