Studimi: Peshqit mund të bëjnë matematikë, njësoj si njerëzit
Peshqit mund të bëjnë matematikë njësoj si njerëzit, ka zbuluar një studim i ri shkencor.
Ishte menduar fillimisht se ata mund të gabonin në testet aritmetike por shpejt u mësua se ata mund të llogarisnin shumat nga një deri në pesë.
Fillimisht ata u trajnuan të mësonin simbolet e përfaqësuara nga zbritja e një apo dy njësive.
Për shembull nëse u tregoheshin tre forma ngjyrë blu ata do të gjenin shpërblimin në formë ushqimi nëse notonin në portën që shfaqte katër forma.
Peshqit e bënin këtë në menyrë të saktë në 69 deri në 94 përqind të rasteve.
Por aftësitë e matematikës janë pikasur tashmë edhe në spece të tjera si gorillat, majmunët, delfinët, elefantët, zogjtë dhe salamandrat, ashtu si në raste më pak të studiuara te bletët dhe merimangat.
Testimet e fundit u kryen në peshq rana të ujërave të lumenjve nga Universiteti i Bonn, në Gjermani.
Dr Vera Schluessel tha për revistën Scientific Reports: “Kjo i ndihmon ata të njohin dhe peshqit individualë ndoshta duke numëruar pikat apo vijat e tyre.”
Mbetet tashme në dorën e lexuesit sesa të besojë në teori.
Ishte menduar fillimisht se ata mund të gabonin në testet aritmetike por shpejt u mësua se ata mund të llogarisnin shumat nga një deri në pesë.
Top Channel