Stërvitja me 200 mijë ushtarë, Rusia tregon robotët luftarakë!
Rusia përdori një element të ri në stërvitjen masive të nisur të enjten së bashku me Bjellorusinë, që ka shqetësuar NATO-n.
Mes 200 mijë ushtarëve, qindra tankeve, avionëve e anijeve, kishte edhe robotë dhe automjete të një teknologjie të re. Trupat përdoren robotë luftarakë Platform-M, të cilët kontrollohen nga distanca dhe janë të armatosur me granata-hedhëse e një mitraloz, thotë Reuters. Agjencitë ruse të lajmeve shkruajnë se kjo është hera e parë që përdoret diçka e tillë. Në fushën e stërvitjes zbritën gjithashtu edhe mjetet e reka taktike, Sarmat-2.
Vladimir Putin e mohon që manovrat ushtarake t`i drejtohen ndonjë fuqie të huaj, por thotë se Moska është mjaft e ndjeshme ndaj shtimit të aktivitetit të NATOs pranë kufirit me Rusinë dhe aleatët e saj. Vende që ndajnë kufij me Rusinë si Ukraina apo pjesëtaret e NATOs, Polonia e Lituania, i konsiderojnë të tilla stërvitje madhore, që zhvillohen kaq afër me to si të rrezikshme dhe si provokim. Kreu i forcave estoneze te mbrojtjes, Martin Herem tha gjithashtu se “ duhet ta kuptojmë që një sulm ushtarak i Rusisë mbi Estoninë mund të ndodhë vërtet në një të ardhme të afërt”.
Top Channel