Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SS e Adolf Hitlerit: Si u bënë kriminelë njerëzit e zakonshëm?

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

SS e Adolf Hitlerit: Si u bënë kriminelë njerëzit e zakonshëm?​





Nga Tim Brinkhof

Faktorët shtytës që qëndronin pas dhunës së paprecedentë që u pa gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kanë ndarë gjithnjë studiuesit. Një nga arsyet, është fakti që organizata Schutzstaffel ose SS e Gjermanisë naziste – grupimi ushtarak i ngarkuar me planifikimin dhe zbatimin e Holokaustit – nuk u mbajt sekret vetëm nga bota jashtë, por edhe nga banorët e Rajhut të Tretë, dhe madje dhe nga segmente të tjera të qeverisë së Adolf Hitlerit.

Fshehtësia kishte luajtur një rol të rëndësishëm që nga formimi i SS. Kur Hitleri nisi të ngjitëshkallët e karrierës brenda partisë naziste, ai kishte nevojë për një grup truprojash, që të ishin besnike vetëm ndaj tij. Pra për një gardë pretoriane që mund ta mbronte atë kundër figurave të tjera që e kërcënonin autoritetin e tij, si për shembull Ernst Rom.
Radhët e SA të drejtuar nga Rom, ishin të mbushura me ushtarakë. Por Hitleri zgjodhi njerëz, prejardhja e të cilëve ngjante me të tijën:punëtorë të shtresës së ulët, kasapë dhe orëndreqës,që më parë kishin pasur probleme me ligjin.

Siç e shpjegon historiani gjerman Hajnc Hëne në librin e tij “Urdhri i kokave të vdekjes”,anëtarëve SS u ndalohej t’i dërgonin në gjykatë qytetarët gjermanë, pasi një gjë e tillë rrezikonte t’i jepte sistemit gjyqësor informacione mbi makinacionet qëllimisht misterioze dhe të mjegullta të organizatës.

Me urdhër të udhëheqësit SS, Hajrih Himler, asnjë oficer nuk do të vendosej në zonën e tij të origjinës, dhe njësitë zhvendoseshin çdo 3 muaj për të parandaluar vëllazërimin me komunitetin lokal. Herman Gëring, kreu i Rajhshtagut dhe komandanti i përgjithshëm i Luftwaffe, aviacionit ushtarak gjerman, tha në një rast se “nuk kishte asnjë informacion” dhe “asnjë i jashtëm nuk dinte asgjë mbi organizatën e Himlerit”.

Por duhet të theksohet se Gëring e bëri këtë deklaratë gjatë gjyqeve të Nurembergut pas luftës, dhe mund të ketë pasur si synim pafajësinë. Gjithsesi ai u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me vdekje, por vrau veten pak orë para ekzekutimit.

Ndërsa funksionet e brendshme të SS janë ende të paqarta, shkalla e ligësisë së saj nuk ështëe tillë. Ndërsa vlerësimet e sotme janë shumë më të larta, libri i Hënes i vitit 1966 thoshte se SS kishin vrarë midis 4–5 milionë hebrenj; 2.5 milionë polakë; 520.000 romë; 473.000 robër lufte rusë; dhe 100.000 njerëz që vuanin nga sëmundje të pashërueshme.
Për më shumë se 75 vjet, studiuesit janë përpjekur të shpjegojnë se si mund të ketë ndodhur një barbari e tillë e pakuptueshme, por ende nuk ia kanë dalë. Studimet fillestare mbi SS, u bazuan në dëshmitë e ndryshueshme të nazistëve të dënuar.

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ish-oficerët SS hezitonin t’i përgjigjeshin pyetjeve rreth përvojës së tyre. Ata refuzuan të pranonin përgjegjësinë personale për përfshirjen e tyre në Holokaust dhe krime të tjera të luftës, me arsyetimin se u ishin bindur thjesht urdhrave nga eprorët e tyre.

Për rrjedhojë, faji transferohej tek krerët e partisë naziste, shumica e të cilëve tashmë ishin ekzekutuar. Në klimën tolerante të Gjermanisë Perëndimore, disa anëtarë të SS botuan autobiografi që i lironin nga faji autorët e krimeve.

SS Untersturmführer, Erik Kernmajer foli për një “tërbim të jashtëzakonshëm” që u kishte grabitur përkohësisht nazistëve aftësinë për të arsyetuar, apo për të pasur ndjeshmëri ndaj qenieve të tjera njerëzore. Sturmbannführer Karl–Friedrih Brill ndoqi shembullin e Gëring, duke thënë se departamenti i tij, Allgemeine SS, vepronte veçmas nga Waffen SS, të cilët ishin vërtet përgjegjës për krimet.

Shpjegimet gjysmake që ofruan këta oficerë SS, u zëvendësuan shpejt nga rrëfimet më të artikuluara dhe më të sofistikuara në aspektin akademik, nga të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit dhe viktima të tjera të terrorit të tyre.

I burgosuri i Buhenvaldit dhe profesori i politikës Eugen Kogon, autor i librit “Shteti i SS”, e shihte këtë organizatë si një “sistem super të organizuar”, anëtarët e të cilit ishin të përkushtuar në mënyrë të verbër ndaj vullnetit të një personi të vetëm, dhe i ndiqnin planet e tyre “në mënyrë të vazhdueshme dhe hap pas hapi”.

Kogon argumentoi se SS ishte një entitet i homogjenizuar, jo vetëm për sa i përket funksionimit, por edhe karakterit të anëtarëve të tij. “Oficerët e SS, ishin të keq–përshtatur dhe të frustruar…Ata ishin një dështim total një aspektin social”-
shkruante psikologu LeoAleksandër, që shkroi një pjesë të kodit penal të Nurembergut.
Ai i krahasoi oficerët e SS me kriminelët e zakonshëm. Por duke filluar nga vitet 1950, shkrimtarë si Karl O.Patel sugjeruan se realiteti ishte më kompleks nga sa dukej. Ai arriti në përfundimin se njësitë SS përbëheshin nga një sërë njerëzish – duke përfshirë intelektualë, idealistë dhe kriminelë të zakonshëm – të cilët u mblodhën rreth të njëjtës kauzë për arsye të ndryshme.

Imazhi i skicuar nga Patel, u përforcua nga publikimi i dosjeve të SS, që më parë ishin të klasifikuara. Ato treguan se SS nuk ishte një ‘makineri’ e përsosur, që i shndërronte njerëzit disi problematikë në vrasës brutalë. Dhe anëtarët e saj nuk punuan në kushtet e një izolimi të plotë nga pjesa tjetër e Rajhut të Tretë.

Përkundrazi, SS duket se përbëhej nga njerëz që kishin vepruar me vetëdije dhe me njëqëllim të caktuar, ndonjëherë duke refuzuar eprorët e tyre, por gjithnjë duke përmbushurparimet që qëndronin në qendër të jetës që bëhej në Gjermaninë naziste.

Disa nga pikëpamjet më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme mbi dhunën SS u prodhuan nga filozofja dhe e mbijetuara e Holokaustit Hana Arend. Libri i saj i vitit 1963 “Ajhman nëJeruzalem:Një raport mbi banalitetin e së keqes” e përshkroi qeverisjen e Rajhut të Tretë si joefikase dhe anarkike.

Në vend të një vrasësi “të çoroditur ose sadist”, Arend pa tek Ajhman një burokrat “shumënormal”. Krahasimi i krimeve monstruoze të Ajhman-it me karakterin e tij në dukje të zakonshëm, e nxiti filozofen të shpikte frazën e saj tashmë famëkeqe, “banaliteti i së keqes”.

Duket se Ajhman kishte marrë pjesë në mizoritë e nazistëve jo për arsye ideologjike, por për të çuar përpara karrierën e tij burokratike. Kjo do të thoshte se krimet e tij e kishin bazën tek mungesa e vetë-reflektimit.

“E keqja vjen nga dështimi për të menduar. Ajo e sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet të përfshihet me të keqen… zhgënjehet sepse aty nuk gjen asgjë. Ky është banaliteti i së keqes”– shkruan Arend. Në kohën e botimit, libri u kritikua nga shumë studiues, të cilët nuk ishin në gjendje dhe nuk donin të kuptonin se si dikush mund të merrte pjesë aktive në një gjenocid racor, pa synime që mund të konsideroheshin të liga në kuptimin konvencional të fjalës.

Por duke analizuar kasetat audio të bisedave midis Ajhman dhe gazetarit nazist UilliamSasen, historianët mësuan se ai ishte shumë më radikal në përkushtimin e tij ndaj ideologjisë naziste, sesa kishte besuar Arend. Ajhman i tha Sasen se ai kishte dy anë, atë të burokratit tëkujdesshëm dhe “luftëtarit fanatik që lufton për lirinë e gjakut të tij”.

Marrë me shkurtime nga “Big Think” – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back