Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sprovë mbi gjenezën e romanit shqiptar

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Prof.Nasho Jorgaqi

Problemi i gjenezës së romanit përgjithësisht dhe romani shqiptar në veçanti përbën një çështje me mjaft interes si në aspektin teorik ashtu edh në atë historik. Vetë shfaqja e romanit në jetën e një populli shënon një momente vendimtar drejt pjekurisë së letërsisë kombëtare. Lindja e romanit është rezultat i një procesi të gjatë e të nderlikuar në historinë e çdo letërsie që nis me aftësinë e njeriut për të treguar, njeriu që përfitoi ndergjegjen shoqërore ndjeu nevojën të tregojë, për veten dhe për botën, për jetën dhe historinë. Rruga që ka ndjekur të treguarit njerëzor nis nga mitet dhe legjendat, kalon nëpër to dhe shfaqet në rrëfimet e tregimit për të arritur shkallën më të lartë prej nga gjerësia e thellësia e të treguarit, me romanin.

Këtë ligj të përgjithshëm e vërteton më së miri dhe historia e popullit shqiptar. Shpirti epik i popullit tonë, që vjen nga thellësia e shekujve deri në kohët e reja. Është tanimë një realitet i pamohueshëm që flet për një traditë të pasur e të fuqishme epike. Në jetën e shqiptarit mund tu thoshnim, duke përdorur fjalët e Tomas Manit ka qenë ngaherë i pranishëm “shpirti i të treguarit, shpirti i përjetshëm, homerik që përfshin dhe njeh mbarë botën”.

Tradita epike është e lashtë sa vetë historia e njerëzimit. Nëpërmjet saj njeriu ka treguar e pasqyruar jetën e historinë e vetë. Por tregimi i tij ka evoluar, ka ndryshuar formë në vërtetësi me kushtet social-historike. Dihet se eposi ishte shprehi artistike kryesore e shoqerisë skllavo pronare dhe asaj feudale. Një trajtë e tillë e letërsisë epike u diktua nga struktura e rendit shoqëror, nga pozita e individit dhe e raportit të tij me shoqerinë. Kështu në qendër të eposit bie jeta zyrtare e shoqërisë, jepeshin kryesisht përfaqësuesit e shtetit, mbretërit dhe qeveritarët, prijësat ushtarakë, duke përjashtuar fare jetën private- sepse siç thotë Marsi- në këto formacione çdo sferë e veçantë është sferë me karater politik ose nje sferë e thjeshtë politike”. Të gjitha këto i dhanë përparësi eposit duke e bërë formën zotëruese letrare për disa shekuj me rradhë. Por themelet e eposit u tronditën dhe modelet e tij kaluan në histori, kur u shfaqën marrëdhëniet kapitaliste dhe ndodhën ndryshime e procese thelbësore, të cilat krijuan raporte të reja të individit me shoqërinë. Tani këputen vargojtë e lidhjeve feudale, formohet shoqëria “ku njeriu i veçantë-sipas Marksit-është i bërë nga lidhjet të epokës së kaluar historike”, dhe kthehet në një individ të lidhur vetëm nga hallkat e interesit privat”.

Dallimi i njeriut si individ është një tipar esencial i shoqërisë së re, i shoqqërisë kapitaliste, ku jeta private zë vendin kryesor dhe është në kontradikt me jetën zyrtare. Natyrisht këto procese dhe ndryshime esenciale mbi jetën e shoqërisë nuk mund të sjellin ndryshime të rëndësishme edhe në sferën artistike, në pasqyrimin artistik kjo shkaktoi që realiteti shoqëror të jepet permes jetës private të individit. Kushtet e reja socialo-historike bënë që letërsia ti zgjeroj kufijtë e pasqyrimit, t’i ndryshojë e pasqyrojë mjetet e të shprehurit, të afrojë më shumë fokusin e saj te njeriu, te krijojë marrëdhënie të tjera në mes artistit e realitetit, të zbulojë ligje të reja, të lind një tip i ri i të treguarit, me një poetikë e teknikë origjinale. Kështu lind romani, si një rrëmujë historike e vetë letërsisë e si kërkesë e atyre ndryshimeve që kishin ndodhur në brendi dhe strukturën e vetë shoqërisë. Romani do të hynte në jetën e njeriut si një art i madh popullor i qytetërimit tonë, si një forum letrar, individual, që do të zinte vendin e eposit dhe do të përbënte një shkallë më të lartë në progresion estetik të njerëzimit. “Lindja e romanit-shkruan esteti Ralf Foks lidhet me synimin e njeriut për të zgjeruar sa më shumë vetëdijen e tij, për të hyrë sa më thellë në realitetin që e rrethon.”

Një fenomen i tillë madhështor tregonte se arti s’mund të rrinte prapa shoqërisë, se ai kishte gjetur një formë të denjë dhe ky është romani.

“Koha e poezisë kish mbaruar”- shpjegon Belinski- kish mabruar në moshën e miturisë e rinisë së popullit dhe atëherë arti duhet ose të ndryshojë karakterin ose të vdes. Vjen koha e poezisë reale. Poema shndërrohet në roman, njeriu zbulohet gjerë e gjatë, jepet si individë i plotë, si personalitet privat i individualizuar.

Romani si fenomen artistik është pjellë e Rilindjes evropiane e kësaj kohe revulucionare, kur zunë të shkatërrohen vargojt e rendit feudal dhe klasa e re do të luftonte për një art esencialisht të ri. Atëherë do të lindin romanet e parë, krijimet e pavdekshme të Rablesë e Servantesit. Por rruga e triumfit të romanit do të qe e gjatë dhe plot vështirësi. Në të vërtetë si gjini universale do të fillonte përfundimisht në epokën borgjeze, me konsolidimin e marrëdhënieve kapitaliste kryesisht në shekullin 18-19, pas tronditjeve të mëdha shoqërore në kohën e lulëzimit të përkohshëm dhe rrënjës së idoleve borgjeze. Në varësi me gjendjen dhe kërkesat e borgjezisë romani do të ndërronte frymë e formë, duke u shfaqur herë si roman i mbytur me ndjenja e plotë lektisje, siç u paraqit romani sentimantal, herë endrrimtar i zhgënjyer nga jeta, i arratisur nga realiteti, me nota pesimiste dhe pa rrugëdalje, siç u paraqit romani romantik. Por romani do të gjej shtratin e vetë kur të hyjë në rrugën e realizimit dhe do të jetë realizimi ai që do ta ngrejë atë në shkallën më të lartë të artit, ku e vërteta artistike do të përputhet me të vërtetën shkencore.Kjo do të ndodh në shek 19-20.

Thamë se fillet e romanit do i gjejmë në Rilindjen evropiane në kohën e atij emancipimi shpirtëror që ndodhi në shek 15-16, por Shqipëria ashtu si të gjithë vendet e Ballkanit nuk mund të përfshihet si duhet në këtë lëvizje progresiste. Pushtimi turk e ndërpreu zhvillimin normal të kulturës e të artit tonë.

Vetëm në mënyrë të tërthortë, Rilindja dha disa nga frytet e saj në kulturën shqiptare dhe këto përmes veprave të humanistëve, historianëve, artistëve, filozofëve që punuan në disa nga qendrat evropiane të kësaj kohe. Në shekujt që do të vijnë populli shqiptar do të angazhohet në një luftë të gjatë e të vështirë për ekzistencën e tij dhe duhet të presim shekullin e 19, kur do të lindë e organizohet lëvizja për çlirimin kombëtar. Kjo lëvizje e njohur si Rlindja kombëtare do të frymëzojë një kulturë e letërsi që në këtë kohë do të ishte pothuaj vetë folklori, ku do të përqendrohet qenia krijuese dhe forca shpirtërore e popullit shqiptar. Në kushtet e rënda të pushtimit ai do të vazhdojë të krijojë letërsinë e tij të pasur ******. Epoka e Rilindjes Kombëtare do të gjejë mbështetje të fuqishme në këtë traditë. Letërsia e saj duke çarë errësisrën e prapambetjes, të obskuranitzmit fetar dhe anakronizmin e letërsisë zyrtare të pushtuesve, do të lind e zhvillohet si shprehje e aspiratave të popullit tonë në luftë për çlirimin e atdheut. Kjo letërsi për arsye që do t’i shpjegojë më poshtë do të jetë kryesisht një letërsi poetike. Poezia do të jetë gjinia zotëruese, frymëmarrja kryesore e letërsisë shqiptare të Rilindjes . Momenti historik që kalon kombi, kërkesat imediate të lëvizjes, evokuimi i së kaluarës historike, vizioni i të ardhmes, të gjitha këto bën që poezia e Rilindjes të përqafojë drejtimin romantik. Romantizmi do t’i hapte horizonte krijimi letërsisë sonë, do ta ndihmonte për të kryer misionin e vetë historik dhe këtë letërsia shqiptare do ta bëntë kryesisht nëpërmjet poezisë.

Gjinitë e tjera gjatë Rilindjes vetëm sa do të belbëzojnë . Proza do të përfaqsohet vetëm nga disa kronika historike, nga publicistika e tregime të shkurtra didaskalike- moralizuese. Vetëm nga fundi i Rilindjes do të ndiehet se poezia nuk i përballonte dot të gjitha nevojat dhe aspiratat e letërsisë kombëtare. Jeta dhe historia shqiptare kërkonte në një mënyrë a një tjetër të hynte në letërsi në forma më të gjera. Dhe kur themi kështu, kemi parasysh prozën, e cila e paqyron më gjerë e më thellë jetën dhe njeriun.

Është me interes të vëmë në dukje se tema shqiptare përpara se të trajtohet në prozën tonë artistike, ajo do të trajtohet e pasqyrohet nga proza evropiane. Në disa romane dhe novela jeta dhe historia e popullit tonë do të jenë në qendër ose të jepen në formë episodike. Kjo do të nis të shfaqet nga gjysma e parë e shek të 19-të dhe do të vazhdojë deri në fillimin e shek të 20. Sigurisht për këtë duhen bërë akoma hulumtime, por mjafton të përmendim disa të dhëna kalimtare për të pohuar këtë të vërtetë. Kështu në letërsinë franceze tema shqiptare do të frymëzojë disa nga romanicierët e njohur si Ezhen Sue apo Aleksandër Dyma. Vend të gjerë në disa romane evropian do të zënë Skënderbeu dhe epoka e tij si në veprat e francezit L. Kaninit, anglezit Xhejms Loddllont, italianit Antonia Xonkada apo polakut Teodor Tomas Jezhit etj.

Nga ana tjetër, do të ndodh fenomeni, që tema shqiptare do të trajtohet nga autorë shqiptarë në gjuhë të huaj. Kështu do të shkruajë A. Santori romanin “Ushtari shqiptar” në italisht, Sami Frashëri romanin “Dashuria e Talatit me Fitneten”, proza e gjatë e Naimit “Katër stinët”, tregimet “miqtë e Çajupit”, të Andon Zako Çajupit. Por fizionominë më të plotë, romani shqiptar në gjuhë të huaj do ta marri në romanin “Bardha e temalit” (1980) të Pashko Vasës.

Natyrisht, proza me temë shqiptare në gjuhë të huaj nuk u shkrua për lexuesin shqiptar dhe nuk pati ndonjë jehonë të ndjeshme në letërsinë tonë. Megjithatë, kjo prozë qoftë kur u shkrua nga të huajt, qoftë kur u krijua nga autorët tanë përbën një fenomen me mjaft interes, që i paraprin lindjes së një zhanri letrar, siç është romani. Por përpara se të lind romani si zhanër më vetë, do të bëhen hapa të rëndësishëm në prozën shqipe. Kjo do të ndodh nga fundi i Rilindjes. Letërsia ndjeu nevojën e prozës.

Letërsia ndjeu nevojën e prozës. Mjetet e kursyera të poezisë, konçiziteti dhe konvencionet e saj e pengonin pasqyrimin e drejpërdrejtë të jetës. Jo çdo gjë që ndodhte në jetën e zakonshme mund të hynte në poezi. Poezia operonte e tregonte në mënyrë sintetike, duke kapur kulminacionet e jetës së shoqërisë. **** nevoja për të dhënë realitetin shqiptar të paraqitur si “prozë e jetës” ishte e ndjerë dhe në vetë poezinë shqipe, e disa nga poemat epiko-lirike të romantikëve të shquar shqiptar, si të De Rada bie fjala ndieheshin element të prozës tregimtare, qoftë nga subjekti e konflikti, qoftë nga vizatimi i karaktereve e tablove të jetës, forma këto tranzitore që paralajmëronin ardhjen e romanit në letërsinë shqiptare, por koha e romanit do të vononte. Do të duhej të lëvrohej proza artistike në përgjithësi që t’i tregonte rrugën këtij zhaneri të ri. **** proza jonë nuk do të fitonte menjëherë pavarësinë, nuk do të shkëputej prerzai nga poezia, për një kohë ajo do të ruante frymën e poezisë, do të kishte ngjyra e nota të theksuara lirike, do të shfrytëzonte motive e mjete të poezisë, do të përdorte në një shkallë të konsiderueshme poetikën e saj . Që të dilte proza më vete dhe të vepronte në mënyrë të pavarur asaj i duhej të kalonte si të thuash nga shkolla e jetës, të fitonte përvojën e saj, të depërtonte në fenomenet shoqërore dhe psikologjike, të dinte të përshkruante ngjarje dhe ambiente, të vizatonte njeriun.

Nga ana tjetër, proza kërkonte nnjohjen e teknikës, ridhënien e jetës përmes fjalës së zakonshme. Të gjitha këto do të ndodhin në klimën e romantizmit shqiptar, i cili kish sjell ndryshime në brendinë dhe trajtat e reja që do të marrë letërsia shqiptare e Rilindjes. Ndryshimet siç dihet në rradhë të parë do të viheshin re në poezi, por nga fundi i Rilindjes, ato do të reflektoheshin dhe në zhvillimin që mori proza. Në qoftë se gjatë Rilindjes krijimet në prozë do të qenë shfaqe sporadike, mjafton të përmendim në thonjëza “Gjahun e malësorvë” të Kritoforidhit, nga fundi i saj, proza do të bëhet nga degëzimet e letërsisë. Nuk do të vërehet vetëm proza publicistike e historike por do të marrë rrugë dhe proza artistike. Nga mbarimi i shekullit do të botohej tregimi i gjatë “Marcia” (1892) i Ndoc Nikajt, kurse në fillim të shekullit tonë nisin të dalin në dritë novelat e para si “I vogli….. Argjendi” i Papakristo Negovanit dhe “Hija e Skënderbeut” të Banush Shaptarakut. Në këtë kohë Mihal Grameno boton rradhazi “romancat dramatike “, “Oxhaku”, “E puthura”, e “Varri i pagëzimit”. Tërë këto krijimi të prozës artistike do të shfaqen në dekadën e parë të shekullit tonë, në pragë të shpalljes së pavarësisë. Ato do të përgatisin terrenin dhe do t’i hapin rrugë zhanerit të vërtetë të romanit. Kjo do të ndodh në dekadën e dytë, fill pas krijimit të shtetit shqiptar. Në 1933 do të botohen romanet e parë “Fijesa në djep”, ose “Ulqini marrum” dhe “Shkodra e rrethume” të Ndoc Nikajt që do të inagurojnë historinë e romanit tonë. Në dekadën e dytë do të botohen një varg romanesh, I romanet e tjerë të N. Nikajt “Bukurusha”,”Zemër nane”, “Lulet në thes”, romani “Pushka e tradhtarit” e Zef Arapit, si dhe romanet e Foqion Postolit “Për mbrojtjen e atdheut” dhe “Lulja e kujtimit”. Romanet e parë dolën kryesisht në Shkodër dhe Korçë, dhe kjo nuk ngjau rastësisht. Një fenomen i tillë shpjegohet sepse këto qytete ishin asokohe dy qendrat më të zhvilluara nga pikëpamja ekonomike e kulturore të vendit. Në Shkodër e Korçë ku kishin hyrë qysh kur marrëdhëniet kapitaliste dhe vepronin kontradiktat klasore kishin një jetë të gjallë tregtare, zejtare, ato qenë vatra të lëvizjes sonë kombëtare dhe këto, të marra të gjitha së bashku, reflektoheshin në jetën dhe psikologjinë e njerëzve. Pikërisht në këto rrethana historike dhe në këtë truall social mund të lindte romani. Vonesa e romanit në letërsinë tonë mund të shpjegohet me disa arsye. Së pari ai nuk mund të lindte në kushtet e rënda të pushtimit të huaj ku nuk ekzistonte një jetë normale kombëtare, se dyti romani, e pergjithësisht proza, kërkon domosdo lexuesin, i cili në Shqipërinë, që ishte nje provincë e prapambetur e perandorisë osmane, mungonte. Pjesa dërrmuese e popullsisë ishin analfabetë. Për më tepër gjatë Rilindjes nuk ekzistonte një alfabet i përbashkët, pa harruar në këtë mes dhe ndalimin me ligj në vend të shtypit dhe të shtypshkronjave në gjuhën shqipe. Së treti, për vetë rrethanat e njohura, tradita jonë letrare ishte kryesisht në poezi. E jo vetëm kaq, por dhe letërsia zyrtare, një letërsi kjo orientale, ishte në vargje, me një prozë artistike te varfër ose të kufizuar.

Lindja e romanit në Shkodër dhe në Korçë, do të ngjajë në kushtet e një jete kombëtare, pas fitores së pavarsisë. ****, nga hulumtimet e bëra, rezulton se në tërë letërsitë ballkanike, romanet e para do të dalin kryesisht pas çlirimit të këtyre vendeve nga pushtuesit turk. Në këto dy qytete do të ketë jo vetëm një jetë të gjallë ekonomike, por edhe lëvizje politike – ato do të bëhen qendra të luftës për çlirim dhe konsolidimin e pavarësisë kombëtare. Dhe kjo do të duket në krijimin e shoqërive kulturore, me hapjen e shkollave, në ngritjen e shtypshkronjave (në vitin 1923 Shkodra do të ketë 4 shtypshkronja, kurse Korça 3). Këto dhe faktorë të tjerë do të krijonin dhe zgjeronin rrethin e lexuesit, pa të cilin nuk mund të kuptohen lindja e romanit. Romanet e parë shqiptarë ishte e natyrshme se do të qenë krijime modeste në këtë fushë të vështirë të letërsisë, ato do të përbëjnë, si të thuash, stadin foshnjor te romanit tonë. Por duhet të pohojmë se ai lindi mbi një tabanë të shëndoshë, se që në hapat e parë u paraqit kryesisht si një romanë patriotik, duke ndjekur me besnikëri vazhdën e ndritur të letërsisë të Rilindjes. Të gjitha romanet e parë pa përjashtim do të trajtojnë temën patriotike, do t’i marrin objektet nga jeta dhe historia shqiptare. Në to do gjejmë jetën e qyteteve provinciale, të fshatit dhe malësive tona. Në këtë fushë të vështirë të letërsisë, ato do të përbëjnë, si të thuash, stadin foshnjor te romanit tonë. Por duhet të pohojmë se ai lindi mbi një tabanë të shëndoshë, se që në hapat e parë u paraqitë kryesisht si një romanë patriotik, duke ndjekur me besnikëri vazhdën e ndritur të letërsisë të Rilindjes. Të gjitha romanet e parë pa përjashtim do të trajtojnë temën patriotike, do t’i marrin objektet nga jeta dhe historia shqiptare. Në to do gjejmë jetën e qyteteve provinciale, të fshatit dhe malësive tona. Në këtë fushë të vështirë të letërsisë, ato do të përbëjnë, si të thuash, stadin foshnjor te romanit tonë. Por duhet të pohojmë se ai lindi mbi një tabanë të shëndoshë, se që në hapat e parë u paraqit kryesisht si një romanë patriotik, duke ndjekur me besnikëri vazhdëen e ndritur të letërsisë të Rilindjes. Të gjitha romanet e parë pa përjashtim do të trajtojnë temën patriotike, do t’i marrin objektet nga jeta dhe historia shqiptare. Në to do gjejmë jetën e qyteteve provinciale, të fshatit dhe malësive tona, zakonisht ato do t’i drejtohen ngjarjeve të historisë të afërt ose të largët e sidomos të asaj të Rilindjes. Historia do të jetë gjithmonë një sfond i përhershëm i romaneve të parë pa të cilat nuk mund të kuptohen, fabulat, heronjtë, konfliktet dhe idetë e veprës. Është karkteristikë e çmuar e romaneve tona të para që ato i përshkon një frymë demokratike, përpjekja për të pasqyruar jetën e shtresave të gjera të popullit, për të marrë zakonisht heronjtë e tyre nga këto shtresa, për tu bërë zëdhënës i aspiratave popullore, për të evidentuar psikologjinë e virtytet e shtresave demokratike. Veç kësaj, ato janë pasqyrë nga një anë e disa ngjarjeve të rëndësishme, dhe nga ana tjetër të jetës, zakoneve dhe psikologjisë shqiptare.

Në tërësinë e tyre romanet tonë të parë; duke synuar të japin tablo të gjera të relaitett shqiptar paraqesin dy linja kryesore: linjën patriotike të mpleksur me linjën e dashurisë, të marra veças, po zakonisht të gershetuara me njëra tjetrën. Në veprat e dy romancierve tanë pionerë, të Ndoc Nikajt e Foqion Postolit, për shkak të rrethanave historike e kushteve sociale pak a shumë të njejta, do të vëmë re se disa tipare të përbashkëta s’është fjala vetëm për frymën e tyre patriotike dhe demokratike por dhe për temat e përafërta si tema e luftës për liri, apo ajo e mbrojtjes së tokave shqiptare nga shkrimtarët fqinj që janë temat bazë të romane të tyre. Romanet e parë ngjajnë edhe nga shtresat shoqërore dhe përfaqësuesit e tyre, që zakonisht janë të marrë nga vegjëlia e qytetit, e fshatit, nga natyra e konflikteve. Ku veç konflitktit që lidhet me luftën kundër pushtuesve është dashuria e ndaluar për arsye klasore ose për shkak të zakoneve, nga përgjimi i subjektev që i kanë pak a shumë një skemë dhe janë të mbushura plot me ngjarje tronditëse, plot lektisje e peripecira, me fate të vështira, nga përshkrimi i jetës zakonore etj. Kuptohet se romanet e parë kanë tërë dobësitë e mangësitë e veprave fillestare dhe ne nuk do t’i çmonim, aq për vlera të qëndrueshme artistike se sa për fenomenin e rëndësishëm që ato mbartin e përfaqësojnë historinë e letërsisë sonë. Me daljen e tyre në dritë, letërsia fiton një ndërgjegjje më të lartë shoqërore e shprese jetës shqiptare-vështirmi mbi realitetin dhe historinë , jo vetëm zgjerohet por dhe thellohet. Vërtet, romani në hapat e tij të parë do të jetë romani i ndodhive, i ngjarjeve historike, marrë në aspektin orizontalë, por ai do t’i hap kufijtë e pasqyrimit në ato shkallë që nuk e kishte bërë poezia. Nga ana tjetër, duke vënë në qendër njeriun dhe duke u marrë me fatin e tij në kohë dhe vende të ndryshme, romani e thellonte njohjen e lexuesit, i jepte mundësi atij të njihte disa nga situatat dhe sferat e jetës e psikologjisë njerëzore.

Një problem i rëndësishëm që nxjerr përpara shkrimeve tona, shfaqja e romanit në letërsinë shqipe, është përcaktimi i tij si fenomen letrar marrë në raport me drejtimet e rrymat letrare. A është ai një fenomen romantik dhe sentimental? Pra, romanet tona të parë janë romane romantike apo sentimentale?

Dihet se romani ynë lind në klimën e romantizmit shqiptar në kohën kur romantizmi ishte metoda zotëruese. Dihet gjithashtu se në kushtet e vendit tonë, romantizmi nuk lind si kundërvënie a reagim ndaj klasicizmit, siç ndodhi në perëndim. Romantizmi ynë ishte shprehje e drejtpërdrejtë e qëndrimit mospajtues me robërinë, pasqyrë e aspiratave dhe luftës për liri, shprehje e dëshirave dhe ëndrrave për një Shqipëri të lirë. Në këto kushte u krijua poezia e madhe e Rilindjes. Në klimën e romantizmit bëri hapat e para dhe proza artistike.

Për natyrën dhe karakterin e saj, proza e më tepër romani do të kërkonte një qëndrim të përcaktuar ndaj jetës e problemeve sociale e politike të kohës. Ajo nuk do të fliste me gjuhën e konvencioneve, me motive të përgjithshme poetike, nuk do të merrej me këngëzimin e ngjarjeve apo të ideve, por do të pasqyronte drejtëpërdrejtë me ngjyra të një realiteti konkret historik, sigurisht romanin shqiptar që hidhte hapat e parë, kjo ishte një detyrë e rëndë dhe për ta kthyer këtë detyrë, romani do t’i shkonte realizmi por koha e realizmit nuk kishte ardhur akoma. Prandaj, ai do të mbështetej në drejtimin romantik, por dhe romantizmi nuk kishte një traditë në fushën e prozës. Frytet e tij i kishte dhënë në lëmin e poezisë. Proza do të lindte nga fundi i Rilindjes, atëherë kur dhe romantizmi, si metodë zotëruese kishte kryer funksionin kryesor historik. Kjo ishte një kohë tranzitore sepse romantizmi do lidhej me periudhën e pushtimit. Shpallja e pavarësisë, krijimi i një jetë kombëtare shtronte para shoqërisë sonë problem të tjera që nuk mund të zgjidheshin në kuadrin e një letërsie romantike. Problemet sociale lypnin një trajtim realist. Por kushtet shoqërore-historike nuk ishin prekur për lindjen e realizmit si drejtim letrar. Kemi vetëm shfaqjen e disa elementëve, por këto nuk mjaftonin. Atëherë në prozën shqipe sidomos në romanin tonë do të kemi një mpleksje të romantizmit me sentimentalizmin dhe elementë të realizmit. Si dhe pse ndodhi kjo? Shkaqet e një gjendje të tillë duhen kërkuar në prapambetjen ekonomike të vendit, në mungesën e një lëvizjeje të fuqishme shoqërore, në dobësinë e borgjezisë shqiptare. Nga ana tjetër vetë struktura sociale, zotërimi i shtresave mikroborgjeze, sidomos i fshatarësisë, që ishte forca më e madhe numerike e shoqërisë shqiptare, të gjitha këto do të bënin që reagimi kryesor do të bëhej në planin sentimental apo të reagonte me anë të ndjenjës. Kjo do të thoshte, që proza e, në rastin tonë, romani, në rradhë të parë do të qahej e pastaj në raste të caktuara, do të ankohej ose qortonte kritikonte klasat sunduese, sidomos feudalet. **** në kritikat e qortimet do të kishte lëkundje tipike mikroborgjeze që do të shpinin në pajtime e kompromise. I vëtmi qëndrim i prerë nga pozita luftarake, pa lëkundje do të jetë e ai në planin patriotik, qëndrimi ndaj armiqve të lirisë së atdheut. Për këtë mjafton të kujtojmë linjat kryesore të romane të Nikajt e të Postolit.

Para shoqërisë shqiptare në vitet e lindjes së romanit, gjendeshin një varg problemesh sociale që lidheshin me mbeturinat e forta të rendit feudal e patriarkal me zakonet orienatle të lëna nga pushtuesit turq, të cilat, nga një anë, pengonin zhvillimin e forcave prodhuese dhe e mbanin populli në vargojtë e shfrytëzimit ekonomik dhe, nga ana tjetër e shtypnin personalitetin e njeriut, pengonin lirinë e ndjenjave dhe të mendimeve. Romancierët tanë të parë, me prejardhje e botëkuptim mikroborgjezë, ishin të pafuqishëm për t’iu kundërvënë forcave regresive të kohës e të luftonin drejpërdrejtë me idet e realitetit feudo-borgjez. Prandaj fusha e luftës e reagimit kryesor qe ajo e çështjeve etike, e normave morale. Kjo shpjegon që në qendër të romaneve të parë do të vihet dashuria, pengesa dhe ndalimi i saj klasor, dashuria si një nyje e gjithë problematikës shoqërore të kohës. Romani ynë vetëm sa e vuri në dukje dashurinë, hendekun klasor, **** pati dhe prirje te pajtimit e harmonisë klasore siç del nga zgjidhjet utopike të romaneve të Foqion Postolit.

Të gjitha këto do t’I japin romaneve tona të para një drejtim sentimental, por ai do të lerë dhe disa veti të romanit romantik. Romani ynë në fillimet e veta do të operojë me disa nga mjetet e poezisë romantike, do të vëjë në themel kultin e ndjenjës, do t’i japë një vend të rëndësishëm përshkrimit të historisë evokuimit, të së kaluarës, duke i vënë shpesh ngjarjet historike si sfond të veprës. Lindja e romanit është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm si realitet letrar, por edhe si eveniment në jetën shpirtërore dhe progresin estetik të kulturës sonë kombëtare, ai përbën dhe hapin e parë për interpretimin në gjerësi në vështrim gjithanësor të jetës e njeriut shqiptar. Romani, si zhanër madhor do të sintetizonte elementët e tiparet e gjithe gjinive letrare, që kishin një traditë të pasur në Shqipëri. Por këtë detyrë historike, sigurisht nuk mund ta kryenin romancierët tanë pionerë, as autorët e dekadave të mëvoshme në shkallën e duhur.

Këtë sintezë dhe progres estetik do ta kurorëzonte romani shqiptare i realizmit socialist, duke bërë të mundur, siç thotë Bielisnki, kalimin e letërsisë nga mosha e rinisë, në moshën e pjekurisë së saj ideoartistike. Natyrisht, njohja dhe studimi në këtë fenomen të rëndisishëm do të përbënte një temë më vete.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back