Spanja legalizon vetëvrasjen e asistuar dhe eutanzaninë
Spanja është vendi i pestë në Europë që legalizon vetëvrasjen e asistuar* dhe eutanazinë* për pacientët që vuajnë shumë nga sëmundjet e pashërueshme dhe njerëzit me kushte të përhershme të padurueshme.
Eutanazia: Një mjek lejohet me ligj që t’i japë fund jetës së një personi me një mënyrë pa dhimbje, për sa kohë që pacienti dhe familja e tyre bien dakord.
Vetëvrasje e asistuar: Një mjek ndihmon një pacient të bëjë vetëvrasje, si pasojë e kushteve të padurueshme mjekësore, nëse ata e kërkojnë atë.
Dhoma e ulët e parlamentit spanjoll votoi 202-140 me dy abstenime mbi miratimin përfundimtar të projekt-ligjit të eutanazisë. Deputetët nga koalicioni qeverisës i krahut të majtë të Spanjës dhe partitë e tjera e mbështetën atë, ndërsa ligjvënësit konservatorë dhe ekstremë të djathtë votuan kundër legjislacionit, duke u zotuar ta përmbysin në të ardhmen.
“Sot ne jemi një vend më njerëzor, më i drejtë dhe më i lirë. Faleminderit të gjithë atyre që luftuan pa u lodhur për njohjen e së drejtës për të vdekur me dinjitet në Spanjë,? – shkroi të enjten kryeministri Pedro Sanchez.
Kisha Katolike Spanjolle ka dënuar me forcë reformën, duke krahasuar eutanazinë me “një formë vrasjeje”. Rreth njëqind njerëz protestuan kundër legjislacionit jashtë Parlamentit.anabel