Pas 11 vitesh lidhje me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishme të jetës së saj.
Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.
Sipas medave Ethemi është larguar nga banesa e përbashkët, në një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës dhe ata tashmë vazhdojnë jetën të ndarë në Tiranë.
Të dy kanë lidhje të forta me fëmijët nga martesat e para, Ethemi me tre vajzat që jetojnë në Londër dhe Inva me djalin që jeton në Paris.
Për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella dhe pushime verore në jahte. Gjatë asaj kohe, të gjithë e panë si artisten që fati i ndriti në moshën e mesme.
Por tani punet duken ndryshe.
Para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, Inva sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me “burrin pa celebrim”, Ethem Ramadani, dhe një ndarje të mundshme që u mbajt deri tani sekret.
Por çfarë ka ndodhur realisht, që Inva tashmë 55 vjeçe dhe kur ka lënë karrierën operistike, vendos të mbyllë një kapitull në jetën e saj për të rinisur ndoshta një kapitull të ri?
Sipas miqve të tyre, kontradiktat kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitimet që kishin në fillimet e njohjes së tyre.
Mula ka hequr dorë nga karriera operistike dhe këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event. Ajo u angazhua në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë.
Ndërsa biznesmeni, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur një klinikë të tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron falas pacientë që nuk duan të marrin ilaçe.
d.a. / dita