Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“S’mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta e ku dashuria s’ekziston”

  • Thread starter Thread starter Bora Basholli
  • Data e fillimit Data e fillimit
B

Bora Basholli

Guest
Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon. Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.

Keanu Reeves është 55 vjeçar dhe jeton i vetëm. Ai përshkruan humbjet që kishte pësuar në jetën e tij, plot padrejtësi dhe shkatërrime. Jeta e tij ka qenë një tragjedi e vazhdueshme, megjithatë mënyra se i e ka përballuar ai është e jashtëzakonshme dhe për t’u admiruar

Braktisja nga i ati


Më 1967, Samuel Nowlin Reeves braktisi familjen e tij – gruan Patricia Taylor, dhe dy fëmijët Keanu dhe Kim. Keanu ishte vetëm 3 vjeç. Ata jetonin në Lebanon, Australi dhe Nju Jork, përpara se të vendoseshin në Toronto. Keanu vizitonte babanë e tij herë pas here derisa u bë 6 vjeç. Pasi arriti moshën 13 vjeçare, ai e vizitoi atë për herë të fundit në fermën e tij. Në një intervistë Keanu tha: “Historia ime me babanë tim është një histori e rëndë. Është përplot dhimbje dhe mjerim.” Keanu u përball pastaj me disleksia (vështirësi në lexim), ku përfundimisht la shkollën e mesme dhe nuk mori fare diplomë.

Goditjet e para në jetë

Më 1993, shoku më i mirë i tij dhe aktori River Phenix, 23 vjeç, kishte marrë mbidozë të kokainës në një klub në LA në pronësi të Johnny Depp. Ai vuajti shumë dhe më pas ndërroi jetë. Gjatë një interviste më 2014, Keanu u pyet në lidhje me atë se si ishte River Phenix: “Ai ishte një person i shquar dhe një aktor i mirë. Ne kaluam shumë kohë të mira së bashku dhe më mungon shumë. Mendoj për të shpesh”, tha Keanu

Tragjedia e dytë e shkatërron atë

Më 1998, Keanu takoi Jennifer Syme, një aktore e re. Më 1999, Syme lindi një vajzë të vdekur. 18 muaj më vonë, Syme vdiq nga një aksident me veturë. “Hidhërimi ndryshon formën, por kurrë nuk përfundon. Njerëzit keqkuptojnë dhe thonë se mund t’ia dalësh me të. E kanë gabim. Kur njerëzit që i do shkojnë, ti mbetesh vetëm. Më mungon të jem pjesë e jetës së njerëzve të tjerë dhe anasjelltas. Mendoj si do të ishte jeta ime tani sikur të ishin ata këtu – çfarë do të bënim së bashku. Më mungojnë të gjitha gjërat të cilat nuk do të bëhen kurrë,” tha Keanu në një intervistë për revistën Parade.

Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq…

Kim, motra e tij, u sëmur për shkak të betejës së gjatë të saj me leukemi. Kanceri eventualisht ra në remision, por ajo ende është duke luftuar me sëmundjen. “Kur ajo ishte në spital ai ishte atje me të gjatë gjithë kohës, ulur afër shtratit të saj, duke ia mbajtur dorën. Nganjëherë, duket sikur ai nuk i beson vetes për të pasur një marrëdhënie me dikë”, kishte thënë një shok i ngushtë i tij. Ai pasurinë e tij nuk heziton ta dhurojë për qëllime bamirësie, shumicën për njerëzit me kancer, për qendra kërkimore dhe për spitale. Ai ka krijuar organizatën e tij për bamirësi të quajtur ‘Stand Up to Cancer’ dhe Fondacionin SickKids.

Takimi me vdekjen

Më 1988, një aksident me biçikletë e la atë me një shenjë të trashë vertikale në barkun e tij. Më vonë i është dashur të heqë shpretkën. Ai kishte qëndruar i shtrirë në trotuar për një orë derisa ndihma kishte arritur. “Unë e quaj atë një udhëtim demon (që do të thotë të udhëtosh natën pa drita). Më kujtohet si i thosha vetes “do të vdes”. Më kujtohet si thirrja për ndihmë. Dhe dikush më në fund ishte përgjigjur nga errësira, dhe më vonë dritat e ambulancës ranë mbi mua. Kjo ishte pasi një kamion kishte shkelur mbi helmetën time. E kisha larguar atë pasi që nuk mund të merrja frymë. Unë u largova nga rruga, por kamioni kaloi mbi helmetën time,” tha ai për Rolling Stone.

Ai kishte pësuar një tjetër aksident me motoçikletë më 1996, ku theu kyçin e këmbës së tij që e la atë me një shenjë të gjerë dhe të lakuar në këmbën e djathtë.

Keanu Reeves është i njohur edhe për një deklaratë të fortë moraliste e cila u bë virale. deklarata është një pasthirrmë e fuqishme kundër një regjimi moral që ka përfshirë të gjithë globin:

“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si prostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”.

Ku grate nuk duan femijë dhe burrat nuk duan një familje.

Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi.

Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë fase se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre.

Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.

Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.

Ku njerëzit riparojnë cdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me vetën e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.

Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitive dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.

Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.

Une e kam zgjedhur rrugen time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do të gjeja më shumëse askund…”



b.b/dita
 
Ka shpalosur nje te vertete shume te hidhur;);)
Kshu eshte bere jeta sot:D:D.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back