Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Skllaveria ne Shqiperi

ilia spiro

Duaje te afermin tend si veten tende
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 16, 2022
Mesazhe
15
Pëlqime
12
Nga Edmond Arizaj

Si ka mundësi që traditat tona, arbërore-shqiptare po rrënohen çdo ditë e më shumë? A mund të mendohej para 100 vjetësh që ajo vajza nga Librazhdi që përdhosi krevatin e pangrohur nga burri e që për punë e shërbim e kishin marrë, të shpëtonte gjallë, pasi e kapën me jaranin në shtëpinë ku flinte vetëm prej tri vitesh?

Si ka mundësi që nderi dhe namuzi ynë, për të cilin jemi mburrur në shekuj, tani është katandisur vetëm në shkopinj e dru, jo në plumb?! Si ka mundësi që degjenerimi i dikurshëm, aq i bukur dhe autentik që bëhej nëpër lagje, apo fshat për hatara të tilla, tani bëhet me video nëpër rrjete sociale, pa shkaktuar atë ngazëllimin e kokave që zgjateshin nga dritaret duke kukurisur “o ç’u kënaqëm”?

Po si ka mundësi që prindërit e saj, pritën 17 vjet për ta martuar dhe jo 13 e 14 sa e kemi pasur traditë?! Po si vallë nuk e kanë më atë gjakun e ndezur që të merrte gjak në vetull dikur, e nuk ia prenë vajzës mishin me gërshërë e kështu ta vinin nderin në vend dhe me miqtë e para fshatit të mos turpëroheshin? Po si vallë ata vjehërr e vjerrë, pasardhës të denjë të Lekës, nuk i prenë hundën siç e kërkojnë rregullat e inkuizicionit në këto raste, që tërë jetën të tregohej me gisht?

Po si vallë në gjithë shoqërinë tonë me prejardhje hyjnore pellazgo-arbërore, ka ende tek -tuk ndonjë që i vjen keq për atë vajzë? Dhe si ka mundësi, si ka mundësi, ka disa qelbësira që thonë të merren masa për ata që i përhapën videot, pa menduar që kjo shërben për t’u dhënë një mësim të mirë gjithë atyre vajzave e grave që e kanë zakon të përdredhin bishtin?


Si mund dikush të mbrojë një femër të tillë të ulët, që tradhëton burrin, sepse arbërorët në këto 30 vjet i kanë çuar vetë a i kanë shitur në Itali të fejuarat dhe gratë, por kjo s’ka pse të jetë skandal, ato plaçkë janë tek e fundit?


Po si vallë ne, pasardhësit direkt të virtytit, nderit, burrërisë, besnikërisë, të prekur nga dora e Zotit që në përmbytjen e Noes, të pamolisur nga rrjetet sociale dhe videot me bythë e gjokse jashtë; me programe televizive ku puna, inteligjenca, talenti dhe mundi marrin vlerësim; ku nuk çmendemi fare nga programe që promovojnë seksin e shfrenuar, marrëdhëniet me shumë partnerë, fjalorin e denjë për kuplara në programe të rinjsh; që jemi qibarë e nuk pranojmë që eskortat të na shiten si modele; që kundërshtojmë si shoqëri pasuritë e vëna nga vajza e gra që nuk kanë punuar kurrë as si modele…të na dalë një pispilluqe nga Librazhdi dhe të na prishë imazhin?

(Pyetja ime e parë, me vete sigurisht, ishte: Mirë nusen, po as djalin nuk e deshën këta që bënë videon, sepse në njëfarë mënyre edhe ai ndihet keq dhe i rënduar nga gjithë kjo shfryrje shoqërore? Pse pra meqë e bënë videon, t’ja nisnin dhe t’i thoshin, o bir, kjo vajzë nuk bën për ty, na fal?)


Nuk ka Jezus mes nesh që të thotë kush nuk ka bërë mëkate të hedhë gurin i pari mbi mëkataren, sepse nuk është pa faj dhe ajo vajza sigurisht. Por vrisni njëherë mendjen, mblidhini faktet, imagjinoni trysninë, vendosuni në vendin e kësaj fëmije (minimumi 10 vjet më e vogël se gjithë personazhet e tjerë) e pashkolluar ndoshta, shtojini kësaj bombardimin prej një viti të merakut të madh kombëtar cilën ka lënë dhe cilën ka zënë Donaldi mes Alesias, Borës dhe Beatrixit, apo ndonjë bombardimi tjetër, dhe do dalë i pastër qelbi shoqëror i Librazhdit, por që besoj ka mbledhur në shumë e shumë vende e familje të tjera të Shqipërisë.


Në kokat pellazgo-arbërore duhet të nisë të ngulitet mirë një gjë: Tradhëtia është “punë” vetëm e dy-tre njerëzve dhe zgjidhet në gjykatë. Gjithë tjerët duhet ta mbajnë hundën brenda punëve të tyre, edhe vjehrrat, edhe baballarët, edhe komshijtë.


Tema
 
Femra duhet te ngrihet ne lartesine e dinjitetit te saj, ne barazi absolute me mashkullin. Kjo ngjarje eshte tipike per zonen rurale sidomos, por nese femrat nuk ngrene zerin, nuk do tua vere veshin njeri. Ne kete rast dhe te tjere si keto femra ndodhet ne kushtet e skllaverise, prandaj duhet te nderhyje shteti kunder dhunuesve fizike dhe psikologjike. Kjo vajze duket se shpetoi nga ai ferr, dhe te njejten duhet te bejne te gjitha ato qe skllaverohen, sugjerimi im eshte drejtimi ndaj institucioneve shteterore, deri edhe ambasadave te huaja nese po jete e nevojshme. Le te mesojne te pakten se skllaveria ekziston akoma, se paku me celular nje vidio, etj., qe sot mundesite jane te pakufishme. Po nuk qau femija nuk i jep nena te pije. Marredheniet ne cift le ti zgjidhe vete cifti, le qe me duket se kjo as e njihte burrin e saj. Nje pergjegjesi te madhe kane institucionet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, por emisioni "Me zemer te hapur" eshte ai qe dhe kontributin kryesor ne sensibilizimin e asaj pjese te paskllaveruar te shoqerise. Ti vije turp shtetit shqiptar qe toleron skllaverine ne vitin 2022.
Nuk e di nese eshte celebruar para moshes 18 vjec, ne te kundert kane pergjegjesi gjendja civile, por edhe lidhje te kene nxitur para moshes 18 vjece, ose 14 vjec a me poshte, aq me teper shteti eshte fajtor, se femija nuk eshte prone e prindit. Shteti prandaj eshte per ndikuar me evropianizimin e mentalitetit, plus ne keto raste jane shkelje te renda te ligjit pasi vajzat jane minorene. Ky eshte rast i paster dhe duhet te ndiqet dhe nga te tjera. Perndryshe ligjet jane per ne leter. Fatkeqesisht shteti eshte "nul". Kjo ngjarje eshte filmi perralle nga e kaluara, ku lyhet mire dora...
po qe kjo marredhenie ka filluar kur vajza ka qene minorene, nuk denohet me ligj??,..te pakten nje gjobe simbolike sa per sensibilizim, ketu nuk bej politike, shteti keto kohet e fundit ka bere shume, por kjo nuk tolerohet, ketu jemi ne kushtet e skllaverise moderne,..., kur nje femije 20 vjec, rrihet, lincohet, shahet, madje dhe nga familja e vet, nuk duhet te nderhyje shteti, videot jane te qarta se ka pesuar dhune, te rende,...kush pergjigjet,,,kesaj ne fakt i lumte se ka bere denoncim,
 
Po, erdha thjesht se mbroj njerezit e pambrojtur, le ta gjykojne si te duan
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back