Skandali i përgjimeve, jep dorëheqjen në Greqi kreu i Shërbimeve Sekrete
Shefi shërbimit sekret grek Panajotis Kondoleon dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Grigoris Dhimitriadhis kanë dhënë dorëheqjen paraditen e së premtes.
Sipas mediave greke, dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.
Sipas publikimeve të mediave vendase, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të Pasok, i cili denoncoi se pati një tentativë për infektimin e telefonit të tij me programin “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se programi i përgjimeve ishte instaluar në telefonin e një gazetari.
Qeveria mohoi se ka dijeni lidhur me ngjarjen,por ka qenë sërish “gazeta e redaktorëve” e cila ka publikuar kontaktet e afërta dhe takimet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë greke, me drejtuesin e kompanisë e cila importon këtë program në Europë.
Qeveria mohon të ketë lidhje me përgjimet, ndërsa burime qeveritare thanë se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë u dhanë pikërisht për ti hapur rrugë hetimit të pavarur të çështjes
Top Channel