Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Skandal në Kardhica të Greqisë! Në zonën me 6000 banorë “janë vaksinuar 40.000 persona”

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Skandal në Kardhica të Greqisë! Në zonën me 6000 banorë “janë vaksinuar 40.000 persona”​



Kardhiqa.jpg


Një skandal që mund të trondisë jo pak sistemin shëndetësor grek, ka ndodhur në qendrën mjekësore të komunës Palama në Kardhicë të Greqisë.

Prokuroria e Kardhicës hapi një hetim urgjent, pas denoncimeve se një punonjëse e kësaj qendre mjekësore, kishte lëshuar mbi 480 vërtetime vaksinimi kundër Covid 19, pa iu injektuar doza e vaksinës.

Skandali duket se ka përfshirë edhe drejtues të sektorit të shëndetësisë, ndërsa pas ndërhyrjes së prokurorisë së Kardhicës, u zbulua se në këtë qendër janë kryer 40.000 vaksinime, ndërkohë që banorët janë vetëm 6000.

Askush nuk mund të thotë me saktësi ç’ka ndodhur, por burime qeveritare shprehën shqetësimin se ndoshta kemi të bëjmë me një skandal me përmasa të mëdha.

Menjëherë është dërguar në zonë një grup kontrolli, ndërkohë që me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Thanos Plevris është pezulluar i gjithë stafi i kësaj qendre mjekësore.

Shumica e vërtetimeve të rreme të vaksinimeve duket se u është dhënë qytetarëve nga Greqia Veriore dhe kryesisht nga vendi i origjinës së infermieres në periudhën kohore para muajit gusht.
Përveç vaksinimeve të rreme po hetohet edhe për dhënien e vërtetimeve false të testeve laboratorike PCR.

Në ditët në vijim, pritet të fillojnë procedimet penale pasi të zbulohen edhe të dhënat bankare të infermieres në fjale, ndërkohë që po hetohet edhe për implikimin e personave të tjerë nga stafi i qendrës shëndetësore.

Madje nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave penale edhe ndaj atyre që janë vaksinuar.
Skandali në fjalë u zbulua kur në fund të ditës së vaksinimit në qendrën shëndetësore të Palamas Karditsa, u gjetën dy vaksina të tepërta. Kështu, hetimi çoi në zbulimin e certifikatave të personave të vaksinuar, në të cilat u zbulua se nuk kishte vulë dhe nënshkrim të mjekut, siç përcaktohej në rregullore.

Siç ka deklaruar Anna Mastorakou, nënkryetare e Shoqatës Mjekësore Panhelenike, ka një presion të madh ndaj mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë për certifikatat e rreme të vaksinimit, por edhe testet e rreme pozitive për të shmangur vaksinimin, madje presioni shtohet pasi ka persona që jo vetëm për arsye ideologjike, por edhe arsye të tjera premtojnë nga 100-200 euro për një certifikatë të rreme.

Ndërkohë, Ministri i ri i Shëndetësisë ka njoftuar mëngjesin e së hënës një ligj te ri, më të rreptë që do të përfshijë veprën penale të vaksinimeve të rreme.


Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back