Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sjellja e çdo shenje të zodiakut kur është në plazh…

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Sjellja e çdo shenje të zodiakut kur është në plazh…​



iuuu-12.png



Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat zakone kur shkojnë në plazh.

Ka nga ata që preferojnë të kalojnë orë e orë nën një ombrellë dhe nga ata që preferojnë të kalojnë tërë ditën në ujë. Horoskopi na ndihmon të njohim sjelljen e çdo shenje të zodiakut kur jemi në plazh.

Dashi​

Plazhi është një nga vendet e juaja të preferuara për t’u çlodhur apo për t’u argëtuar në shoqërinë e miqve tuaj. Mund të kaloni orë e orë të tëra shtrirë në diell për t’u nxirë ose në ujë për të notuar dhe për të tonifikuar trupin tuaj.

Demi​

Është e lehtë të njohësh veten në plazh, sepse thuajse gjithmonë shihesh i shtrirë në një shtrat të rehatshëm, me një kapele në kokë për të shmangur ‘goditjen’ nga nxehtësia dhe me një pako patate të skuqura në dorë dhe i përgjumur ndërsa lexon një gazetë.

Binjakët​

Nuk mund të qëndroni kurrë në plazh pa folur. Gjithmonë ke kufje dhe bisedon me njerëz. Kur shkëputeni nga celulari, jeni gati të bisedoni me fqinjët e çadrës dhe me të gjithë shitësit ambulantë, të cilët zakonisht arrijnë t’ju bëjnë të blini atë që duan.

Gaforrja​

Janë disa zakone nga të cilat nuk mund të hiqni dorë, si për shembull të shkoni në plazh me të gjithë familjen, të merrni dy-tre çadra, disa shezlonge dhe të paktën një dyshek për të luajtur në ujë me fëmijët.

Luani​

Plazhi është vendi i përsosur për të nxjerrë në pah të gjithë aksesorët që keni blerë për verën. Nuk po flasim vetëm për rrobat e banjës shumëngjyrëshe, por kapelet tuaja prej kashte, vathët, peshqirin e plazhit apo shapkat tuaja ngjyrë ari.

Virgjëresha​

Zakonisht shiheni duke mbërritur në plazh në momente kur dielli nuk është shumë i fortë. Kështu mund të shijoni lindjen ose perëndimin e diellit. Keni gjithmonë me vete kompletin që ju nevojitet për të parandaluar djegiet nga dielli ose për të ndërhyrë në rast se ju pickon një kandil deti.

Peshorja​

Njiheni mjaftueshëm në plazh sepse mbani gjithmonë veshjet më të fundit të modës. Kështu ju vishni kostumin identik me atë të personazheve të Isola dei Famosi ose përdorni peshqirin e plazhit nga Chiara Ferragni.

Akrepi​

Është më e lehtë të të shohim në plazh në mbrëmje, të shikosh yjet, sesa ditën nën diell. Ju urreni të kaloni orë e orë nën diellin përvëlues, me rërën që ndoshta ngjitet në çdo pjesë të trupit. Gjithashtu, në momentet e pikut ka gjithmonë shumë zhurmë për shijen tuaj dhe nuk e vlerësoni faktin që ka kaq shumë çadra pranë tuajave. Vetëm kur jeni në ujë mund të zbuteni pak.

Shigjetari​

Zakonisht merrni me qira një çadër, një shezlong dhe rezervoni një varkë me pedale për të shkuar në ujë dhe për t’u argëtuar me partnerin ose me miqtë tuaj.

Bricjapi​

Dikush duhet t’ju ndalojë të merrni kompjuterin tuaj në plazh sepse, shumë shpesh, ju shiheni duke punuar nën një çadër në vend që të jeni në ujë ose të luani me fëmijët ose miqtë tuaj. Nëse vërtet dëshironi të jeni të zënë, mund të merrni gjithmonë një libër me vete.

Ujori​

E rëndësishme për ju është që të mos ju imponohen rregulla absurde se si të silleni në plazh. Ju bëni çdo gjë për të mbledhur atë që njerëzit e tjerë kanë lënë pas.

Peshqit​

Më shumë se të jesh në plazh, të pëlqen të jesh në ujë dhe shumë shpesh të frekuentosh plazhet pa njerëz. Jeni shumë dashamirës me njerëzit që takoni dhe ndonjëherë bashkoheni me ata që ndërtojnë kështjella të mëdha me rërë, të cilat ju bëjnë të mendoni përsëri fëmijërinë tuaj./ Top Albania Radio



Top Channel
 
Une punoj cdo moment ? ka drejt per bricjapin ??
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back