Pasi forcat e policisë janë tërhequr nga Teatri Kombëtar dhe zona përreth godinës, aty kanë vazhduar të qëndrojnë protestues, artistë dhe qytetarë.
Përpara tyre kanë folur regjisori Edmond Budina, aktori Neritan Licaj dhe regjisori Robert Budina.
Regjisori Edmond Budina:
“Ata u tërhoqën, por në skuta të errëta kushedi çfarë kurdisin. Do të themi se kemi fituar kur ne qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë realisht t’ia kemi dalë në këto betejat tona. Por ne jetojmë në realitet ku njerëzit e thjeshtë vuajnë e oligarkët pasurohen. Politikanët shkojnë dhe vijnë, qytetaria mbetet. Ju lutem, na mbështesni. Do të jemi këtu derisa të bjerë kjo qeveri e të strukturohet teatri. Ne nuk tërhiqemi. Këtu janë shpirtrat e të gjithë shqiptarëve. Mos e harroni, Teatri është kulturë, pasuri, shpirt kombëtar”.
Aktori Neritan Licaj:
“Teatri është shprehje e demokracisë dhe kështu do të mbetet. Nuk kanë për ta mposhtur dot kurrë, në asnjë lloj forme, sepse nuk mposhtet shpirti i lirë. Zemra e pastër dhe mendja e kthjellët nuk mposhten nga armët”.
Regjisori Robert Budina:
“Nëse jemi bashkë, do ta mbrojmë Teatrin. Kjo është padrejtësi dhe duhet të luftohet. Pakica janë ata, shumica jemi ne. Tërheqja e forcave të policisë erdhi për shkak se nuhatën këtë luftë të madhe për të drejtën”.
e.ll./dita