Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Simona Shalcanj

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897
Nje poete e cila ne shkrimin e saj te le me shume domethenje

140015.jpg

Ketu do gjeni krijimet e saja
 
Dashuria

Nuk te kerkova!
Por te gjeta!
Nuk jetova kurre me TY!
Por me ty shpirterisht jetova!
Nuk u ndava kurre prej teje!
Por askurre s`u bashkuam!
Nuk me ke asnje detyrim!
Por jam une qe i kam detyrime vetvetes
dhe TY.
Nese do te dish sa me mungon, perpiqu te mbledhesh pikat e shiut.
Ato qe arrin te mbledhesh tregojne sa shume te mungoj une ty.
Ato qe nuk arrin dot te kapesh tregojne sa shume ti me mungon mua.
Mos kerko ate qe do duash,se perfundon duke dashur ate qe gjen!
 
MOS E HUMB​

Mos e humb vetën, mirësin e as shpirtin tënd, mos e shit veten, karakterin e as moralin tënd...

Vetem pse njerëzit nuk janë ashtu si ti je, vetem pse njerëzit nuk bëjn atë qe ti bën për ta, vetem pse zhgënjehesh e vritesh nga njerëz që nuk besoje që do të vritesh apo zhgënjehesh kurrë...

Të ndryshosh e të bëhesh versioni yt më i keq vetem pse je zhgenjyer disa here ne jetë, nuk është zgjedhja e duhur, është goditja me fatale qe mund ti bësh vetës...

Vazhdo të kërkosh më të miren tënde e kurr mos e kurse.
Sepse dhurata me e mire qe Zoti mund ti jap njeriut ne këtë jetë është të jetë njeri i mire, pavarsisht gjithçkaje dhe çdo gjëje.
 
MALLI PER BABIN TIM​

E heshtur qëndroj pranë dritares! Hedh shikimin dhe mijëra mendime më shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje në kraharor më ndizet si vullkan, kur shikoj se jashtë fillon te bjerë shi!
– Renkoj se ty te lag baba !

Kam menduar shumë per ty! Dhe ndjehem e pikëlluar! Ndjehem e ngarkuar mall e dashuri per ty, pikërisht çdo çast, edhe keto ditë te përvjetorit të katërmbdhjet! Baba! Të them se më mungon shumë! Shumë!

Sa mendime me vijnë ne kokë dhe më sillen rrotull! Dua të gjitha të t’i them! Të të tregoj per planet, suksesin, zhvillimin! Dua të të flas per gëzimin që më ka mërguar qysh kur u ndave ti nga jeta! Në vend të tij, ka shtrirë përmasat pikëllimi ! Eshte kujtimi për ty baba!

Sa herë më bëhet se hyn ne derë me buzqeshjen tende! Të degjoj trokëllimat ashtu si ecje i qetë! Dhe përpiqem te dal shpejt e shpejt përpara e të të perqafoj! Por, kot ! Se ty qe diten qe vdiqe nuk te pashë kurre !

Tash edhe pas varganit te madh te lotëve e kuptoj se mbetem duke pritur ne heshtje! E di mirë se nuk do te gjej! Dhe serish bijë në pikëllime dhe qajë me dënesë duke klithur.

Sot je shumë larg meje Baba! Më bëhet se u shkëpute si meteor dhe shkove te bësh nje vend në përjetësinë e kujtimeve! Sa deshiroj të të shterngoj doren tende, dhe te ulemi bashkë me ty! Dhe të kuvendonim e te gezoheshim bashke! Por ti edhe nga fotoja ku te shikoj, nuk ma the asnje fjalë me gojë! Por, ti me heshtje me thua gjithcka! Me zemer më flet, e di!

Ne fakt, ti baba je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me mua! Por, unë ndjej ankth nga kjo largesi dhe po te mundja ne ketë moment do te isha ne krahun tend, te te thosha se është shumë e rendesishme per mua, të të kisha një çast! Se te desha, dhe te dua shumë.

Baba! Edhe në këto çaste të këtij përvjetori, është hapur kaptina e re e mallit! E ndjej se vuaj shumë ! Vdekja jote akoma e ftohte derdhet dhe me ndez dhembjen ne shpirt! Ah! Si nuk je me ne! Tani që nuk je mos më thuaj të mos qaj se kam shumë nevojë te shfryjë atë llavë të vullkanit qe ndizet nga mungesa qe e ndjej per ty! Se kam nevojë per ty ..

Sa isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrim i imi! Ashtu kanë mbetur sytë e tu, zeri, hapat tek ecje oborrit e kur hyje ne shtëpi! Akoma i ndjej por, ty nuk të shoh dot! Edhe pse, per orë e çat të dëgjoj tek shqipton emrin tim!
Baba! Të them dhe këtë, dhe dije se edhe unë jam krenare që isha bija jote! Tash, ne qoftëse e lexon ketë leter , kuptoje se çdo shkronjë është nje lot, çdo fjalë një lumë, çdo fjali një detë. Dhe letra eshtë bërë oqeani i pikëllimit tim, për Ty! Baba, ti frymëmarra e dashurisë sime . Ti krenaria e shtigjeve te jetës !
Tash , po e permbyll me dëshirën të prehesh në qetësi i dashuri im baba…!

@Plusbellelavie lexoje po mos qaj
 
POEZIA E VDEKJES SIME​

Oh mor Zot, cfare po ndodh?!
Ne jeten time dicka nuk shkon.
Mos valle s'jam ketu?!
Mos valle jam nje trup i tretur me zemren e zeze te dheut?
Tani asgje s'ka rendesi per mua, as mua dhe as njeri,
per mua ketu jeta mbaroi se kjo semundje me shkaterroi,
kam qare dhe qaj cdo nate,
cdo sekonde vrapoj ne heshtje.
Por nuk e di a jam gjalle.
Vuaj, vuaj, vuaj, vuaj...
Po marr gjak nga dora e njeriut
po me duket sikur marre helm.
Nuk me kupton askush ne te vertete
se mua nuk me ka ngelur shume jete,
fluturoj prane shoqes sime
dhe gjej strehim ne zemren time.
Ajo strehe eshte tani per mua,
se streha e pare u shemb nga nje perrua,
streha ime e pare ishte dikush tjeter,
po ajo u be shkrumb si nje leter,
se ai deshi nje shoqeri tjeter,
ai qesh dhe nuk e kupton se une kam nevoje per te,
dhe thote qe une s'jam asgje per te!
Me keto fjale ai me tregon se asgje e imja s'e lendon,
tani cdo gje mbaroi dhe nuk mund te them se me tradhetoi.
Ishte kjo semundje e pashpirt qe e largoi.
Kam nje vella qe ndoshta me do,
por shpirti im ka frike mos e lendon,
vuaj ne heshtje qe ai te mos me kuptoje,
dhimbjen time te mos degjoje.
Njeriu me i sinqerte qe ne bote mund te rroje,
ajo s'ka meshire mund ta lendoje.
E dua shume, shume e dua eshte jeta per mua!
Kam frike, frike kam se ne kete bote e vetme jam,
vetem, vetem, vetem...
Meshira me ha ngadale gjithmone mbetem pa fjale,
nuk dua meshiren e askujt,
se nuk jam vdekja e kurrekujt,
ja vdekja e shpirtit tim se hija jeton ne mjerim.
Asnje s'me kupton kur do me kuptojne?
Kur te jem e lire apo kur te vdes,
e perlyer me gjakun e nje jete te peshtire?!
 
NESE ME TRADHTON​

Nëse më tradhëton
Të vret perendia
Por,më së shumti të vrasin
Vuajtjet e mia
Bora e bardhë, bjen prej malit
Fjala tradhëti
rrjedhë prej gojës së djalit
sytë e mi,prapë të kërkojnë
sikur shiu ,vetëm lotojnë
jo ,jo nuk mundem me të harua
se unë ende të du
edhe pse m\'ke tradhëtu
kur një ditë të pashë
ishe me një tjetër
mendova se do të pendohesh
ta shkrujta një letër
letrën kur e shkrova
plasa tue vajtu
martohu ,o i dashur
se mua më kanë martu.
 
URREJ​

Urrej syte e tu,qe vec me mashtrojne
urrej buzet tua,qe vec me tradhetojne
urrej shikimin tend,qe me perul para teje
urrej hapat tua,kur vine drejt meje
urrej ku me thua,te dua me shpirt
urrej kur pas meje,nje tjetre ia perserit
urrej kur me krahe,me afron drejt vetes
urrej kur ma ndryshon,rrjedhen e jetes
urrej kur me genjeshtra,ma ndryshon mendimin
urrej kur ben,sikur e kupton gabimin
urrej kur me thua,do jemi bashke si sot
por mbi te gjitha urrej fatin ,
qe nuk te urrej dot!...
 
GJITHMONE JETA IME​

Gjithmonë kam menduar se nuk do të ekzistojë dikush në jetën time që do e dua shumë, edhe pse ëndërra ime ka ekzistuar aty çdoherë, por ka qenë ëndërr derisa të takova ty dhe mund të gjej 1 milion fjalë për të shkruar sonte atë që ndjej për ty, se si të takova dhe si u dashurova tek ti, edhe sikur dhjetëra romane të shkruaj për dashurinë time ndaj teje, Përsëri nuk do mjaftonte ngaqë dashurinë time mund ta ndjesh vetëm ti, të përket vetëm ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoj atë. Thjesht je ai ëndërra që kam ëndërruar, je ylli i parë që e shoh kur nata bie, je ai i cili më hapi derën kur unë isha e lagur jashtë derisa binte shi, je ti ai i cili më zgjati dorën kur unë isha një hap nga fundi, je ai i cili më dhe kurajo për të vazhduar më tej, je arsyeja pse jetoj, je disi i përsosur për mua dhe nuk do të ekzistojë tjetër në jetën time që do të mund të të zëvendësoj.
Kur të njoha ty e kuptova që gjithçka që dija për dashurinë kishte qenë gabim dhe ajo frika se do të jem e lënduar tani është larguar sepse ishte ai i cili më drejtoi tek ti. Më vjen mirë që ti je imi dhe unë jam e jotja dhe së bashku do të luftojmë kundër gjithçkaje vetëm e vetëm ta ruajmë këtë ndjenjë të veçantë sepse nuk dua ta humb.
Kur jam me ty dua të humben e tëra. Kur them kështu, nuk më intereson për të tjerët, nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve për mua, thjesht të përkas ty dhe dua që këtë ta ndjesh thellë brenda vetes tënde. Nuk ekziston dikush që do të hyj në teritorin tënd i dashur (që dmth brenda meje) sepse i jam betuar Zotit se unë do të jetoj për të të bërë të lumtur vetëm ty. Nuk dua ta humbas as edhe një buzëqeshje tënden, nuk dua ta humb as edhe një puthje, thjesht dua të gjitha gjërat t’i përjetoj me ty. Kam provuar që të mos mendoj për ty, por vetëm ka qenë njejtë sikur t’ju them gjetheve gjatë vjeshtës të mos bien poshtë, ka qenë njejtë sikur dielli i nxehtë i verës të mos shkëlqejë dhe ngroh.Ti ke lënë gjurmë në jetën time të cilat nuk fshihen nga era, nga dallgët apo nga harresa dhe këto gjurmë do t’i mbart me vete derisa të vdes. Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit. Të dua kështu, sepse unë nuk di ndryshe! Kur jam me ty mund të jem vetja; kur jam me ty ti më lejon të të përshkruaj në detaje se si e kam kaluar ditën; ti asnjëherë nuk më thua “përsëri do ma tregosh këtë histori?!”, ti je inspirimi im, drita ime; ti din si të sjellësh buzëqeshje në fytyrën time; secili tik-tak i zemrës sime të përket ty; ti mund të më lexosh edhe mendjen; më ke mësuar se ç’është dashuria; në historinë e jetës sime, kapitujt më të mirë janë të mbushur me ty; këto janë arsye të pafundshme për të të treguar pse të dua, por më e rëndësishmja i dashur është se, çdokush e di që jeta i ke të mirat dhe të këqijat e veta, një ditë je në majë të botës dhe një ditë je palaço, unë i kam kaluar të dyja për të mësuar se nuk duhet ta ndalësh diçka që është duke shkuar mirë, atë që e kemi ne të dy tani, e di që është një gjë e mrekullueshme të cilës nuk dua t’i jap fund. Do të ecim bashkë deri në fund, të premtoj. Të premtoj që do jap gjithçka që kam për të të parë të lumtur. Të dua deri në pafundësi
 
NDAL DHUNA​

NDALO DHUNEN O NJERI
MOS QELLO SE ESHT FEMI
AI ESHT EGJELL PLOT DASHNI
MOS JA NZJERR LOTIN NE SY

TI O PRIND QE DHUNON FEMIN
TI SE NJEH KURR DASHURIN
TI MEKATIN SHUM E SHTON
KUR FEMIJEN E QELLON

SE FEMIJA PER BAB E NAN
ESHT SI DJELLI QE SHENDRIT DYNJAN
ESHT KRIESA E TE MADHIT ZOT
MOS JUA NZIRRNI ME DHUN AT LOT

ME NIGJONI O NJEREZI
LUM KUSH KA FEMI NE SHPI
KA GEZIM DHE LUMTURI
ESHT ME E MADHJA PASURI
 
PREMTOJ​

Premtoj se gjithmone do te te dua
Do rrespektoj ndjenjat e tua
Do jem e jotja deri sa te vdes edhe ne vdekje,
ne parajse ty do te te pres
Sa te rroj do jesh shpirti im
ai qe merzine ma kthen ne gezim.
Me bukurine e diellit ne perendim
do jesh gjithmone pjese e shpirtit tim
Je i vetmi qe adhuroj
Jetoj mes engjejve kur ty te shikoj.
me ben si e cmendur ty te te dashuroj
Premtoj se vetem e jotja do jem
vend ne zemer per ty gjithmone do kem.
Shpresoj qe me don sa te dua ty
qe endrren tone ta jetojme te dy
 
KUR UNE TE VDES​

Mbi detin e qete
Mbi detin e qete lunnduronte nje flete
mbi te ish shkruar "Te dua per jete"
Po se besove,
puth buzet e mia qe te kuptosh se c'eshte dashuria.
Te dua aq sa me do ti mua,
dhe do te dua gjersa te tretem
ne qofte se me ty do te mbetem.
Kur une te vdes

Kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur…

Por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin…

Do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel…

Dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar…

Dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur…

Dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

E ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule…

Dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

Dhe do rrime bashke gjer ne agimin e zbardhur…
 
VITET PO KALOJNE​

Vitet po kalojn e un prap te dua,
dashuria qe kam per ty kurr nuk u shua.
Tani rri vetem ne nje dhom dhe fshij lotet qe rrjedhin si lum dhe ndonese si e cmendur te dua aq shum kam shpres se nje dit do te vish e do te me gezosh dhe ne perqafimi tend si e cmendur do te qesh e ndoshta prej gezimit do te vajtoj.
Po un pres kot kur e di se ti nuk do te kthehesh dot.
Ti me lendove per nje aventur te thjesht ti me braktise dhe me le te pres nje te ardhme te shkret,
ndoshta edhe ti tani si un po vajton,
ndoshta tani gabimin po e pranon,
ndoshta kur te marresh vesh se zoti jeten ma ka marr do te vish dit e nat mbi varrin tim te qash.
Ndoshta cdo nat do te me kerkosh pa pushim,
ndoshta ne rrug si i cmendur do te bertitesh ''TE DUA''shpirti im.
Ndoshta do te martohesh dhe baba i mire do te behesh por edi qe mua gjithmon do te me kujtosh,
ndoshta do ti lutesh zotit qe e dhe ty jeten ta merr dhe te vish te un te hidhesh ne perqafimin tim te zjarrt ket tregim te dashuris per ty e kam keshtu te gjitha cka i kam perjetu ter keto vite me ty i kam shkru.
Edhe pse sjemi bashk deri sa te vdes do te dashuroj po fati jon qenka i till qe dashuria jon te mbetet vetem nje deshire...
 
LOTI I FEMRES!​

Kur Zoti e krijoi femren ishte ne diten e gjashte te kryerjes se punes se tij te mrekullueshme. Shfaqet nje engjell dhe i thote : “Si keshtu, po harxhon kaq shume kohe me kete?” Dhe Zoti i pergjigjet, A e ke pare projektin tim per te? Duhet te jete krejtesisht e levizshme, prej mishi e kockash dhe do te kete me shume se 200 pjese te levizshme te gjitha te zevendesueshme dhe te jene te mundshme te funksionojne perpara cdo veshtiresie...Do te kete nje puthje qe mund te sheroje nje gju te plagosur dhe nje zemer te copetuar dhe do te beje gjithcka vetem me dy duar...Dhe engjelli mrekullohet nga ajo qe sheh...Vetem me dy duar... E pamundur! Dhe ky eshte vetem modeli baze? Eshte shume pune vetem per nje dite...Prit deri neser per ta perfunduar...Jo ne asnje menyre protestoi Zoti. Jam shume afer mbarimit te krijimit te kesaj krijese ku po vendos gjithe zemren time...Ajo do te kurohet vetem kur eshte e semure dhe mund te punoje 18 ore ne dite...Engjelli afrohet me teper dhe e prek femren...Por e ke bere kaq delikate, Zot” “Eshte delikate ", pergjigjet Zoti, por e kam bere edhe te fuqishme...Nuk e ke idene se cfare eshte ne gjendje ajo te duroje apo te mbaje...A do te jete ne gjendje te mendoje? pyet engjelli...Zoti pergjigjet Jo vetem qe do te jete ne gjendje te mendoje por edhe te gjykoje dhe te arsyetoje...Engjelli atehere ndjeu dicka ne dore teksa prekte mollezat e faqes se femres me doren e tij...Zot perse ky model qe ke bere paska nje humbje...Te pata thene qe shume gjera te saj do te jene te cuditshme...Nuk eshte asnje humbje, eshte nje lot e korrigjoi Zoti...Perse sherben loti? pyeti engjelli...Dhe Zoti tha "Lotet " jane menyra e saj e te shprehurit te gezimit, te shpirtit, te urrejtjes, dashurise, vetmise, vuajtjes, durrimit, lendimit, dhe krenarise te saj...Keto i bene shume pershtypje engjellit...Je nje gjeni, Zot ke menduar per te gjitha thot engjelli...Femra eshte me te vertete e mrekullueshme...Ashtu eshte thot Zoti! Femrat kane energji qe i mrekullojne meshkujt...Perballen me veshtiresite, mbajne pesha te renda por kane lumturi, dashuri dhe gezim...Qeshin kur duhet te bertasin, kendojne kur duhet te qajne, qajne kur jane te lumtura dhe buzeqeshin kur jane nervoze...Luftojne per ate ne te cilen besojne...Ngrejne krye ndaj padrejtesive...Nuk pranojne nje “jo” per pergjigjie kur besojne se ka nje zgjidhje me te mire...Behen cope qe te mbajne ne kembe familjen. Dashurojne pa kushte...Qajne kur femijet e tyre kane sukses dhe urojne per fat miqte e tyre...Jane te lumtura kur degjojne te flitet per nje martese...Zemra e tyre copetohet kur i vdes nje mik(e) Vuajne per humbjen e nje njeriu te dashur...Pa asnje dyshim jane te forta edhe atehere kur mendojne se nuk kane me energji...E dine qe nje puthje apo nje perqafim mund te ndihmoje e te sheroje nje zemer te copetuar...Nuk ka dyshim qe femra ka nje te mete...AJO PER DIKE QE DON VERTETE HARRON SE SA VLEN!!! Prandaj kurr mos u lumturoni me Lotet e nje femre qe vertet di te doj se Zoti i numron ter ato pika te vogla Loti!
 
@Hera sa ngjak ne shkrim me mua?
 
MALLI PER BABIN TIM​

E heshtur qëndroj pranë dritares! Hedh shikimin dhe mijëra mendime më shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje në kraharor më ndizet si vullkan, kur shikoj se jashtë fillon te bjerë shi!
– Renkoj se ty te lag baba !

Kam menduar shumë per ty! Dhe ndjehem e pikëlluar! Ndjehem e ngarkuar mall e dashuri per ty, pikërisht çdo çast, edhe keto ditë te përvjetorit të katërmbdhjet! Baba! Të them se më mungon shumë! Shumë!

Sa mendime me vijnë ne kokë dhe më sillen rrotull! Dua të gjitha të t’i them! Të të tregoj per planet, suksesin, zhvillimin! Dua të të flas per gëzimin që më ka mërguar qysh kur u ndave ti nga jeta! Në vend të tij, ka shtrirë përmasat pikëllimi ! Eshte kujtimi për ty baba!

Sa herë më bëhet se hyn ne derë me buzqeshjen tende! Të degjoj trokëllimat ashtu si ecje i qetë! Dhe përpiqem te dal shpejt e shpejt përpara e të të perqafoj! Por, kot ! Se ty qe diten qe vdiqe nuk te pashë kurre !

Tash edhe pas varganit te madh te lotëve e kuptoj se mbetem duke pritur ne heshtje! E di mirë se nuk do te gjej! Dhe serish bijë në pikëllime dhe qajë me dënesë duke klithur.

Sot je shumë larg meje Baba! Më bëhet se u shkëpute si meteor dhe shkove te bësh nje vend në përjetësinë e kujtimeve! Sa deshiroj të të shterngoj doren tende, dhe te ulemi bashkë me ty! Dhe të kuvendonim e te gezoheshim bashke! Por ti edhe nga fotoja ku te shikoj, nuk ma the asnje fjalë me gojë! Por, ti me heshtje me thua gjithcka! Me zemer më flet, e di!

Ne fakt, ti baba je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me mua! Por, unë ndjej ankth nga kjo largesi dhe po te mundja ne ketë moment do te isha ne krahun tend, te te thosha se është shumë e rendesishme per mua, të të kisha një çast! Se te desha, dhe te dua shumë.

Baba! Edhe në këto çaste të këtij përvjetori, është hapur kaptina e re e mallit! E ndjej se vuaj shumë ! Vdekja jote akoma e ftohte derdhet dhe me ndez dhembjen ne shpirt! Ah! Si nuk je me ne! Tani që nuk je mos më thuaj të mos qaj se kam shumë nevojë te shfryjë atë llavë të vullkanit qe ndizet nga mungesa qe e ndjej per ty! Se kam nevojë per ty ..

Sa isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrim i imi! Ashtu kanë mbetur sytë e tu, zeri, hapat tek ecje oborrit e kur hyje ne shtëpi! Akoma i ndjej por, ty nuk të shoh dot! Edhe pse, per orë e çat të dëgjoj tek shqipton emrin tim!
Baba! Të them dhe këtë, dhe dije se edhe unë jam krenare që isha bija jote! Tash, ne qoftëse e lexon ketë leter , kuptoje se çdo shkronjë është nje lot, çdo fjalë një lumë, çdo fjali një detë. Dhe letra eshtë bërë oqeani i pikëllimit tim, për Ty! Baba, ti frymëmarra e dashurisë sime . Ti krenaria e shtigjeve te jetës !
Tash , po e permbyll me dëshirën të prehesh në qetësi i dashuri im baba…!

@Plusbellelavie lexoje po mos qaj
.
Dedikim qe te len pa fjale teper i bukur .
te dyja e ndjejm veten ne cdo germe .
Ndoshta ti ..me shume se une sepse e ke dhimbjen te dyfishte .

Vajzat me baban kan lidhje speciale kjo dihet boterisht e kushdo nga ne e thot me ze te larte … ti e ke dashur Po jo me shume se une .

Personalisht me vdekjen e babit tim un nuk jam me ajo e para . Ate nuk e gjej me Askund e kudo pervec se ne shpirtin tim!
E meqe kte gje ai e mori me vête nuk me ngel vetem te ngurtesohem e mos derdh me lot . Pra nuk qaj me …jo me ze .
te pakten jo me lot si kam derdhur per te.

Lus Zotin vetem te bashkohemi sa me shpejt .
 
  • Përqafime
Reactions: ...

TI KURRE NUK E KUPTOVE​

Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Une isha nga ato femra qe cmendurira do beja per ty, me ty.
Nese nje nate te ftohte dimri do me kerkoje te dilja te te takoja sepse ndiheshe keq, do dilja, per ty, pa e menduar dy here.
Nese do me kerkoje te ecnim ne shi, te vraponim te dy, do e beja.
Nese do me kerkoje te arratiseshim diku larg, vetem ne te dy, do te te ndiqja me sy mbyllur.
Nese do doje te kercenim ne mes te rruges si dy te cmendur nuk do mendohesha dy here.
Nese do doje te bertisnim, te ulerisnim per te nxjerre dufin, do e beja edhe sikur njerezit te na mendonin te cmendur.
Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Kisha aq shume dashuri per te te falur.
Kisha aq shume endrra per te jetuar me ty.
Sepse une kudo do isha me ty.
Edhe ne momentet ne te cilat ti ne veten tende nuk do besoje, une do e beja.
Edhe nese i pashprese do ishe, shprese do te te falja.
Mjaftonte vetem qe ti te qendroje.
Ti te besoje. Te me besoje mua.
Sikur doren te ma kishe dhene kurre nuk do te ta kisha leshuar.
Do jetoja per ty, me ty.
Do isha perkrah teje ne momentet e trishta dhe te bukura.
Do isha ne krahun tend teksa ngjisje shkallet per te realizuar secilen nga endrrat e tua.
Sepse une do isha aty me ty, per ty.
Ne netet e trishta.
Ne ditet e zymta.
Do isha shoqeruesja e neteve te tua te vetmuara.
Do isha mbeshtetja jote.
Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Une nuk do largohesha edhe nese ti do deshtoje diku, por do prisja me ty triumfin e radhes.
Une kurre nuk do largohesha edhe nese pasuri nuk do kishe.
Nuk kishte rendesi ku do ishim, por e rendesishme ishte te ishim bashke.
Une do provoja me ty cdo gje.
Do realizoja me ty cdo mendim timin sado idiot te ishte.
Do kishim nje liste me gjera per t'i bere, se bashku.
Sepse ne kurre nuk do e linim dashurine te merrte fund.
Une do isha motra jote, shoqja jote, dashuria jote e mbi te gjitha femra jote, e jotja.
Une do isha e jotja.
Por ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Nuk kuptove qe une, kurre, nuk do te ta leshoja doren.
Ne djall, ti kurre nuk e kuptove!
 
Ehhhhhhh
 
AJO​

Ajo fshiu cdo mesazh me te.. I fshiu te gjitha dhe ato qe kishte ruajtur ne arkive..
Fshiu numrin e tij..
Fshiu cdo foto te tijen qe mbante ne celular..
Mblodhi te gjitha momentet me te te bukura, te trishtueshme dhe i hodhi ne plehra..
Asgje skishte patur vlere,rendesi.. Te pakten jo aq sa i kishte kushtuar ajo...
Me lot ne sy hoqi dore prej tij,hoqi dore prej dashurise qe ndjente per te,hoqi dore nga premtimet qe i kishte dhene.. Hoqi dore nga personi qe e donte me shume se veten..
U lodh dhe ajo..S'mundej me tani...
U lodh nga genjeshtrat,nga mashtrimet, nga veprimet e tij, nga fjalet, nga gjithcka..
U lodh nga dashuria qe ndjente per te dhe pse te ndare...
Per te paren her ajo u lodh nga vete ai...
Per te paren here ishte ajo qe u dorezua..
Me lotet qe vashdonin ti digjnin mbi fytyre ajo i premtoi vetes qe s'do kthehej me te ai..
Asnjehere me s'do ti fliste, sdo ti kushtonte rendesi,dhe nese malli do e digjte perbrenda..
Asnjehere me s'do derdhte lot per te...
Per dike qe hoqi dore nga ajo
Per dike qe si meritonte ato lot..
Per dike qe se meritonte dashurine e saj..
Asnjehere me s'do fliste per te me askend..
Asnjehere me s'do bente gjithcka per ta pare..
Asnjehere me s'do e bente ate qendren e jetes se saj..
Kete here ajo e kishte vendosur..
E kishte vendosur ta largonte nga jeta e saj, nga mendja e saj,pse jo dhe nga zemra e saj..
Kishte vendosur te jetonte jeten e saj..
Kishte vendosur te luftonte per te rikthyer buzeqeshjen...
Kishte vendosur te realizonte cdo enderr te saj, te bente krenare prinderit esaj..
Kishte vendosur te luftonte per te qene e lumtur..
Dhe nderkohe qe mendonte fshin syte nga lotet dhe me ze te ulet peshperit:
'Kete here sdo kete me kthim.. Tani,sot me humbe Pergjithmone!!!'
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back