Simbol i Krishlindjes, si lindi ideja për pemën fe festave të fundvitit
Tregu më i vjetër i pemës së Krishtlindjes është në kufirin jugperëndimor gjerman, në Strasburg, Alsace ku pemët e thjeshta të Krishtlindjeve janë shitur që nga shekulli i 17-të.
GJERMANI– Të gjithë mezi presim të zbukurojmë pemën e Krishlindjes, por ka edhe një histori se si u kthye në simbol të festave. Mediat e huaja shkruajnë se origjina e pemëve të Krishtlindjeve i ka rrënjët në Gjermani gjatë Mesjetës.
Në fakt, shumë shekuj më parë, populli gjerman përdorte një pemë pishe çdo vit për të festuar më 21 dhjetor. Sipas mitologjisë gjermane, pisha me gjelbërim të përhershëm ishte simboli i energjisë jetike dhe u kujtonte njerëzve se, edhe gjatë dimrit, natyra nuk kishte vdekur dhe ishte gati të fillonte një cikël të ri jetësor.
Më vonë, kur krishterimi u përhap në Evropë, kjo festë e 21 dhjetorit u asimilua nga të krishterët dhe pisha hyri në shtëpitë tona dhe u bë pema jonë e Krishtlindjes. Kjo traditë e dashur e festimit të lindjes së Krishtit rreth një peme të zbukuruar është një nga simbolet më të njohura dhe më të dashura të sezonit tonë të Krishtlindjeve.
dosja.al