Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të qëndrosh i qetë edhe kur gjendesh nën presion, 3 këshilla nga Obama.

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Si të qëndrosh i qetë edhe kur gjendesh nën presion, 3 këshilla nga Obama.​






Barak Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për shkak të dukjes gjithmonë i qetë dhe i relaksuar në publik.

Nganjëherë media e quante“No drama Obama” (Nuk ka dramë Obama) dhe jo gjithmonë në kuptimin pozitiv.Gjatë fjalës së tij në një konferencë mbi teknologjinë në Salt Leik Siti, Utah, SHBA, të organizuar nga kompania e programeve “Qualtrics”, ai e pranoi se ka diçka të vërtetë në pseudonimin që i ka ngjitur media.

Por shtoi se sado i qetë që u dukej të tjerëve në dukje, kur ishte më i ri, ndihej sërish i dëshpëruar nga frika e ndonjë gabimi.Pikërisht gjatë mandatit të tij të dytë, ai eksperimentoi me atë që e përshkroi si një “çlirim nga frikërat e tij”, dhe kjo e ndihmoi të kishte një rendiment më të mirë në detyrë.

“S’ka dyshim se gjatë mandatin tim të dytë, isha një president më i mirë sesa sesa në të parin, dhe kjo dhe nuk varej nga analiza apo politika”-pati deklaruar Obama.
Obama ndërmori gjithashtu disa hapa të qëllimshëm për të qëndruar i fokusuar. Kjo përfshinte edhe qasjen “mos lexo ato që flet media për ty”.

Ai nuk ka lexuar (dhe nuk shikon) komente të mediat sociale, dhe as nuk sheh analistët në televizione.Këtu përfshihen jo vetëm njerëzit që e kritikojnë atë, por edhe ata që e vlerësojnë. “Nëse njerëzit ju komplimentojnë shumë, do të përfundosh duke menduar se di më shumë nga sa di në të vërtetë”- tha Obama, duke theksuar se kjo gjë mund të çojë në një ego të fryrë, e cila është po aq e dëmshme.

Obama filloi t’i konsideronte si një burim shpërqendrimi të gjitha ato komente publike rreth tij: “Komentet nuk janë të dobishme për mua që të bëj punën apo të zgjidh një problem, përkundrazi ato janë të destinuara të ushqejnë ankthe të mundshme”.
Dhe këto teknika mund të funksionojnë për cilindo:

1.Kalojeni kohën si një student, duke mbledhur informacione nga njerëzit që dinë më shumë mbi një temë sesa ju. Obama thotë se ai bën vazhdimisht pyetje derisa të jetë në brendësi të situatës, ndonjëherë duke kërkuar nga ekspertët e tij që të jenë më të kuptueshëm ose t’i shpjegojnë gjërat me gjuhë të thjeshtë.

2. Fokusohuni tek aktiviteti që ke mundësi të japësh një kontribut. Bëj detyrat e tua. Bëj më të mirën tënde dhe beso që nëse ndodh një gabim ose problem, t’i mund t`a përsëritësh të njëjtin proces për t`a zgjidhur atë dhe për të mësuar prej tij.

3. Mos e mbushni kokën me atë çka njerëzit thonë për ju, të mira apo të këqija. Bëni që puna juaj të mbetet e tillë, mos merrni asgjë personale.“Një nga mënyrat sesi unë ua them këtëkëshillë vajzave të mia është:në mënyrë paradoksale, duke hequr egon tuaj nga ajo që bëni, do të çliroheni dhe përfundimisht do të jeni në gjendje të silleni më mirë dhe më shkujdesur”- tha ai.


Burimi/ Business Insider
 
  • Dashuri
Reactions: .

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back