Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si te pozicionohemi ne mendjen e te tjereve?

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,468
Pëlqime
26,609
Cfare eshte pozicionimi?

Cila eshte fjala e pare qe te vjen ndermend kur dikush permemd BMW ne? Me shume mundesi fjala qe do tju vije ndermend do te jete luks, elegance, para. Cila eshte fjala e pare qe ju vjen ndermend kur dikush permend Volvo? Shume personave do ti vije ndermend fjala ‘e sigurte’.

Tani ti mund te jesh duke u cuditur se c’lidhje kane keto me menyren si te leme pershtypjen qe duam tek te tjeret. Ne fakt lidhja eshte shume me e forte nga sa ti mendon. E ke pyetur ndonjehere veten: Cila eshte fjala e pare qe njerezve i vjen ndermend kur permendet emri im? Eshte fjala ‘iforte’? Fjala ‘ i sigurte ne vetevete’? Apo eshte fjala ‘deshtak’? Cilado te jete fjala nuk ka asgje per tu shqetesuar sepse ti tani mund te kontrollosh se cfare mendimi do te kene njerzit per ty.

Si te pozicionosh veten.

Tani qe ti e di rendesine e pozicionimit te vetes ne mendjet e te tjereve le te flasim mbi menyren se si duhet bere kjo gje.

1. Pershtypja e pare. Eshte shume e rendesishme pershtypja qe ti le qe ne fillim tek dikush. Edhe me perpara se ti te kesh folur ndonje fjale, njerezit mundohen te krijojne nje mendim dhe pershtypje per ty. Prandaj kur takon dike per here te pare mundohu te ruash nje kontakt te forte shikimi sy me sy. Kjo do te tregoje per ty qe je i respektueshem, ke vetebesim, tregon interes dhe qe nuk je i druajtur. Ky vetebesim qe ti do te shfaqesh mbase mund te te beje te dukesh pak i ftohte, prandaj pervec kesaj duhet ti shtosh fytyres tende nje buzeqeshje te sinqerte. Kjo buzeqeshje jo vetem qe do ti beje te tjeret qe jane me ty qe te mendojne se ti ke nje sens humori, por gjitashtu do ti beje te ndihen me rehat ne shoqerine tende.

2. Hobi dhe interesat qe ti ke. Cfare do te mendoje per nje person te cilin e takon per here te pare dhe meson se ai ka brezin e zi ne karate? Ti mund te ndertosh imazhin se ai ka nje fizik te forte. Dhe nese ti do te takosh nje person qe eshte i terhequr nga arti dhe piktura, do te mendosh se ai eshte nje person kreativ dhe i ndjeshem. Sic e shikon interesate tua perfaqesojne nje pjese te rendesishme te pozicionimit tend. Sigurisht une nuk po te kerkoj qe te gjesh nje hobi te ri vetem qe te pozicionohesh me mire. Por po them qe te flasesh per interesa te ndryshme kur je me njerez te ndryshem, sipas imazhit qe ti do te krijosh ne mendjen e tyre.

3. Psikologjia e ngjyrave. Cdo ngjyre e veshjeve te tua, le nje pershtypje te caktuar ne mendjen e atyre qe te shikojne. Keshtu bluja te tregon te besueshem dhe besnik . Kjo mund te jete e rendesishme kur takoni dike qe porsa e ka tradhetuar i dashuri, pasi ne ato momente cdo njeri do te ndjente nje terheqje te forte per personat e besueshem dhe besnik. Gjithashtu ky mendim eshte shume i rendesishem kur kerkoni nje pune, pasi preferohen me shume njerezit e besueshem sesa ata qe jane me te kualifikuar. Veshja me te zeza do tju tregonte shume autoritar. Me njerez te cilet vdesin qe te shoqerohen me persona autoritare dhe me status te larte ne shoqeri, ti duke u veshur me te zeza do te rrisesh mundesine ti dukesh keshtu dhe ti terheqesh. E kuqja te tregon me energjik dhe me besim ne vetevete, ngjyra vjollce gjithashtu ju tregon njeri te fuqishem dhe energjik.

4. Qendrimi i trupit. Njihet si “Bodylanguage” ne anglisht dhe ju mund te gjeni plot informacione. Njerzit ndertojne pershtypjen per ty ne baze te: Qendrimi i trupit dhe levizjet (55% e pershtypjes vjen nga kjo), 38% nga toni i zerit tend, vetem 7% nga ajo qe ti thua. Prandaj pjesen me te madhe te pershtypjes ti e le thjesht duke manipuluar qendrimin tend dhe pa thene asnje fjale. Nje kurriz i drejte, kembet dhe duart jo te kryqezuara, te mos tregosh nervozitet me levizje te shpeshta mekanike dhe me tike qesharake, duart perpara ne stomak etj, te gjitha keto do te lene nje pershtypje pozitive per ty.

5. Toni i zerit. Toni i zerit mund tju beje te dukeni energjitik dhe me vetebesim, mund tju beje te dukeni i ndjeshem, ose edhe te druajtur. Prandaj meqe ka nje perqindje te madhe ne pershtypjen qe leme tek te tjeret duhet permiresuar qe te tregoje ate qe me te vertete jemi.

6. Faktore te tjere. Muzika qe ti degjon, fjalet qe thua, gjerat qe ti ben, lloji i makines qe kezilja e celularit qe ke vendosur dhe shume gjera te tjera si keto kane nje pjese te vogel ne pozicionim.

Pra, pyetja per diskutim eshte si ne artikull:

E ke pyetur ndonjehere veten: Cila eshte fjala e pare qe njerezve i vjen ndermend kur permendet emri im?

Diskutim te mbare = )
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back