Ideja për këtë temë më lindi nga pyetja e @Mignonne:
Pastaj, unë edhe pse nuk e luaj dhe as nuk e pretendoj ekspertin e fesë Islami, mund të ndaj informata dhe përvojat personale rreth "islamizimit tim". Gjithashtu janë të mirëseardhur edhe anëtarët tjerë të japin përshtypje, informata dhe ndihmë se si duhet t'i qasemi mësimeve të fesë Islame.
E përpara se të jap çfarëdo informate apo sugjerimi dua të kërkoj prej secilit, i cili është i interesuar të mësoj Islamin, t'i mbyll sytë e të mos shikoj nga muslimanët. Sepse ka kaq shumë shtrembërime të fesë, e kaq shumë devijimi sa që me këmbëngulje insistoj se dëmi që muslimanët i kanë bërë fesë së tyre Islamit, nuk ia kanë bërë as kundërshtarët më të mëdhenj të Islamit. Kështu që, nëse do të mësosh për Islamin, mësoje:
1 - Nga librat.
2 - Nga shpjegimet e njerëzve kompetent
3 - Gjithmonë kërko referencë kur dikush të thotë ndonjë normë a dispozitë fetare të Islamit. Sepse Islami si fe, e ka këtë veçanti që të gjitha normat fetare dhe dispozitat e tij, duhet të bazohen në një prej këtyre katër burimeve:
a)Kurani, fjalë e Allahut të Lartësuar, Zotit tonë të madhëruar.
b) Veprimtaria e Profetit Muhamed, alejhi selatu ve selam (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të)
c) Konsensusit të gjeneratave të para. Pra, atëherë kur provohet se në gjenerata të para të Islamit kishte konsensus për një normë a dispozitë dhe nuk kishte asnjë interpretim tjetër alternativ të saj.
d) Analogjisë. Fjala vjen, lëndët narkotike nuk ishin të përdorshme në kohën e Profetit, andaj edhe s'ka tekst i qartë për ndalimin e konsumimit të tyre. Por, meqenëse alkooli është i ndaluar, për shkak të dehjes, e narkotikët janë akoma më dehëse, s'do mend që edhe duhet të jenë të ndaluara. Sepse në Islam është një rregull i përgjithshëm ku nuk mund të kenë gjykime të ndryshme gjërat e ngjashme.
4 - Kërko logjik fetare përbrenda mësimeve Islame. Pra, është e pamundur të ketë kundërthënie mes normave të ndryshme fetare në Islam. E nëse gjen kundërthënie atëherë ose nuk e ke marr shpjegimin e duhur, ose nuk e ke kuptuar drejtë, ose dispozita është nxjerrë jashtë kontekstit.
Tani po të jap disa sugjerime për t'ia filluar me disa alternativa:
Unë kam përfituar shumë nga shpjegimet e hoxhës Enis Rama dhe hoxhës Ekrem Avdiu. Andaj, nëse do të dëgjosh, të sugjeroj të dëgjosh shpjegimet e këtyre dy hoxhallarëve.
Ndërsa nëse do të dëgjosh libra, atëherë të rekomandoj këtë libër:
E nëse do të lexosh, fillo me këtë libër:
islamhouse.com
Me respekt,
A2.
Andaj, dua t'ia njoh meritat @Mignonne ? për këtë temë.Faleminderit ?
Ne fakt do doja disa informacione lidhur me fen Islame por nuk di nga tja filloj.
Fillo ti me ndonje sygjerim nese e ke te mundur.

Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik - Shqip - Muhamed b. Abdil-lah b. Salih Es Suhejm
Ky është një libër i rëndësishëm, që ngërthen në vete një njohje të shkurtër me Islamin. Ky libër i sqaron bazat, parimet dhe bukuritë më të rëndësishme të Islamit, duke u bazuar në burimet e tij origjinale, që janë Kurani fisnik dhe Suneti profetik. Libri është udhërrëfyes për të gjithë të...

Me respekt,
A2.