Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si të kuptojmë që dikush po vuan nga depresioni dhe si mund ta ndihmojmë?!

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 27, 2017
Mesazhe
11,141
Pëlqime
8,248
unnamed.png

Depresioni është një çrregullim i zakonshëm, por serioz i gjendjes shpirtërore. Kjo shkakton simptoma të rënda që ndikojnë në ndjenjat, mendimet dhe në aktivitetet tona të përditshme, siç janë gjumi, ngrënia ose puna. Për t’u diagnostikuar me depresion, simptomat duhet të jenë të pranishme për të paktën dy javë (National Institute of Mental Health, 2018).
Shenjat dhe simptomat e depresionit ndryshojnë nga personi në person, por në përgjithësi ato përfshijnë:

  • Ndjenja të trishtimit, boshllëkut ose mungesë e shpresës,
  • Shpërthime të zemërimit, nervozizmit apo zhgënjimit, edhe për çështjet më të vogla,
  • Humbje e interesit apo kënaqësisë në shumicën e aktiviteteve normale,
  • Pagjumësi ose të kaluarit shumë kohë duke fjetur,
  • Lodhje dhe mungesë e energjisë, edhe në detyrat më të lehta,
  • Ndryshime në oreks humbje e oreksit dhe e peshës ose e kundërta,
  • Ankth, shqetësim,
  • Mendime, të folur dhe lëvizje të ngadalshme,
  • Ndjenja të pavlefshmërisë, ose të fajit, fiksimin pas dështimeve të kaluara ose fajësimin e vetes për gjërat që nuk janë përgjegjësia e tij/saj,
  • Probleme me përqendrimin, marrjen e vendimeve dhe kujtesën,
  • Përmendja e shpeshtë ose e vazhdueshme e vdekjes, mendimet vetëvrasëse, përpjekjet për vetëvrasje ose vetëvrasja,
  • Probleme fizike të pashpjegueshme si dhimbje shpine ose të kokës (Mayo Clinic Staff, 2018).

Nëse dikush që kemi për zemër lufton me depresionin, është shumë e vështirë edhe për ne. Ne pyesim veten se si mund ta ndihmojmë. Për shumicën nga ne, kur dëgjojmë mikun tonë që na thotë se jeta e tij është e pashpresë, reagimi ynë i menjëhershëm është të mos pajtohemi me të. Ne e dimë që ka shumë gjëra të bukura në jetën e tij, kështu mendojmë që nëse ja përmendim, ai do t’i kujtojë dhe do të ndihet më mirë. Por kjo nuk ndodh shpesh. Në vend të saj ai injoron atë që i themi dhe ndihet i dëshpëruar me ne që nuk po e kuptojmë atë që po përpiqet të na tregojë: asgjë e mirë nuk po ndodh në jetën e tij (Baddeley, 2009).

Ajo çfarë është e rëndësishme është që të mos dorëzohemi dhe të ofrojmë ndihmën më të madhe të mundshme nga ana jonë. Stafi i “Mayo Clinic” ka listuar disa këshilla se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar dikë që po vuan nga depresioni:

  • Bisedoni me personin mbi atë që keni vërejtur në sjelljet e tij/saj kohët e fundit,
  • Jini i gatshëm ta dëgjoni, mos jepni opinione apo këshilla dhe mos gjykoni, thjesht të dëgjuarit dhe të kuptuarit mund të jetë një mjet i fuqishëm shërues,
  • Shpjegoni se depresioni është një gjendje mjekësore, jo një mangësi ose dobësi personale dhe se zakonisht shërohet me trajtim adekuat,
  • Sugjeroni të kërkojë ndihmë nga një profesionist – një mjek ose një psikolog,
  • Shprehni gatishmërinë tuaj për t’i qëndruar pranë dhe për ta ndihmuar, për ta shoqëruar në takimet me mjekun apo psikologun,
  • Ofroni shpresë në formë që mund ta pranojnë, si besimi në Zotin, apo dashuria e fëmijëve apo e familjes.

Simptomat e depresionit përmirësohen me trajtimin e duhur, po mund të kërkojë kohë, prandaj është e rëndësishmë të jemi të durueshëm.

Autore:
Arbenita Berisha

Referencat:
Baddeley, J. (2009). How to help a depressed friend (and when to stop trying): part 1. Psychology Today.
Mayo Clinic Staff. (2018). Depression: Supporting a family member or friend.
National Institute of Mental Health. (2018). Depression.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back