Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si ta largoj dike nga mendja?

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,461
Pëlqime
26,609
1617393116821.png

Nga: Jorida Zaganjori

Marrëdhëniet romantike mund të jenë te komplikuara dhe madje mund të përfundojë me një thyerje të keqe.

Gjëja më e keqe lidhur me këto funde te "trishtuara" është se të paktën një zemër përfundon e shkatërruar. Te kalosh nje ndarje mund të jetë e vështirë. Ndonjëherë, kjo është edhe e vështirë për të dyja palët - ndarja dihet, nuk është e lehtë. Dhemb të hedhesh tutje historinë tuaj me dikë - të gjitha kujtimet, ëndrrat dhe planet ju te dy kishit për të ardhmen. Te sherosh një zemër të thyer merr kohë dhe durim. Por ju duhet të përballeni me faktin që zemra juaj është e thyer. Nuk ka rëndësi nëse ju dëshironi qe gjërat të ishin ndryshe, ose nese pendoheni per diçka që keni bëri. Nuk ka rëndësi nëse ju mendoni se nuk duhet të ishit përfshirë me atë person ose nëse ju jeni të zemëruar dhe kërkoni hakmarrje. Fakti është: Zemra juaj është thyer! Kjo këshillë mund të ndihmojë.

Edhe në qoftë se e vetmja gjë që ju doni të bëni është të fitoni mbrapsht partnerin tuaj, kur një marrëdhënie është me të vërtetë e mbaruar, kuptoni qe është koha për të filluar procesin e sherimit.Pra, çfarë tani? Ju do të uleni dhe qani për pjesën tjetër të jetës tuaj apo keni ndërmend të bëni diçka? Ishte fundi faji juaj apo nuk jeni ju per tu fajësuar? A ka diçka që ju mund të bëni për të rregulluar atë cfare ndodhi? A ka diçka që ju duhet të ndaleni dhe të mendoni për ta bere në një mënyrë më të mirë herën tjetër? A është vertet e mundur te ndreqesh një zemër të thyer? Natyrisht qe PO! Të kalosh nje ndarje është e mundur. Ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të shëruar një zemër të thyer! Dhe gjëja më e mirë në këtë histori është se: Gjithcka varet nga ju! Ja disa keshilla me poshtë:

Hapi 1

Qani gjithçka që është për tu qarë! Kur ne lëndohemi, është normale (dhe e mirë) të qajmë. Kurrë mos mendoni se ju jeni e dobët ngaqë po qani dhe mos u ndjeni në siklet për këtë! Është normale dhe është mirë! Kur ju qani, ju lini të hikë nje pjesë e zemërimit dhe të lëndimit kështu që ju mund të ndjeheni më pak e rënduar. Ju mund të mbylleni në një dhomë, në qoftë se doni, dhe të vini një muzikë te trishtuar ... por lejoni veten te ndjeni dhimbje dhe qani kështu që të mund ta lini të kalojë. Gjëja kryesore këtu është: Hiqni qafe dhimbjen! Thjesht lëreni të shkojë!

Hapi 2

Zihuni me pune! Kur përpiqeni të hiqni dikë nga mendja ju duhet të fusni diçka tjetër në të. Me fjalë të tjera ... hapini punë vetes! Nuk ka rëndësi se si, vetëm hutohuni. Shkoni të shihni një film, bëni një udhëtim, luani. Nuk ka rëndësi se çfarë ju do të bëni - Gjëja e rëndësishme është të gjeni diçka për të bërë. Gjeni një pasion, gjeni diçka që ju gëzon ta bëni, diçka për të mbajtur mendjen tuaj të zënë. Në qoftë se mendja juaj është e zënë, ajo nuk ka kohë apo hapësirë për të menduar në lidhje me personin që ju jeni duke u përpjekur të harroni.

Hapi 3

Kaloni ca kohë me miqtë tuaj. Miqtë jane gjëja më e rëndësishme në këtë lloj situate! Miqtë mund t'ju bëjnë të ndiheni mirë dhe mund t’ju hutojnë shumë lehtë. Ata me siguri do ju bëjnë të qeshni dhe do ju bëjnë të shihni se ju jeni më e rëndësishme se sa mendoni! Paralajmërimi im është: Kërkojuni atyre të mos flasin në lidhje me personin që ju jeni duke u përpjekur të harroni. Nëse ata fillojnë te hapin atë temë në çdo bisedë, ju nuk do të jeni në gjendje të harroni, dhe në vend qe t’ju bëjnë për të qeshur, ata do ju bëjnë të qani. Pra, jini e ndershme dhe i kërkoni atyre të mos flasin për të.


Hapi 4

Shmangni personin! Mundohuni të mos shkoni në vende ku ju e dini që ju mund të takoni atë person. Kur jeni duke u përpjekur të harroni dikë dhe ndërkohë shihni njëri-tjetrin, mund të jetë edhe më e vështirë për të realizuar planin. Në qoftë se rastesisht takoni atë diku, jini e sjellshme, por gjeni një justifikim për tu larguar sa më shpejt që mundeni! Nëse ju punoni ose studioni me të dhe ju nuk mund ta evitoni, thjesht përpiquni të mos e shikoni dhe të mos flisni shumë me të. Vetëm jini e miresjellur dhe zini veten me pune gjithë kohën kështu që ju nuk do të keni arsye për të parë atë apo për të biseduar.

Hapi 5

Dilni dhe takoni njerez të ndryshem! Duke qenë në shtëpi ju keni më shumë kohë për të menduar në lidhje me marrëdhënien, gjë që e bën procesin e harresës më të vështirë. Pra, edhe në qoftë se ju nuk keni ndjonjë qejf ose jeni në një humor të keq, vetëm vishni rrobat më të mira, këpucë të bukura, buzëqeshje speciale ne fytyre, e thirrni disa miq dhe shkoni diku, në një vend të bukur ku ju mund vallëzoni, pini, të dëgjoni muzikë. Dhe më e rëndësishme: Shihni disa fytyra të reja! Kur ju shkoni jashtë, ju vini re se personi që ju jeni duke u përpjekur për të harruar nuk është i vetmi që mori një buzëqeshje të përsosur dhe një zë të mahnitshme ... falë Zotit, ka njerëz të tjere interesantë në botë!

Hapi 6

Shmangni çdo lloj gjëje romantike! Nëse jeni duke u përpjekur për të harruar dikë, ju nuk duhet të shikoni filma romantikë ose të dëgjoni këngë romantike ... kjo ju bën te ndiheni keq dhe ju me siguri do të kujtoni personin që ju jeni duke u përpjekur për ta harruar. Nuk ka rëndësi nëse kjo është një këngë që ju pëlqen apo në qoftë se e degjoni duke luajtur në radio ... thjesht ndryshoni stacionin ose bëni diçka tjetër. Vendosni disa këngë të lumtur, dance ose rock, shikoni nje komedi, filma te frikshem, çfarëdo ... ju vetëm duhet të shmangni gjërat romantike për momentin!

Hapi 7

Kujdesuni shumë për veten. Femrat kanë tendencën të shkojnë drejt vetë-shkatërrimit, kur ato janë të lënduara. Nëse na prishet marrëdhënia e përsosur qe kishim, atëherë ne nuk kemi asnjë arsye për të bere manikyre dhe gjëja e vetme që na jep ngushëllim është çokollata dhe sheqeri. Në këtë mënyrë, e vetmja gjë që ne vërtetë bëjmë është që bëhemi akoma më pak tërheqëse dhe zvogëlojme keshtu vetëbesimin tonë. Pra, nëse ju jeni e lënduar, vetëm provoni të përdorni dhimbjen tuaj për veten tuaj në vend që ta perdorni kundër jush. Shkoni në palestër, dhe punoni shume, bëni maniqyrë dhe krehni flokët... bëni çdo gjë që mundeni për tu ndjerë më e bukur dhe e sigurt!

Hapi 8

Pranoni procesin! Ju mund të jeni vërtetë e fortë dhe prap se prap do të dhembë. Procesi merr kohë dhe ju duhet ta pranoni këtë fakt. Ju nuk mund të shpresoni të harroni në 2 ditë dikë që ju keni dashur për 1 vit ... dhe ju nuk mund të pretendoni të jini e fortë nëse ju ndjeheni si për të qarë. Thjesht përballuni me dhimbjen tuaj dhe pranoni se nuk është e lehtë dhe se do të marrë ca kohë. Kur ju jeni e duruar me veten dhe situatën tuaj, gjërat kanë tendencë për tu marrë më lehtë ...

Sigurisht, te harrosh dikë nuk është e lehtë për tu bërë as nuk është e lehtë të shpjegohet në vetëm disa hapa. Por ka disa gjëra që e bëjnë procesin shumë më të lehtë. Siç thashë, kjo kërkon kohë dhe është e vështirë, por unë jam e sigurt që mund ta bëni këtë. E vetmja gjë që është me të vërtetë e rëndësishme ketu është fakti se: Gjithcka varet nga ju! Mos harroni kurrë këtë. Nëse ju doni të harroni dikë, atëherë ju do ta arrini, nuk ka dyshim! Edhe nëse kjo merr një kohë të gjatë, madje edhe nëse ju duhet të jeni shumë e fortë ... ju do të jeni! Në këto lloj situatash zakonisht zbulojmë se jemi shumë më të fortë se ç ’mendonim. Pra, besoni në vetvete, merrni frymë thellë dhe hecni perpara! Jeta ju pret!
 
Sillni ca plane tjera kta nuk funkisonojn ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back