Si ta kuptoni se jeni në fund të lidhjes
Nëse jeni në një lidhje të gjatë, nganjëherë e ndjeni e nganjëherë jo, se po afrohet fundi i saj.
Megjithatë, ekspertët sugjerojnë disa shenja të sigurta, të cilat tregojnë se ndoshta jeni pranë ndarjes.
Ju sjellim pesë shenjat paralajmëruese se lidhja juaj është pranë fundit:
- Nuk keni për çfarë të bisedoni.
- Juve nuk ju interesojnë njerëzit që për partnerin janë të rëndësishëm dhe anasjelltas.
- Njëri nga ju papritmas bëhet i fiksuar pas punës.
- Shoqëroheni vetëm në grupe të mëdha (nuk ndani kohë vetëm për njëri-tjetrin).
- Nuk e mbështetni njëri-tjetrin dhe publikisht shprehni kundërshtimet.
Bota.al