Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative​


images (1).jpeg

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative

Psikologji

Jeni gjendur në një situatë ku një mendim ju ka pushtuar plotësisht trurin për disa orë ose ditë? Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund këtij fenomeni

Si mund të ndaloni së menduari për dikë apo për një situatë të caktuar? Të gjithë ne jemi gjendur në ato situata ku vazhdimisht kokën na e rrahin pyetje si për shembull, çfarë mund të kishim bërë apo thënë ndryshe. Peshimi i mendimeve sa gjatë e gjerë nuk është shpeshherë produktiv dhe në vend që t’ju ofrojë ndonjë ngushëllim thjesht ju mbush me pendesa për atë që duhet të bënit apo thoshit.
I gjithë ky mendim toksik është rraskapitës nga aspekti emocional dhe fizik. Studimet tregojnë se një mendje që përtyp vazhdimisht informacionet e mëparshme është jo e lumtur dhe as e shëndetshme. Për këtë arsye ju duhen disa strategji të dobishme për ta zbrazur mendjen.

Këto janë këshilla të vogla, por që mund t’ju ndihmojnë shumë.

* Mos kërkoni fajtorë
Largohuni nga ndjenja e fajit. Zgjedhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Gjëra të këqija dhe keqkuptime ndodhin shumë shpesh, si një efekt domino. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.

* Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit
Përpjekja për t’i analizuar gjërat thellë duke parë të gjitha këndvështrimet nuk bën asgjë tjetër veçse ju nxit të mendoni më shumë seç duhet. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’ju çojë gjëkundi dhe do t’ju lodhë akoma më tepër.

* Kini durim
Nëse i jepni kohës mundësinë t’ju tregojë se çfarë ndodh më pas, kjo është diçka shumë pozitive për ju. Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rregullin e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes. Nxitja për t’i çuar gjërat nga mendimet tuaja mund t’ju fusë në telashe ekstra.

* Problemet më të mëdha të parat
Le të mendojmë se jeni në një grup telashesh të mëdha. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.
Nëse nuk e bëni këtë gjë, por lejoni përgjigjen automatike të mendjes suaj që do t’i mendojë disa herë gjërat, me shumë gjasa problemi sa do të vijë e zmadhohet në mendjen tuaj dhe do të bëhet aq gjigant në aspektin imagjinar, saqë nuk do të mendoni dot ndonjë zgjidhje të shpejtë.

* Zemërimi ju errëson sytë
Nëse po e mendoni në mënyrë impulsive diçka vazhdimisht, kjo do të thotë se jeni të zemëruar. Ashtu sikurse dihet, zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

* Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët
Pyeteni veten nëse të tjerët po përpiqen t’ju kuptojnë juve nga të gjitha këndvështrimet. A lodhet njeri duke ju analizuar nga të gjitha anët? Kjo nuk ndodh, pasi njerëzit duhet ta shohin zgjidhjen ose shkakun e çdo problemi te vetja. Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

* Mendimet tuaja nuk janë fakte
Në kuadër të arsyetimit të errësuar, duhet të dini se mendimet janë opinione dhe jo fakte që ju duhet t’i merrni për të mirëqena. Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të kulluara.

* Si mund të përfitoni nga kjo?
اdo vështirësi që ju del në jetë duhet ta shihni në aspektin se si mund të përfitoni nga kjo dhe ta ktheni në dobinë tuaj. Ju gjithnjë dilni nga një vështirësi falë personave të tjerë dhe më me eksperiencë. Për këtë arsye, mos u dekurajoni prej mendimeve dhe reagimeve të zakonshme. Shihini gjërat në lupën e përfitimit vetjak të personalitetit tuaj dhe nuk do të ndiheni shumë keq.

* Nuk jeni magjistarë
Ky është mendimi që duhet t’i thoni vetes vazhdimisht. Ju jeni thjesht një person që përfshihet në zinxhirin e ngjarjeve dhe rastësive të jetës dhe veprimeve të të tjerëve. Ju nuk mund të bëni mrekulli, por të veproni me sa jua lejon logjika mbi gjërat që ju paraqiten.

* Falni
Mësoni t’i hidhni gjërat pas krahëve, në mos për të tjerët, mbi të gjitha për veten tuaj. Një thënie budiste deklaron se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Përqendrimi te trauma juaj nuk do t’ju sjellë kurrfarë dobie. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

* Zhvendosni vëmendjen
Mendja juaj është një territor të cilin ju duhet ta shihni në kuptimin e diçkaje të panjohur që ndonjëherë ju del nga kontrolli, por që ju gjithsesi mund ta pushtoni. Zhvendoseni vëmendjen nga një grindje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme.

Revista psikologjia
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back