Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si ta aplikoni kremin e diellit sipër grimit, sipas këshillave të profesionistes

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
35,762
Pëlqime
26,261
1720896045912.png

Një nga enigmat e fundit e bukurisë: si ta mbajmë lëkurën të mbrojtur nga rrezet e diellit ultraviolet, pa prishur grimin. Çfarë të bëni?

Përpara se të hiqni grimin, dijeni se nuk keni nevojë që ta bëni këtë për të mbrojtur lëkurën tuaj.

Sipas Erica Marie Gatt, estetiste në Los Angeles, shumë njerëz e shmangin kremin kundër diellit për fytyrën nga frika se mos prishin grimin. Por, kjo mund të çojë në djegie nga dielli dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës apo hiperpegmentim, ndaj nëse doni disa këshilla sipas ekspertes, ja ku janë!

Përdorni SPF pluhur

Çfarë e mbron lëkurën tuaj, thith yndyrën e tepërt dhe funksionon në të gjitha llojet e fondatinës (përfshirë pluhurat dhe kremrat)? Pluhurat mineralë SPF! Duke përdorur këtë lloj mbrojtjeje, ju i keni bërë një shërbim të mirë lëkurës suaj, sidomos në verë, shkruan Pop Sugar.

785-0-668e90c233fa7.jpg

Rifreskojeni fytyrën me sprej SPF

Së pari, Gatt sugjeron aplikimin e kremit të diellit përpara çdo grimi si një shtresë bazë. Pas kësaj, spërkatjet me SPF janë një mënyrë e përshtatshme dhe e dobishme për funksionin mbrojtës të SPF-së. Ato janë një gjetje fantastike për gocat që kanë lëkurë të thatë, pasi mund ta freskojnë atë dhe të rregullojnë nivelet e lagështisë gjatë gjithë ditës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe zgjidhni SPF në formë spreji, si fillim përdorni një pecetë të thatë për ta fshirë dhe më pas veproni me produktin.

Përdorni faktorë mbrojtës nga dielli

Faktori mbrojtës mund të aplikohet në pjesën e pasme të dorës dhe më pas të lyhet në lëkurë me gishta të pastër. Kjo metodë është ideale për ditët ose rastet pa fondatinë kur keni një nuancë të pastër lëkure, citon Anabel.

Provoni metodën e shtypjes

Nëse jeni duke kërkuar të përforconi efekti ne kremit mbrojtës kundër diellit, përdorni metodën e shtypjes. Aplikojeni kremin në lëkurë duke përdorur gishtat dhe duke e shtypur atë në lëkurë, për një përhapje për të mirë, por njëherësh për të mos lejuar edhe bllokimin e poreve. /Telegrafi/
 
Une personalisht perdor 2 shtresa, dmth:
Spf 50 si fillim dhe me pas daily cream me faktor dhe fondantine me te njejtin faktor!
Rekomandoj avene ( b -protect) fondantine super e lehte edhe te mbron nga rrezet e demshme te diellit :)
 
Po une qe sperdor fare asgje
Te keshilloj qe po! Nuk e di sa vjece je por mbas 25 do shohesh pasojat?
Ndaj eshte ne rendesi perdorimi i spf ne fytyre :)
edhe ath kur ti sheh qe eshte kohe e vrenjtur duhet!
Une personalisht ne vere perdor spf 50 ne dimer spf 30
 
@Kresha mund te parashtroj dhe anen negative te mos perdorimit te saj dhe se cfare shkakton :)
 
Kam kohe qe e kam menduar ta ble po kam harruar,faleminderit?
 
@Kresha mund te parashtroj dhe anen negative te mos perdorimit te saj dhe se cfare shkakton :)
Patjeter, ju jeni femer i dini me mire keto gjera besoj, une thjesht e solla si informacion
 
@Alice
Une nuk vej foundation ne perditshmeri,
Por me avene kam rene rehat! Nuk e di nese ka andej por eshte sunscreen me faktor mbrotjeje 50, dhe pervec kesaj pershtatet me ngjyren e lekures! Si me i vene foundation por shume shtrese e holle! Pyet se mbase kane hyre ne qarkullim !
 
Dmthn nuk duket sikur ve make up? Une dua dicka te tejdukshme
 
U pa puna do bej tutorial vetem per ty 😂
Po @Alice eshte super e tejdukshme , shtrese super e holle! Edhe te mbron edhe te jep tonalitet te lehte! Ndoshta jo kjo mark po dicka e ngjashme, pyet! Po se gjete, mthuaj se ta nisa 😂
 
Une sdi fareee per kto jam out😂😂
Do shof e do te them te gjithe perdorin spf vtm une jo😅
 
@Alice
Une nuk vej foundation ne perditshmeri,
Por me avene kam rene rehat! Nuk e di nese ka andej por eshte sunscreen me faktor mbrotjeje 50, dhe pervec kesaj pershtatet me ngjyren e lekures! Si me i vene foundation por shume shtrese e holle! Pyet se mbase kane hyre ne qarkullim !
avene eshte shume e mire po kte la roce posay e ke provuar? eshte dhe per lekure sensitive kjo
71pQTJU0VhL.__AC_SX300_SY300_QL70_ML2_.jpg
 
Po Nina ! Dhen perdor nje extra hydration tani per dimer dhe jam shume e kenaqur!

Por avene e rekomandova per shkak te faktorit mbrojtes spf , i jep dhe pak ngjyre fytyres :)
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back