Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si pëlqen të të surprizojnë, bazuar në shenjën e horoskopit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Dashi

Nëse e keni ndarë mendjen të surprizoni një Dash, sigurohuni të jetë diçka madhështore. Sa më e madhe, aq më mirë. Nëse planifikoni t’u bëni atyre një festë ditëlindjeje surprizë, duhet të jetë më e mira e vitit. Nëse doni t’iu dhuroni lule, duhet të merrni gjithë trëndafilat e dyqanit e t’i çoni në shtëpinë e tyre. Blini për ta një kështjellë në Francë nëse mundeni. Trajtojeni një Dash si mbretëreshë, sepse e tillë është. Ah, dhe mos guxo ta nënshtrosh!

Demi

Nëse doni të përkëdhelni një Dem, duhet të ringjallni shqisat e tyre. Një masazh i mirë me vajrat e tyre të preferuar esencialë apo një darkë e gatuar në shtëpi, shoqëruar me një shishe vere të shtrenjtë. Nëse arrini të stimuloni mendjen dhe trupin e tyre njëkohësisht, një Dem është përjetësisht i juaji. Kjo shenjë është perëndeshë e sensualitetit.

Binjakët

Që një Binjak të ndihet vërtet i surprizuar, duhet t’i prekni në pikën e tyre të dobët: Intelektin. Një botim i parë, disa poezi sekrete. Sa më kreativë të jeni më fjalët, aq më shumë do t’i tërhiqni. Një Binjak është në thelb një “Shekspir i rimishëruar”.

Gaforrja

Nëse mendoni se surpriza është shumë e tepërt apo klishe, atëherë është perfekte për një Gaforre. Atyre do t’u pëlqenin edhe dy varëse matchy, me dy copëza zemre që përputhen. Nëse një Gaforre s’po qan nga gëzimi, atëherë s’keni dhënë maksimumin.

Luani

Një Luan s’ka nevojë për shumë surpriza. Thjesht, kujtojini atyre çdo ditë se sa të talentuar, sa të zgjuar dhe të mirë janë dhe këto do të mjaftojnë që një Luan të jetë i kënaqur. Ata vdesin të jenë “ylli i shfaqjes”. Një Luan, ose është gjithçka për ju, ose asgjë.

Virgjëresha

Një Virgjëreshë vë re gjithçka – çdo detaj të vogël që shumica e njerëzve do ta neglizhonin. Nëse doni t’i bëni të ndihen mirë, gjithçka që duhet të bëni është të mendoni për gjërat e vogla. Shkruajini atyre një shënim të ëmbël nëse largoheni për në punë para se të zgjoheni në mëngjes. Dërgojuni atyre një mesazh “natën e mirë” për t’u thënë që i keni në mendje etj.

Peshorja

Një Peshore pëlqen të jetë e llastuar në çdo kuptim të fjalës. Ata duan dhurata të panumërta, zbavitje dhe ushqim të mirë. Mos harroni, këtu kemi të bëjmë me shenjën më hedoniste të zodiakut. “Kënaqësia” është emri i tyre i dytë.

Akrepi

Gjithçka që i duhet një Akrepi për t’u ndjerë mirë është pasioni, intensiteti dhe një romancë e fortë. Nuk po flasim për një lidhje “komedi romantike”, por për një “Romeo & Juliet” apo “Rose & Jack” nga Titaniku. Bëjini të ndihen sikur do të bënit gjithçka për ta.

Shigjetari

Duhet të planifikoni një itinerar të egër nëse doni të surprizoni një Shigjetar. Ata duan aventurë, spontanitet, adrenalinë dhe risi. Organizoni një udhëtim surprizë. Tregojini që s’keni bërë gjë për ditëlindje, pastaj bëjini një festë surprizë.

Bricjapi

Është shumë e vështirë t’i bësh përshtypje një Bricjapi. Paçi fat dhe bëni më të mirën! Trajtojini ata si një forcë e juaja, dikë me të cilin mund të luftonit botën dhe prapë të dilnit të fituar.

Ujori

Ujorët urrejnë gjithçka klishe, prandaj duhet të bëheni pak kreativë. Kushtojini vëmendje gjërave të çuditshme që ata pëlqejnë. Gjatë një bisede, mund t’ju tregojnë se çfarë kanë qejf. Kapni këto detaje për t’i surprizuar ashtu siç duhet!

Peshqit

Kur bëhet fjala për Peshqit, gjasat janë që të jenë ato që ju bëjnë surpriza dhe ju përkëdhelin. Edhe pse janë deri diku vetëmohues, s’duhet të harroni se edhe ata kanë nevojë për vëmendje herë pas here. Një vallëzim romantik, një serenadë në plazh, ca petale trëndafili në shtrat. Gjëra të vogla, që duken si të sapodala nga një film romantik.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back