Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si do t’ju gjejë Shën Valentini 2021, sipas shenjës së zodiakut

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Si do t’ju gjejë Shën Valentini 2021, sipas shenjës së zodiakut​




Dashi
Nëse jeni single: Afërdita, planeti i dashurisë, i së bukurës dhe romancës do të kalojë në shenjën tuaj, kështu që atë ditë bëni mirë të dilni dhe t’i jepni mundësi dikujt t’ju njohë. Dilni me shoqërinë, bëni qejf dhe shihni ç’surpriza ka rezervuar nata.
Nëse jeni në një lidhje: Për ju, yjet sugjerojnë një natë të qetë, që ta shijoni edhe më mirë shoqërinë e njëri tjetrit.

DEMI
Nëse jeni single: Këtë 14 shkurt bëni pak kujdes me njerëzit që zgjidhni për të njohur. Përdoreni energjinë tuaj dhe fokusojeni tek dikush që ju pranon dhe vlerëson ashtu siç vërtet jeni.
Nëse jeni në një lidhje: Vërtetësia hyn në lojë këtë Shën Valentin. Partneri do të dojë të dijë ç’po ndodh me ju, kështu që tregohuni e vërtet me të. Nëse e kanë të vështirë t’ju pranojnë kështu si jeni tani, ndoshta duhet ta rimendoni marrëdhënien tuaj.

BINJAKËT
Nëse jeni single: Asgjë nuk ju ndal nga flirtimi dhe të gjithë e dinë sa të thjeshtë e keni për të kaluar tek partneri i radhës nëse mërziteni. Sidoqoftë, këtë 14 shkurt po kërkoni diçka që të ketë kuptim për ju. Mund të takoni dikë me të cilin do të përfshiheni si pa kuptuar.
Nëse jeni në një lidhje: Do të ndiheni të motivuar atë ditë për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel. Mund t’i thoni “PO” me plot gojën një propozimi për martesë.

GAFORRJA
Nëse jeni single: Keni kohë që prisni për një ish të dashur a fiksim të kohëve të fundit të kalojë në rrugën tuaj, por ndaluni dhe mendoni nëse ja vlen pritja.
Nëse jeni në një lidhje: Falë ndikimit të Saturnit dhe Plutonit, lidhja juaj ose mund të thellohet ose mund të përfundojë. Këtë Shën Valentin pyesni veten çfarë është ajo që doni.

LUANI
Nëse jeni single: Do të ndjeni nevojën e një udhëtimi atë ditë, pasi prej kohësh po kërkoni pak aventurë në jetën tuaj. Do ta realizoni dhe përgjatë rrugës do të bëni miq dhe romanca të reja.
Nëse jeni në një lidhje: Ndoshta duhet ta anulloni rezervimin e darkës. Në vend të saj, bëni gati valixhen dhe udhëtoni diku larg!

VIRGJËRESHA
Nëse jeni single: Mund ta gjeni veten në një takim me dikë që nuk është fiks tipi juaj, por ndan të njëjtat vlera me ju.
Nëse jeni në një lidhje: Lërini gjërat të rrjedhin vetë, sepse planet jo gjithnjë shkojnë sipas pritshmërive tona. E dimë që nuk keni lidhje me fleksibilitetin për shkak të perfeksionizmit, por shijo momentin me 14 shkurt dhe harroji të tjerat.
lg.php

PESHORJA
Nëse jeni single: Çështjet romantike do të vijnë në mënyrë shumë natyrale tek ju atë ditë. Do të krijohet një lidhje e veçantë me dikë që e ke njohur së fundmi, krejt rastësisht.
Nëse jeni në një lidhje: Do të ndiheni më të motivuar se kurrë për të investuar më shumë kohë dhe energji në lidhjen tuaj.

AKREPI
Nëse jeni single: Mund të takoni papritur dikë që do të zgjojë interesin tuaj dhe do të ndajë të njëjtat vlera me ju.
Nëse jeni në një lidhje: Do nisni të pyesni veten sa të vlerësuar ndiheni në këtë marrëdhënie. Nëse ndjen që s’po merr çfarë meriton, është koha për të bërë ca ndryshime.

SHIGJETARI
Nëse jeni single: Në ditën e Shën Valentinit do të ndjeni një nevojë urgjente për të dalë jashtë dhe për të takuar njerëz të rinj.
Nëse jeni në një lidhje: Nëse ndjeni që lidhja juaj është bërë paksa monotone, 14 shkurti është koha perfekte për t’i dhënë pak xixa! Bëj diçka të re, që mendon se do të të sjellë më afër partnerit.

BRICJAPI
Nëse jeni single: Kohët e fundit ke bërë reflektime të shumta në lidhje me atë që ti je, me qëllimet që ke dhe mënyrën se si ndërvepron me të tjerët. Do mendohesh gjatë edhe për ato çfarë kërkon tek një partner potencial. Eshtë shumë e mundur ta gjesh çfarë kërkon.
Nëse jeni në një lidhje: Do të rivlerësosh nëse lidhja juaj është apo jo në shërbimin tënd. Nëse ai njeri s’po ju ndihmon të rriteni, duhet të konsideroni ndarjen.

UJORI
Nëse jeni single: Edhe pse shenja juaj nuk është ndonjëherë në kërkim të një marrëdhënieje, Shën Valentini do t’ju gjejë shumë social dhe me mundësi të papara për romanticitet.
Nëse jeni në një lidhje: Atë ditë do të bëni diskutime të rëndësishme në lidhje me marrëdhënien tuaj. Nëse ka patur probleme që i keni lënë pas dore, ajo ditë është e duhura për t’i zgjidhur.

PESHQIT
Nëse jeni single: Do ta shihni botën ndryshe ato ditë! Një natë e kaluar jashtë në qytet do t’ju sjellë njerëz të rinj dhe energji të re.
Nëse jeni në një lidhje: Ju jeni romantikë të pashpresë, kështu që është e lehtë të bini në dashuri. Mund të ndodhë që ta ngrini në piedestal partnerin tuaj. Qëndroni me këmbë në tokë dhe kujtoni se ai/ajo është gjithashtu, njeri.
 
Ik moj se ti dukesh se je me Hashim Mustafen?

Jam me veten time mer ? cka albini me shume se kto tjert ? pastaj sme ngjit si pamje lol ... po doli naj femer e zonja (jo vjosa) direkt do votoja ? ndryshe cunat sduhet me qeveris ??
 
Jam me veten time mer ? cka albini me shume se kto tjert ? pastaj sme ngjit si pamje lol ... po doli naj femer e zonja (jo vjosa) direkt do votoja ? ndryshe cunat sduhet me qeveris ??
Mire jepja Mimoza Kusarit meqe don femer se do e kesh zv.kryeministre?
 
Me duket se kete vit do me gjej me flamurin gjysem shtize.?
 
Ska lidhje hic nuk gjendem ne ate cfar thuhet.
 
Po rezervoj dy vende?
 

Attachments

  • 307310AE-FB4A-4FA0-B056-578380820963.jpeg
    307310AE-FB4A-4FA0-B056-578380820963.jpeg
    303.6 KB · Shikuar: 2
SHIGJETARI
Nëse jeni single: Në ditën e Shën Valentinit do të ndjeni një nevojë urgjente për të dalë jashtë dhe për të takuar njerëz të rinj.
Nëse jeni në një lidhje: Nëse ndjeni që lidhja juaj është bërë paksa monotone, 14 shkurti është koha perfekte për t’i dhënë pak xixa! Bëj diçka të re, që mendon se do të të sjellë më afër partnerit.
 
sjellë më afër partnerit.

BRICJAPI
Nëse jeni single: Kohët e fundit ke bërë reflektime të shumta në lidhje me atë që ti je, me qëllimet që ke dhe mënyrën se si ndërvepron me të tjerët. Do mendohesh gjatë edhe për ato çfarë kërkon tek një partner potencial. Eshtë shumë e mundur ta gjesh çfarë kërkon.
Nëse jeni në një lidhje: Do të rivlerësosh nëse lidhja juaj është apo jo në shërbimin tënd. Nëse ai njeri s’po ju ndihmon të rriteni, duhet të konsideroni ndarjen.


Eheeee ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back