Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,550
Në varësi se kë pyet, shekulli 26 do të jetë ose pakëz i ftohtë, ose me një nxehtësi prej ferri. Disa modele të prodhimit të energjisë diellore thonë se deri në 2500-ën, klima e Tokës do të jetë ftohur në nivelet e Epokës së Vogël të Akullit. Studime të tjerë parashikojnë një ndryshim në vazhdim të klimës, teksa lëndët djegëse do ta bëjnë planetin shumë të nxehtë për jetën e njeriut, që kur të vijë viti 2300.
Disa ekspertë thonë se ndryshimi i klimës ka nisur gjatë Revolucionit Industrial në vitet 1800, të tjerë thonë që prej praktikave bujqësore të djegies në lashtësi. Sido që të jetë, janë njerëzit dhe mjetet e tyre që e ndryshojnë mjedisin e tyre – dhe mjetet e njeriut në shekullin 26 mund të jenë vërtetë mbresëlënëse.
Fizikani dhe futuristi Michio Kaku parashikon që pas 100 vitesh, njerëzimi do të bëjë kërcimin nga qytetërimi i llojit zero, në Shkallën Kardashev. Me fjalë të tjera, do të bëhemi një specie që mund të përftojë të gjithë sasinë e energjisë së planetit. Me një energji të tillë, njerëzit e shekullit 26 do të jenë zotër të teknologjive të energjisë së pastër si shkrirja dhe energjia diellore. Po kështu ata do të jenë në gjendje të manipulojnë energjinë planetare, me qëllim që të kontrollojnë klimën e globit. Ndërsa fizikani Freeman Dyson parashikon që kalimi në këtë lloj qytetërimi do të ndodhë pas dy shekujsh.
Cilat teknologji të tjera do t’i japin formë botës së shekullit 26? Futuristi dhe shkrimtari Adrian Berry beson se jetëgjatësia mesatare do të jetë 140 vjet dhe depozitimi digjital i të dhënave të personaliteteve njerëzorë do të mundësojë një lloj pavdekësie të kompjuterizuar. Njerëzit do të shfrytëzojnë oqeanet, do të udhëtojnë me anije kozmike në kolonitë hënore dhe ato në Mars ndërkohë që robotët do të eksplorojnë kozmosin.