Drama e famshme e Henrik Ibsen “Shtëpia Kukullës,” e cila hapi një epokë të re në skenën botërore është përshtatur si modramë nga Klodi Kadillari dhe do të shfaqet për publikun italian më 7 shtator në Teatrin Molineddu Ossi, në Sardenjë të Italisë.
Pasi u interpretua në vitin 2013 në Teatrin Metropol në Tiranë dhe u vlerësua në Festivalin Ndërkombëtar e Monodramës në Korçë si aktorja më e mirë femër, Klodi Kadillari prej dy vitesh po e ripunon për ta risjellë monodramën për publikun italian në gjuhën italiane. Këtë herë edhe dy personazhet meshkuj që shfaqën në videoprojektor janë emra të njohur të teatrit sard.
Kadillari tha: “Ideja për të qenë pjesë e festivalit POP- Progetto Ottobre in Poesia (Projekti Tetor në Poezi) ose ndryshe Festival del Bello (Fesitvali i së Bukurës) erdhi nga ideatori dhe Drejtori i Festivalit POP, Leonardo Onida, i cili pasi vlerësoj punën time në vite si aktore dhe regjisore nga materialet filmike vendosi që të jem pjesë e këtij evenimenti me Monodramën .
Ajo shton: “Kam gati dy vjet që po punoj fort pasi nuk është e lehtë të qëndrosh e vetme në Teatrin e Hapur në Molineddu për të afruar dhe ndarë emocionet dhe mesazhet e dramës me një publik të huaj dhe në një gjuhë të huaj. Megjithatë dëshira për t’ju rikthyer skenës me zërin e vetvetes me tekstin e Henrik Ibsen dhe me karakterin e Norës po më japin forcë dhe motiv në këto ditë të nxehta korriku ti kaloj me suksese provat dhe për të prezantuar jo vetëm veten time mirë, por të prezantoj një pjesë të kulturës dhe të vendit tim. Të jap mesazhin se secila grua lufton dhe dashuron njësoj pa njohur dallime race, lëkure apo kulture. E kam shprehur edhe herë të tjera se dhimbja, vuajtja, sakrifica nuk njohin ngjyra”.
Personazhi i Norës, i njohur edhe për publikun shqiptar është një personazh me anë të së cilit Ibsen shfaqi një revolucion të hapur,një protestë të femrës në kërkimin e të drejtave njerëzore duke dalë nga burgu i ashtuquajtur “Femra e mbyllur” për t’iu nënshtruar urdhrave që vijnë nga një shoqëri maskiliste. Nora është personifikim i çdo femre që ka sakrifikuar për të mbajtur në këmbe dashurinë, familjen dhe moralin. Nora është ajo që shkel mbi vetveten vetëm për të përmbushur shijet e babait, burrit, dhe gjithë shoqërisë vetëm për t’ju afruar atyre kënaqësi dhe për të mos provuar kurrë shijet e saja.
Kadillari vijon: “Ideja sesi e kam përshtatur Norën e Ibsenit e bindi drejtorin artistik Leonardo Onida i cili në Sardenjë sjell emra të njohur të artit dhe letërsisë jo vetëm italiane që kjo monodrame të jetë pjesë e këtij festivali nga mënyra sesi personazhi Norë nga një shtëpiake që jeton me traumën e falsifikimit të një firme për të shpëtuar të shoqin shndërrohet në një artiste e cila përveç pasionit dhe dashurisë për të qenë një Prima Balerina i duhet të fsheh faktin se falsifikoi firmën për të shpëtuar të shoqin nga vdekja, gjë që kjo firmë po i kushton jetën. Pasi një burrë i ditëve të sotme nuk pranon që një grua mund të paguajë për shërimin e tij, një grua nuk mund të dhurojë një jetë, ideja e personazhit Helmer është –Se duhet të jetoj shëndoshë e mirë dhe me një status social të admirueshëm, por pa ndihmën e gruas pasi ajo është një krijesë inferiore e destinuar për të qenë një ‘Femër e bindur e urdhrave të tij’.
Shfaqja vjen e gërshetuar me lëvizje të koordinuara përmes baletit klasik dhe atij modernë, me muzikë të huaj dhe shqiptare ku nuk do mungoj edhe folku brilant shqiptar. Dua të them se kemi një ngjashmëri impresionuese me folkun sard, me kostumet dhe me traditat ndoshta është një zë që me çon drejt Sardenjës vendit ku po përfundoj specializimin tim në Kinematografi-Dokumentar dhe Fotografi.
Përveç faktit që ndihem krenare pasi çdo artist jeton për duartrokitjen e sinqertë të publikut ndihem e emocionuar pasi me vetë kam marr përgjegjësinë të interpretoj një femër e mbushur me dhimbje dhe dashuri të sinqërtë, të pastër. Përgjegjësinë të mbaj dhe të ndaj me publikun italian një peshë të madhe që përveç se duhet të interpretoj një balerinë duhet të përcjell mirë si aktore mesazhet dhe lojën e kryqit në të cilën ndodhet Nora kjo femër e bukur, artiste e bindur ndaj rregullave dhe mos realizimit të të qënurit Nënë.
Përveç se duhet të interpretoj duhet të merrem dhe me regjinë dhe ketu gjej rastin të falënderoj bashkëpunëtoret e mi pa të cilët as një vepër nuk mund të ketë suksese nëse nuk ka bashkëpunim. Një fëmijë nuk mund të lindë dhe zhvillohet pa një frymë dhe një ushqim të mire. Dhe për mua do ishte e vështirë nëse këtu në Tiranë nuk do kisha mundësinë që të trajnohesha nga instruktorët e mi të vegjël, por të talentuar si Erdi dhe Roan Kadillari dhe nga balerina Merise Kadillari, janë nipat e mi të cilët po qëndrojnë me mua duke me stërvitur fizikisht që të prezantohem bukur si një balerinë e brishtë dhe ana tjetër si një femër me një force luftarake. Falënderoj skenografin dhe piktorin Giovanni Sechi, kostumografen Sandra Simula, fotografin Luciano Iacono mikpritësin e Teatrit Molineddu Bruno Petretto dhe një falënderim të veçantë për Leonardo Onida i cili besoj të puna dhe arti im për të qenë me datë 7 shtator në Festivalin që organizohet në Ossi-Sardenjë”.