Shtatë llojet e inteligjencave
Kur njerëzit flasin për inteligjencën kam vënë re që më së shumti i referohen testeve të inteligjencës. Ndërkohë ekzistojnë shtatë inteligjenca të ndryshme të identifikuara nga një psikolog i quajtur Haward. Disa njerëz i kanë më pak disa i kanë më shumë. Më poshtë do listoj llojet e inteligjencave, vendosni vetë cilën keni më të zhvilluar dhe kë duhet të përmirësoni
1. Inteligjenca gjuhësore; lidhet me aftësin e individit në lexim, shkrim si dhe për të kuptuar fjalët e folura.
2. Inteligjenca matematikore-logjike; është inteligjencë që lidhet me aftësit e individit në zgjidhjet e problemeve.
3. Inteligjenca hapsinore; inteligjencë e cila lidhet me aftësit e individit për t'u orjentuar në hapsirë ose në hartë.
4. Inteligjenca muzikore; lidhet me aftësin e individit për të kompozuar, luajtur në një instrument ose për të kënduar.
5. Inteligjenca fizike-kinestike: lidhet me aftësin fizike të individit të shprehur në lojë, në vallëzim ose kërcim
6. Inteligjenca ndërpersonale: ka të bëj me aftësin dhe përpjekjet e individit për të kuptuar sjelljet e një personi, motivet ose emocionet e tyre.
7. Inteligjenca personale: lidhet me aftësin dhe zotësin e individit për të kuptuar veten dhe për ta ndryshuar.
Revista psikologjia