Kreu i federatës zvicerane të futbollit, Peter Gillieron duke komentuar simbolin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë, thotë se nuk pret masa të rrepta nga FIFA ndërsa thotë se kapiteni Lishtejner veproi shumë mirë.
“Nuk mund të parashikojmë se cili do të jetë vendimi i FIFA-s por nëse pezullohen Xhaka dhe Shaqiri do të ishte një goditje e rëndë”, thotë ai. “Nëse na ndëshkon, atëherë FIFA duhet të tregohet e kujdesshme për çdo veprim nga lojtarët.”
I pyetur se dhe kapiteni Lichtsteiner iu bashkua dy shqiptarëve për të bërë shqiponjën ai përgjigjet: Kapiteni veproi shumë mirë. Ai dha një shenjë spotante dhe solidariteti me ekipin.
“Për mendimin tim askush nuk është lënduar nga kjo. Por di të them se pas kësaj ekipi është bashkuar edhe më shumë”, përfundon Gillieron
The post Shqiponja, kreu i federatës zvicerane bën deklaratën e madhe për veprimin e Lichtsteiner appeared first on Lajmi i Fundit.