Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shqetësimi për shqetësimet që na shqetësojnë është shqetësuese

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Shqetësimi për shqetësimet që na shqetësojnë është shqetësuese​


Shqetësimi për shqetësimet që na shqetësojnë është shqetësues


Nga Albert Vataj

Kam vendosur të mos shqetësohem për gjërat që më shqetësojnë, por shqetësohem se shqetësimi im i kotë më shqetëson seriozisht me arsyen e shqetësimit, dhe për këtë shqetësohem duke cenuar në mënyrë serioze cilësinë e jetës.

A e imagjinoni dot një kalë pa bisht?! Sigurisht që asnjë fantazi mizore nuk do të shkonte aq larg. Sigurisht që e dini, se, pikërisht ajo miza trazimtare që ushqehet me parazitët në bythën e kalit, ka nxitur një fantazi kaq krijuese të natyrës, duke bërë që kjo kafshë madhështore të jetë me bisht dhe është pikërisht ky bisht që e bën solemne hijeshinë e tij. Sado darvinist të jemi, do të mbetemi të rezervuar në dakordësimin e mundësisë së ndryshimit transformues, përveçse nën një nxitje ekstreme rrethanash.

Ndaj ti fusësh një mendje të lehtë, ia vlen shumë më shumë, se të bësh si budalla ose te vendosësh të jesh i tillë, në një përpjekje shqetësuese për të ndryshuar gjërat që nuk ndryshojnë dot përmes shqetësimit.

Gjithsesi ka disa gjëra, madje edhe vetë shqetësimet tona që janë më kokëforta se sa mobilizimi ynë për të mos u shqetësuar dhe kjo është vërtetë shqetësuese. Por a mund t’ia dalim dot ne pa shqetësimet se për çfarë i’a vlen vërtetë të shqetësohesh dhe çfarë jo?!

Edhe pse gjithçka që ndodh në jetën tonë shfaqet përmes një angazhimi për të reaguar përmes shqetësimit, nuk ka asgjë përveç shëndetit që meriton shqetësimin tonë, dhe kjo duhet të na shqetësojë.

Deri atëherë do të jemi duke u shqetësuar fare kot unë dhe ju bashkë me mua, për shqetësimet që na shqetësojnë, ndërsa gjërat do të vijojnë të jenë po ato, shqetësuese, dhe shqetësimet tona pa të cilat nuk mund të jetojmë do të vazhdojnë të na shqetësojnë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back