“Shkërmoqet” qeveria britanike, 5 arsyet që çuan deri në dorëheqjen e kryeministrit Johnson
Më pak se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987. Tashmë, kryeministri humbi mbështetjen e deputetëve të tij duke u detyruar të japë dorëheqjen. Por cilat janë arsyet që e çuan Johnsonin drejt rënies?
Rënia e lirë e qeverisë së Johnson kulmoi me një skandal seksual pak ditë më parë. Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetar i konservatorëve shkoi në një klub privat në Londër ku u deh dhe kreu veprime të pahijshme seksuale. Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash të tjera ndaj tij, disa prej të cilave datonin vite më pare.
Së pari, Downing Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me zotin Pincher përpara se ta emëronte atë në shkurt, por sipas ministrave kjo nuk është e vërtetë. Më pas Johnson e pranoi dhe kërkoi ndjesë lidhur me këtë.
Me parë qeveria Johnson ishte venë në syrin e ciklonit për të ashtuquajturin “partygate”. Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të anti-covid gjatë pandemisë, kur nga njëra vendi ishte ne izolim total dhe merreshin masa për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve dhe nga ana tjetër anëtarët e kabinetin organizonin festa ne Downing Street.
Por Johnson ka marre goditje edhe përsa i përket aspektit ekonomik.
Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.
Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimit.
Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa – për shembull, duke ulur tarifën e karburantit – ajo gjithashtu vazhdoi me një rritje të taksave në prill. Qeveria tha se rritja e taksave do të shkonte për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën goditjen – por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë. “Në mes të krizës më të keqe të kostos së jetesës për dekada,” tha lideri laburist Sir Keir Starmer në prill, “qeveria zgjedh të rrisë taksat për njerëzit që punojnë”.
Gjithashtu kritikët e tij janë shprehur prej kohësh se Boris Johnson kishte mungesë fokusi dhe idesh në Downing Street. Gjithashtu humbjet në zgjedhjet e lokale ishin një tjetër goditje Johnson.
(BalkanWeb)