Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkëlqimi dhe rënia e dinastisë Mediçi

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Shkëlqimi dhe rënia e dinastisë Mediçi​



Ajo ishte një nga familjet më të pasura dhe më të fuqishme në Evropë. Prej saj dolën 2 mbretëresha, 3 mbretër dhe 4 papë. Si sundimtarët de fakto të Firences për gati 300 vjet, Mediçit krijuan bazën e Rilindjes Italiane.

Por para se t`a ngrinin perandorinë e tyre, Mediçi e nisën si fermerë të varfër nga Kafaxhiolo në veri të Toskanës. Nga fundi i shekullit XIII-të, Xhovani di Biçi de Mediçi e ndryshoi origjinën e përulur të klanit të tij me themelimin e një banke të suksesshme.

Për të plotësuar statusin e ri, familja trilloi një prejardhje po aq mbresëlënëse. Sipas legjendës së përhapur prej tyre një i afërm i largët me emrin Averardo luftoi si një kalorës kundër Karlit të Madh të Frankëve. Në vitin 1537, Perandori i Shenjtë Romak Karli V i dha zyrtarisht familjes fisnikërinë që ata dëshironin duke themeluar Dukatin e Madh të Toskanës.

Perandoria bankare e familjes Mediçi do të zgjerohej me shpejtësi, për t’u bërë institucioni më i madh financiar në Evropë, me degë në Napoli, Gjenevë dhe Londër. Lista e gjatë e klientëve të pasur përfshinte edhe Vatikanin, duke krijuar një aleancë të fortë që u solli shumë fitime.
Nën drejtimin e Kozimo de Mediçit (djali i Xhovnait), Firence u bë qendra kryesore bankare.

Fuqia e tyre ishte e tillë, sa që patën madje edhe “qasje”të drejtpërdrejtë tek Zoti. Në vitet 1500, 4 të afërm të tyre u zgjodhën si Papë, duke filluar me Papën Leonin X në 1513 vitin.

Por drejtimi i Vatikanit prej tij u shoqërua nga skandale dhe një shthurje e paparë. Ishin teprimet tij, ato që çuan drejtpërdrejt tek Reforma Protestante. Ata mbanin lidhje me figurat më të mëdha të shkencës. Kështu Galileo Galilei ishte i punësuar si mësues kujdestar i fëmijëve të kësaj familje

Si stërmbesa e Lorencos së Madhërishëm, dhe mbesa e Papa Klementit VII, Katerina e de Mediçi (Katerine e Madhe)ishte një nga gratë më të fuqishme të epokës së saj. Bukuria dhe zgjuarsia e saj, e lejuan të kishte de fakto pushtetin mbi Francën si një bashkëshorte e mbretit, regjente dhe më pas si nënë e 3 mbretërve.

Në moshën 14 vjeçare, Katerina u fejua me Henrin, djalin e mbretit francez Fransua I, duke çimentuar një aleancë strategjike dhe siguruar linjat e ardhshme mbretërore të gjakut. Ajo lindi 10 fëmijë, përfshirë monarkët Fransua II, Sharli IX dhe Henri III.

Gjithashtu, 2 nga vajzat e saj u bënë mbretëresha, përkatësisht në Spanjë dhe Francë. Ndikimi i Katerinës në shekullin XVI-të – veçanërisht gjatë Luftërave Fetare – e bëri atë një figurë sa të dashur nga disa aq edhe të urryer nga disa të tjerë.

Pavarësisht sa e meriton apo jo, Kaeterina u fajësua për masakrën e Ditës së Shën Bartolomeut, ku u vranë mijëra Hygenotë. Interesimi i përjetshëm i saj për okulten dhe marrëdhënia e ngushtë me fallxhorin legjendar Nostradamus, vetëm sa ia shtoi reputacionin e saj prej fajtoreje.

Kësaj familje i njihet edhe merita e shpikjes së akullores që njohim sot. Edhe pse shpikja e akullores daton që në Kinën e lashtë, varieteti i butë italian u krijua posaçërisht për familjen Mediçi. Në njërin nga variantet e historitë,një kasap i quajtur Ruxheri, fitoi një konkurs prestigjioz për krijimin e “pjatës më të pazakontë”.

Katerina u magjeps aq shumë nga ëmbëlsira e pazakontë sa që e mori me vete Ruxherin në oborrin mbretëror francez në Paris, për të gatuar për dasmën e saj në vitin 1533. Historia tjetër alternative, thotë se akullorja u krijua nga arkitekti i njohur italian Bernardo në vitin 1565.

Mbështetja e madhe e familjes Mediçi për shkencat humane, luajti një rol të madh në shkuarjen në Firence të artistëve më të mirë të Evropës. Mes talenteve ishte edhe një adoleshent premtues nga fshati i vogël toskan Kaprese, të cilin bota e njohu si Mikelanxhelo.

Në vitin 1490, 15-vjeçari pranoi ftesën për t’u zhvendosur me banim në Palazzo Medici.
Atje, ai u bë pjesë e familjes së famshme,ndërsa rafinonte aftësitë e tij të pazakonte artistike.
Mikelanxhelo do të merrte 3 porosi nga tre Papë të familjes Mediçi (Leoni X, Klementi VII dhe Piu IV).

Gjatë asaj periudhe, ai prodhoi disa nga veprat e tij më të mira, si skulptura e Moisiut dhe afresku i tij “Gjykimit të Fundit”, që mbulon murin e altarit të Kapelës Sistine. Gjatë mbretërimit të tyre të gjatë, Mediçit ishin vazhdimisht vigjilentë, pasi kishin bërë shumë armiq.

Në vitin 1478, familja Paci ndërmori një grusht shteti për të vrarë princat e familjes Mediçi, Lorenco dhe Xhulianon. Edhe pse vëllai i vogël vdiq nga plagët e marra, Lorenco mbijetoi dhe arriti të vrasë apo dëbojë nga qyteti rivalët e tij.

Një sulm tjetër, këtë herë nga një predikues radikal i quajtur Xhirolamo Savonarola, do të ishte më i suksesshëm. Frati puritan domenikan arriti të merrte kontrollin e Firences në vitin 1497, duke i inkurajuar mbështetësit e tij fanatikë të digjnin librat, veprat e artit dhe sende të tjera që konsideroheshin si “kotësi” të liga.

Por një vit më vonë, Savonarola u shkishërua dhe më vonë u ekzekutua me varje. Nëse historia na mëson ndonjë gjë, ajo është se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, përfshirë dinastitë. Në vitin 1737, Xhan Gastone de Mediçi vdiq pa lënë asnjë trashëgimtar mashkull, duke i dhënë fund Dukatit të Madh të Toskanës. Megjithatë, motra e tij do të shpëtonte trashëgiminë e familjes.

Ana Maria de Mediçi, pasardhësja e fundit e drejtpërdrejtë e familjes, firmosi një pakt ligjërisht të detyrueshëm, për ruajtjen e veprave të artit në qytetin e Firences. Si rezultat,katedralet dhe muzetë e shumta, si Kapela Mediçi dhe Galeria Ufici, janë edhe sot të mbushura me thesare të paçmuara.

/ TopTenz – Bota.al
 
  • Pëlqej
Reactions: ABC
Nje like per mundimin se po pertoj ta lexoj :P
 
o top ik ore merru me lali Erin, ja kshu asht kur shkrujne “ nji nder arritjet me te medha te familje medici ishte shpikja e akullores”

kjo asht me u tall!

fatmirsisht e njoh firencen ne detajet me te vogla dhe kur lexoj kshu shkrimesh me ngrihet qimja....
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back