Menu Refresh Kthehu
“Shkel privatësinë dhe të drejtat e njeriut”/ Komiteti i Helsinkit ngre padi në Kushtetuese për testin e Poligrafit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me testin e Poligrafit, i përdorur për zgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare dhe Vettingun në Polici.
Komiteti i Helsinkit pretendon se ky test ka shkelur privatësinë dhe të drejtat e njeriut të garuesve. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00.
Njoftimi i plotë
Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.
© Panorama.al