Nga Dr.Përparim KABO
Këmbana të shurdhëta të shiut pas mesnate buzë një ujërrjedhje tek shet paketat e cigarve, një fizikan i papunë në vend të fjalëve të pazarit të rëndon reciton disa vargëzime që të duken mijëra vjet të vdekura.Shkon çdo natë atje si në një ritual prej somnambuli një erudit i papunë! Ai kërkon të tymosi për ta mjegulluar mendjen, sikur ajo shtegton mes kapriços në art ashtu edhe kur humbet përhumbur në shkencë. Ata e gjejnë kodin e komunikimit jo sepse thonë të dhëna të njohura që i shplurosin nga haresa për t’ia besuar kujtesës! Është një moment sublim ku “dy të braktisur” nuk vujanë për veten por për fatin e kozmogonisë që rezikon të humbasi duke u futur në një eklips pa limit! Gurrëkuçi në komunikimin e tyre të kodifikuar zbërthehet përmes një metodologjie të gjithësisë, për ta parë universin dhe njeriun nga fundi i dheut dhe nga kupa e qiellit! Dhe vijnë e përplasen rrymat gjykuese në një aksiom të ngurtë, produkti i modernitetit të verbër saje humbjes së arsyes, që fizikani e ka formuluar “Shitësit e Kaosit” dhe shkrimtari Moikom Zeqo e merr përsipër barën e rëndë që të shpjegojë këtë sentencë duke i “zbuluar sekretet”.
Është jetike gjetja e nje formule për të mos humbur “kujtesa njerëzore”! “Gjyqi i arsyes”, a është sot ky tempull një “dinosaur” apo është një apostull në zgripfat? Arsyeja mbetet një fosil apo pështjellohet si ferëparajsa e humanizmit në rezik!? Hamendjet e tyre në një “puthje” art-shkencë lagen në shi, por nuk qullen. Ishte shtruar formula sepse ishin përcaktuar rrethanat se çdo të thotë të “shitet kaos”. Shprehja eksibicioniste e këtij moderniteti është “të majmesh në një ambjent të rezikshëm”. Energjia prodhohet nga shitja dhe blerja e kaosit. Brenda shpirtit njerëzor këndohet një meshë përvuajtjeje dhe qahet mbi kufomën e vlerave humane! Nuk janë lotë që derdhen por se zbritet thellë në honet e humbëtirave për t’ju përkulur vuajtjes njerëzore që duket se paskërka bërë një sakrificë që nuk vlekërka më! “Shitësit e Kaosit”?! Duket si rreshtimi i fjalëve të boshatisura!!! Në fakt rezulton një formulë e gjallë, një paralajmërim për rrezikun e mbëritjes së një energjie shkatëruese. Në mënyrë metaforike kjo pararavijëzohet nga personazhi i një tregimi që kokën e prerë e mbanë në dorë, dhe ashtu pa të ecën drejt asgjësë, pa kuptuar se ç’farë ndjen dhe përjeton! Një materie ekzistenciale ka humbur çdo vetpengim dhe bie në rënie të lirë duke braktisur dinjitetin njerëzor!Është zbuluar “Lëvizja e Kaosit” dhe “Masa e Kaosit” ndaj mund të llogaritet dhe “Kaos-Energjia”! Të dhëna që në një kombinim fatal paralajmërojnë një kaosologji dhe kaosoveprim, që çdo ditë e mposhtin njeriun nga vet-njeriu! Grykësia dhe tregëzimi i vlerave po e sjellin antropo-individin në një brejtës të vetes, shkatërues të historisë së tij, mpakës të kreativitetit të vet! Masa në këtë formulë të energjitizmit kaotik është njerëzore gjithë-përfshirëse; ”politikani, reporteri, doktori, prodhuesi i drogës, filozofi dhe prodhuesi i armëve, polici dhe varrëmihësi, për të përmendur vetëm udhëheqësit e listës,…Madje dhe individë e anëtarë të familjes mund të jenë Shitësit e Kaosit.
Është në interesin e tyre që mjedisin ta bëjnë sa më kërcënues, sepse vetëm atëherë ata do mund të përfitojnë. Të ardhurat, forca dhe pushteti i tyre rriten në përpjestim të drejtë me sasinë e kërcënimit që ata mund të injektojnë përqark njerëzve….Këta janë Shitësit e Kaosit.” Shpejtësia në formulë është kaotizmi dizintegrues i çdo individi në emër të interesit zhvatës. Është krijuar një entropi antropologjike e pakontrollueshme. Kësisoj, forma e ekzistencës post- moderne, ka në shërbim një armatë të tërë të fuzimit publik të lajmit. Energjia e kaosit është një zbritje totale e përditëshme nga energjia pozitiviste e krijuar në mijëvjeçar! Ose një bjerje e thellë për t’u shbërë, një humbje e peshës së rëndesës për shkak të zbrasjes së shpirtit dhe hollimit të arsyes nga vesi i injorancës mikluese. Ka një ngasje për një amnezi universale me qëllim për t’iu larguar përgjegjësive. ”Po nuk duam të biem në këtë përmbysje botërore. E megjithatë asgjë nuk do t’i shpëtojë të bien në atë humnerë sepse në atë rrugë ecin me këmbëngulje të verbër.”
Pasi merr “formulën e fizikanit” në tregimin hapës me këtë titull “Shitësit e Kaosit”(ai duket si zemra e një romani) shkrimtari Moikom Zeqo nis rrugëtimin rëfenjës që lëviz njëherësh në dy kahje.Udhëtohet nga e shkuara për në të sotmen. Dodona pellazgjike, ligjet Talmudiane, Roma e lashtë, aventura universale dhe unikale e Aleksandrit të Madh, Babilonia si mitra e gjithësisë, porta virtuale e ligjit Tao, Budizmi human me besim por pa perëndi, Lindja impresionuese dhe Orienti tragjik, që me lojërat e tyre bartin një matematikë moderne parathënëse, Bizantinizmi enigamtik, Venetiku imperial tregëtar dhe artet në të gjitha këto kohëra; ravijëzohen me penelata rrëfimi sikur vijnë nga kujtesa e vet krijuesit!Të gjitha këtyre galaktikave kozmogonike, Zeqo ju bënë anatominë dhe i trajton si “valenca të kombinimeve plural”, dhe në të gjitha rastet zbulon si një “arkiolog i kozmogonisë” vendndodhjen shqiptare edhe si realitet fizik edhe si derivim kulturor e civil duke apostrofuar me një dashuri të veçantë vlerën ideore të kuintesencës shqiptare ndërepokale! Ky përafrim është argumentiv real dhe jo fiksion artistik që mund të kënaqi vetëm egoizmin krijues të një mendje që ka frikë të hapet për t’u rëfyer! E para është liri në filozofi dhe lirizëm në letërësi, e dyta është mbyllje në filozofi dhe sajesë letrarizuese në artin e fjalës! Ky është dallimi i shkrimtarit si edhe është Moikom Zeqo me shkruesit vanit që grumbullin e fjalëve e fusin në një “cirk të parabolimit alogjik”! Kahja tjetër e lëvizjes është zbritja në mungesë të peshës së rëndesës si gravitet i humbur , nga e sotmja prozaike abrazive dhe demotivuese drejt të shkuarës, asaj sumaje që si pentagrami e disiplinoi në harmoni kaosin si hapos (hap-çapi i hedhur ose hapje-fillim).
Lëvizja e parë shpreh leximin brenda një “bibloteke të mëndjes” ku virtualiteti ideor është edhe kujtesë edhe dëshmi, është edhe verifikim edhe përjetim, por është tek e fundit blatim përvuajtës për humbjen e aq shumë hamëndjeve, pandehmave dhe ëndërrimeve fal marëzië së egoizmit, pasi idealet nuk mungonin. Madje aso kohe ato qenë vërtetë apstragime, sepse ishin akte krijuese, supstanca përmbajtësore, struktura konceptuare, formulime gjuhësore fonetike, kishin qenë këngë të psalmit optimist! Autori i “rrëfenjave apokaliptike” Moikom Zeqo të mbush me optimizëm, të vë në provë me dhimbjet njerëzore, dhe koralizon ngashërimin e pa deshifrueshëm sa herë që ai restauron historinë me ndihmën e njerëzëve të thjeshtë! Tregimet “Njeriu pa hënë” dhe “Amilkati i Durrësit” të gdhendin në memorien estetike dhe më gjërë këto kumte humane! Rrëfenja e shkrimtarit me ngarkesë poliedrike të dijes Moikom Zeqo, të shtie në reflektim, ku pesimizmi dhe optimizmi gjejnë si emërues të përbashkët në arithmetikën e thyesave, realizmin. Mbi të ngrihen epoka dhe ushqehen me “gjah betejash” civilizimet që dialogojnë dhe shkëmbejnë mesazhe dhe kumte dogmatike duke u zgjeruar fal krahasimit pa përjashtim, dhe duke hedhur rrënjë si një mega-dije në trajtën e asosimit koral global! Vigjëlimi pezull mbi gjithë këtë përshpirtje universale është sa e autorit po aq edhe e vetëdijes historike. Ai modestisht nuk shton nga vetja për të bërë dallimin, ai rëfen thjesht vuajtjen dhe përgjegjësinë e shkrimtarit. Gjendja e tij shpirtërore është arti i tij, kujtesa historike e rrëfyer është erudicioni i tij, klasifikimet me skrupulozitet është enciklopedizmi i tij, realitetet e prekura së gjalli është “odhiseizmi” i tij si mënyrë jetese. Ai ka vuajtur qysh herët nga një “patologji” funksionale, dashuria, ankthi dhe përgjegjësia për ta njohur universin! Gjithë kjo e bën autorin një “luftëtar të brengës së hapur” që nuk mbyllet, sepse çarja është e thellë dhe e pandalëshme! Tregimtari Moikom Zeqo ka ardhur të dëshmojë dhe këtë përgjegjësi jo të vogël ai nuk do ta braktisi në asnjë rrethanë, sado fatkeqe apo tragjike që mund të vijë! Reflektimet e tija si në një prag eklipsimi gjithësor e të gjithëkohshëm, janë dritëhijet e rontgenit të atelies së tij krijuese, për të klasifikuar përmes një albumi gjithëhistorik, format e ndryshme të marëzisë njerëzore edhe si krijim edhe si shkatrim.
Kështu shkrimtari sjell në një mozaik të anatomisë antropo-ideore mushtin letrar që luan me muzikën e muzës estetike! Atje gjen duke lexuar, librin me tregime por edhe këngë-agimet e apokaliptizmave progresive që zhvirgjëruan tabutë primitive. Gjen vajet e shkatrimeve po kaq apokaliptike të marëzisë sepse për autorin, si dogmatikët dhe eretikët janë të sëmurë nga abuzimi me fragmentimin e botës, me pjesëzimin e teorive apo të arsyes gjithë po aq! Është një kokëposhtësi që herë jepet si qëndresë besnikërie dhe herën tjetër si sfidë për të ndryshuar botën fal një përmbysjeje pa kufij! E përjetuar brenda ndjesisë individuale, portretizimet e heronjëve të kajeve ekstreme që ndihmohen nga kuptimi vizual dhe koloristik i gjithëisë; sillen në tregimet e Zeqos si piktura të Shagalit, Monesë, Gogenit por edhe si vizatime prehistorike të shpellave ku autoritetin e komunikimit e kryente gjuha ikonostatike pa fonema kuptimore! Ekskursionet e shkathta të kapërcimeve epokale vetëm për të gjetur gjenezat në zinxhire vijimësie, apo vizatimet njëngjyrëshe të përjashtimeve, janë shprehje e një gjeometrie mendimi ku veprohet në hapsirën shumë-dimensionale! Ja përse lëviz ai-autori, lëvizin mendimet e tij, lëvizin personazhet real dhe ata të krijuar artistikisht, gjallohet për të treguar edhe histori edhe fate edhe arritje edhe zhgënjime.
Të gjithë modestisht kokëunjur rrëfejnë një histori kozmogonike tejet frymëzuese pa u identifikuar me operatorët e zhurmshëm të tregut të ditëve tona, të cilët pasi e coptojnë kozmogoninë, e tregëtojnë atë si eshtra të kaosit fatal. Janë përball, një qetësi biblike dhe një ambjent i zhurmshëm. Dikur mendohej, tani nuk ka më nevojë për mendim! Lëvizjet në dy kahet më në fund qëndrojnë të prehen në një vendtakim tragjik, ku përpos fatit të heretikëve dhe blasfemuesve, më e kobshme është “vdekja e ideve”, është fati i rilindjes së tyre, që gjithësesi mund të shoqërohet me humbje; si arratisje nga origjinali me qëllim fallcifikimi. Janë frikëndjella, shartimet jashtë “kodeve genetike”, mbivendosjet autoritare, trembja e humanizmit dhe konvertimet religjioze që vinin nga tehu i shpatës, reflektimi joshës i floririt dhe hiret e dashurisë si ngasje për rëmbimin e femrave të komandatëve të vrarë! Autori na shpie në mesjetë dhe ndalet për eksplorim në rrathët enigmatikë të qytetrimeve, në Jeruzalem! Është një stacion për një Kaos- Hapos të ri. Kaosi duhet disiplinuar duke i lënë udhë të lirë krijimit të frymëzimeve, arsyetimit dhe shkencës! Dija e vërtetë është shkencore ajo është e tillë vetëm kur shprehet me formulë, kështu mëtonte Leonardo da Vinçi! Duhej bërë kujdes.Kohët kishin humbur gjurmët dhe dokumentet rrugëtimeve të plurta dhe baltinave të ngjizura nga shira memecë që ndillnin kob dhe marëzi. Kreativiteti letrar i tregimtarit Moikom Zeqo koreografon me hapsirën si të kishte vendosur një kompas gjigand jo mbi një hartë por mbi vet lëkurën e rruzullit dhe duke qëndruar si një futurolog tek kozmosi qiellor ai spjegon udhët e humanizmit.Në një këndvështrim, tregimet e tij janë “autobiografi-dialogu”me historinë universale ku autori me një sinqeritet sublim nuk pengohet t’a vërë në provë shpirtin e tij si kujtesë dhe përgjegjësi duke datuar dyfish, edhe si datë e shkrimit por mbi të gjitha si datim në kronosin apokaliptik të ndodhisë mbi të cilën ai ka hedhur dritën e tij të arsyetimit! Hapsirat ngushtohen dhe zgjerohen si në valët e një epshi që nuk humbet deri sa të mbrijë tek “epitafi i përjetësisë” si një detyrim që nuk duhet braktisur! Njerëzit, pushtetet, sistemet, autoritetet, janë të përkohëshëm, dija, kultura, arsyeja dhe vlerat humane që burojnë prej tyre, janë të gjithëkohëshme! Kështu lexohet në të dy krahët e epitafit por leksiku dhe orthografia janë prej një gjuhe dhe gramatike kozmike, janë një muzikë e “Princit të Vjeshtës” (ky është titulli i njërit nga tregimet) apo në mënyrë me gjenerike është vet “Njeriu Jeshil”(tjeter tregim kërshëronjës dhe mjaft reflektues e imagjinativ).Tek qëndron i heshtur sa blasfemues aq edhe i murosur, autori qëmton si një arkeolog dhe antropolog thellë deri në kapilare Mesjetën. Ai do të kuptojë më mirë përmes saj antikitetin dhe të gjykoj gjysmën tjetër të rrugëtimit deri në ditët tona.Ka fal artit të fjalës letrare një rimarrje të formulës bazë ekzistenciale në frymë të rifillimit të ri, nevoitej “kaosi i ri- si haposi i ri”! Mesjeta kjo nyje refleksionesh,vjen nga pena e autorit si dëshmi e një profeti që “ka lexuar për 1000 vjet” të gjitha biblotekat e botës dhe ka tashmë në dorë mekanizmin shpëtimtar të fillimit të ri! Qëllimi është fisnik, ndër-epokalizmi si nyjëzim kozmogonik të qënieve krijuese të këtij planeti, pa dallime racore, fetare dhe etnokulturore! Zeqo duke “kaloruar me kryqtarët” mesjetar që varin e shpëtimtarit e ndëruan me “Tempullin e Solomonit” dhe dëshirën e ethshme për flori e pasuri, përpiqet ta estetizoj mrekullisht atë epokë si “mes-ditë-nata”, ku skajet qëndrojnë në fije të perit si një fat i brishtë që nuk duhet të vdesë! Ai ka gjetur sekretin, ç’farë ka mes ditës para-mesjetare dhe natës së saj?!Dritë-erësirë?! Ky formulim do vinte alogjik! Mesjeta drithëron arsyes së tij si një pezullqëndrim mes dy stacioneve me vijë ndarëse kaosin-haposin si rizgjim! Është dashur epoka e reflektimit si sythi mes dy epokave të krijimit, antikietit dhe rilindjes! Kjo ribërje përmes dijes, nuk është vetëm europiane, ajo është globale, dhe këtu Zeqo puqet me penat serioze gjithëkohore si ç’është Goethe që respektoi lindjen dhe u frymëzua pej saj! Tek tregimet,”Fjalëkryqet e Babilonisë”,”Qiparisi dhe profeti Buda”,dhe thekshëm tek tregimi,”Vrasja me shah”, zbulohen sekretet e lindjes. Por në njërën nga tregimet ku autori ndërton përmes strukturalizmit intuitiv një figurë sa reale aq edhe imagjinative të Jan Kukuzelit, kompozitorit të Bizantit që ishte me origjinë nga Durrësi, tregimtari Moikom Zeqo jepet ethshëm tek mizantropia dhe magmat krijuese bizantine dhe mërgon si një vejtmitar në malin Athos për të rilexuar gjurmët që kanë mbetur, si dhe për të zbuluar të pathënat e asaj kulture. Ndeshjen e perëndimit dhe lindjes autori e ndërton si ngritjen dhe rënien e Jurazelmit! Ai dëgjon ende lëngime luftëtarësh, britma të padeshifrueshme të zhurmave në arrati, pëshpërima spiunësh dhe ofshama haremesh. Kryqëtarët kanë humbur orjentimin sepse me të mbritur tek “varri i shenjtë” u pllakosi patologjia e humbjes së misionit.
Tregimi “Varri bosh i Krishtit” është një alegori gjithëkohore që ka në lëndën e saj një guxim për të sfiduar çdo dogmë! Kuadratimet tregimtare të Zeqos janë si kryqëzime rrjedhjesh më së shumti të ujit, ku ka dete, liqene, lumenjë dhe oqeane, por dhe përenjë alpinë të ujërave të pastra bio, ku ende nuk ka mbritur deformimi konvertues. Në këto ujë-rrjedhje ose ujë-pushime autori hedh si “sarkofagje fatale” trupat e heronjëve të tokës duke i shtynë të lëvizin postmortem, duke ju gjetur sozitë e tyre pa dallim kohe dhe hapsire! Kështu ruzulli dhe fati i tij është brenda një “akuariumi ujërash të një gjeopolitike kulturore dhe emocionale” që nuk matet sepse është shprehje e krijimit qe nuk ndalet. Moikom Zeqo vet duket si një lundërtar që në një anije të vjetër i afrohet një ishulli, por stuhia është e pamëshirë dhe gati e merr në fund të detit. Pikërisht në këtë tabllo apokaliptike që autorit i ka ndodhur realisht në fëmijni, atij i krijohet aftësia për të parë botën dhe historikun e saj njëherësh përmes “fotografimeve hamletiane”, si valë që hidhen mbi trurin e tij jo për ta shpëlarë, por për ta gdhendur si shkëmbinjë që do të ndërtonin mbi vete një bimësi frymëzimi të rallë e që do ta dehte këtë “Odhise” të dijes jo nga Circa e derrave, por nga kurioziteti Aristotelian, ai musht filozofik që ndërtoi madhështinë e Aleksandrit! Lexon tregimin “Surrealizmi i Aleksandrit të Madh” dhe mbetesh i gozhduar nga nënrrjedhjet e botëve dhe qytetrimeve! Autori ka pikasur si ARN-transport ashtu dhe ARN-mesazher që lëvizin duke e gjetur shtegun si ujërat kapriçoze dhe të papengueshëme! Kështu rrjedh vetëm e vërteta, eposi i saj! Kështu bujon imagjinata letrare! Kështu disiplinohet në liri dija plurale!
* * *
Fal dijes së tij enciklopedike dhe këndëvështrimit kreativ në shumës, arsyetimet apokaliptike të autorit për antikitetin, filozofinë, artin, letërsinë, gërmimin, mitizmin, etikën, politikën, ëndërrimet, shkencën, liturgjinë, kulturën, pra për civilizimin që i përmbledh të gjitha këto forma të të shprehurit, tregimi i tij të deh! Ne lexuesit gjatë studimit krijojmë një njohje për kozmogoninë universale. Ajo sillet si një materie epiko-lirike që sendërtohet në çdo tregim, në çdo pasazh, në çdo metaforë, në çdo vegim apo përshpirtje të autorit. Rrëfenja si një gulç i brendëshëm njëson natyrshëm autorin, mendimin, dijen universale, personazhet historik dhe hapsirat e paana apokaliptike. Ka një sens arkilogjizmi antropologjik në gjithëndodhinë njerëzore të ekspozuar, që herë autori e sjell binjake me abstraksionin në pikturë, herë e shkrinë në art dhe në kundërthëniet logjike që të kujtojnë gjeometrinë Euklidiane apo aforizmat budiste! Struktura e formës ka arkitekturën e një mozaiku “embrione-romanesh”, pa ç’ka se gjinia letrare formalisht është përmbledhje tregimesh.Kjo sepse gjeneza dhe plazmi artistik i çdo tregimi është si një “karburant atomik” që zbërthehet. Prej tij shlirohet dije, njohje, sfidime, paradokse, alkimizëm, përsihatje, profilizime subjektiviste të skajshme, aq sa ka raste kur teprohet në tipizim vetëm e vetëm që ngjyrimi të jetë i thellë dhe kontrastues saje një joshje emocionale tek apsolutizmi! Por se në çdo rast ka kohë konkrete krijimi, hapsirë konkrete përjetimi, virtualitet gjithëkohor përafrimi. Zeqo duket sikur krijon një tabelë tipologjie që me lehtësi të lejon të dallosh ngjashmëritë dhe ndryshimet, pa ç’ka se subjektet mund të kenë një distancë kohore me dekada ose shekuj! Të duket në fund të librit se je takuar me parimet e “estetikës meteorike” sepse çdo tregim në integralitetin e “yllësisë letrare” si kompozicion, shpërfaqet si një trup apokaliptik që ose pret të digjet ndaj të duhet t’ia kuptosh mesazhet që ai lëshon përpara shuarjes së flakëve, ose kjo gjë tashmë ka ndodhur dhe autori nga hiri ose prej një trupi të ftohur kallkan dhe të ngurtësuar, në heshtje punon duke hulumtuar që të risjelli në dritë historinë, misionin dhe kontributet e tij! Rrëfenjësi tregimtar duket si një “paleontolog i dijes kozmogonike” që po hap të parin muzeum të këtyre mbetjeve dhe secilës prej tyre i bashkëngjitë një memorie identifikuese. Morali estetik është një parimësi rrënjësore, tolerancë dhe intolerancë ndaj të ndryshmes kjo është sfida që ose të lë të shprehesh (toleranca) ose të pret gjuhën (intoleranca).Autori është i shqetësuar deri në vajtim të brendëshëm për raportin e “imperialitetit komercial” me “imperialitetin e vlerave” që në trajtën e një strukturalizmi ekzistencial është kuptimi i njeriut mbi veten dhe botën! Duket se e gjithë “materia” letrare lëviz nga strukturalizmi kozmogonik, krijimi dhe shbërja po nga vet njeriu, tek strukturalizmi estetik si shpërfaqje civilizimesh përmes një shoqërimi koral nga epoka në epokë,nga njëri popull tek një tjetër,nga lindja në perëndim nga një autor tek tjetri.Përsihatjet si tregimet “Dilema ose ose,Migjeni dhe Kirkergardi” por në mënyrë të veçantë tregimi impresiv magjik “Lajthitje Borgesiane”,janë trajta të komunikimit përmes hallkave universale ku krijuesit lënë takim, njerëzit njohin humane plurale, fatet hapin “letrat e fallit” nga frika se mos kanë haruar aftësinë e leximit. Prej andej lirshëm kalohet tek strukturalizmi imagjinativ si tipari themelor i tregimit. Moikom Zeqo e lëvron këtë lloj nektari eterik ndaj lënda letrare ngjizet si dije universale, këndohet si poezi apo këngë estetike, dhe frymëzon në mëshirim futurologjik! Imagjinarja shpesh si sureale dhe jo rallë si aftësi e veçantë për të kuptuar enigmat, e sjell tregimin e Moikom Zeqos herë si shpirt eksplorator,herë si rebelizëm përpos letrarë.
E gjithë kjo ka në thelb yshtjen nga kurioziteti për t’a sjellur kohën përpara se ajo të ketë mbëritur për të trokitur në dyert e globit. Kjo është aftësia e parashijimit që arti e ka si rallë kush tjetër në panteonin e dijes! Për të qenë ekzakt në këtë anticipim, Moikom Zeqo krahas letrares që frymëzon, përdor filozofiken që arsyeton, utilon shkencoren si instrument ekperimental, dhe i jepet ëndërrimit për” t’u skllavëruar nga liria” si një ajër kozmik që në vijimësi nuk shteret! Kur lexon tregimet e Moikom Zeqos duhet ta qetësosh shtrirjen në planë, duke e bindur se ke nevojë të dimensionohesh në hapsirë dhe ky është përjetimi yt apokaliptik që te secili lexues është individual! Diku nga fundi i librit në një tregim të tij, autori kapet si peng në” kurthin” e përfundimit të tij provokues, se nuk ka më ide të reja, ato janë krijuar tashmë dhe janë rimarrë historikisht si ridimensionime.Ka thotë ai vetëm dinamizim të tyre! Një kontrastim i tillë galaktikash të shpie si në detyrimin për të njohur më mirë dhe më thellë në poliedritetin e tyre idetë e deri sotme që kanë moshën e mijëvjeçarëve, por se autori shpotitë gjithashtu vigjilencën tonë civile dhe ndjesimin tonë human për të mos haruar, se pa ide udhëtimi i njeriut në mijëvjeçarin e tretë pas Krishtit, do të jetë një “panairë kotësish”, një vetdeformim i pakuptimtë, një lehje qensh që nuk vlejnë sa një luan i vdekur. Libri mbyllet pikërëshit me këtë pikërëndesë që vjen në tregimin e fundit të titulluar,”Kaleidoskopi i Paradokseve”! Protestimi artistik kërkon të mos humbi koha me kuptim, dhe të mos vijë koha e pakuptimtë. Ndaj gjen tek Zegjo si edhe ndodh tek veprat e penave serioze gjithëkohore, të dy pelegrinazhet, atë të jashtëm ciklik dhe njerëzor të prekshëm dhe tragjiko-komik, por takon dhe pelegrinazhin e brendëshëm të autorit, atë kurues, që ndërtohet nga ai si një terapi që ka në recetën e saj rileximin e arsyeshëm të udhëtimit të bërë, sepse sa herë që koha vjen kaotike ajo risjell fatalitetet e arratisjes nga boshtet karteziane të historisë dhe arsyes!
* * *
Me librin “Shitësit e Kaosit” shkrimtari Moikom Zeqo ka dhënë sërish provën se moderniteti dhe tradita nuk janë të huaja, sekreti është të mësuarit e alfabetit të tyre, të kuptuarit e sintaksës ku ata kanë pikë takimet referuese, dhe të arsyetuarit në vijimësi si përgjegjësi brezash ndaj fatit njerëzor.Kur përfundova leximin e këtij libri më erdhi në mëndje një shprehje e latinëve,”fola dhe shpëtova shpirtin tim”! Zeqo foli dhe shpëtoi shpirtin e tij! Nga omblikali i tij frymëzues, Currilat (rrjedhjet e mpakura) dhe Durrësi i gjenezës ende i pa njohur tërësisht, ai buzë detit dhe “këmbë zbathur” duket ende si një statujë pa sy, por me zgavra nga ku tërhiqesh të afrohesh pasi një rapsodi homerike këndohet prej tij nën zë! Është kënga e sprasme apokaliptike si hymni i ideo-kozmogonisë fatkeqe! Retë i sillen mbi krye dhe ravijëzojnë personazhet e tij të vjetër dhe të rinjë, madje dhe ata embrional, dhe Mokom Zeqo reket të spjegojë gjuhën e tyre, duke ja treguar fillimisht perëndive, reve, ajrit, detit, shpendëve dhe monumenteve që vitalizohen në një përshpirtje humane, për tu ndalur në fund tek njeriu, dashuria e tij që nuk plaket! Këtë mund ta quash përgjegjësi, modernitet, pse jo dhe liri të arsyes kundër KAOSIT!
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.