Shisnin mish me kokainë në “mes” të Athinës, arrestohen katër shqiptarë në Greqi
Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi u zbuluan teksa shisnin drogë në dyqanin e tyre të mishit në mes të Athinës.
Policia greke, teksa ka shkuar për një kontroll në kasaphanën e tyre, ka gjetur përveç mishit edhe drogëra të ndryshme, para, celularë e peshore elektronike.
Në lidhje me ngjarjen kanë përfunduar në pranga katër shtetas shqiptarë të moshës 26, 35, 38, 48 vjeç. Policia sekuestroi edhe 5 kg e 775 gram marijuanë, 70 gr kokainë, 11355 euro, tre celularë dhe një peshore elektronike në cilësinë e provës materiale.
Sipas autoriteteve greke, drejtuesi i grupit është një 35-vjeçar, identitetin e të cilit nuk e kanë bërë publik.
Kjo nuk është hera e parë që ky person bie në duart e policisë, pasi në vitin 2012 ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe drogë.
Top Channel