Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shenjat dhe simptomat e stresit të tepërt

Mignonne

S.E.N.T.??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 8, 2020
Mesazhe
56,564
Pëlqime
33,462
Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore. Stresi është një gjendje të cilës nuk i shpëton askush në një pikë të caktuar të jetës.
Studimet konfirmojnë se të paktën 33 përqind e të rriturve përjetojnë nivele të larta të stresit rregullisht. Stresi manifestohet me disa simptoma fizike dhe mendore të cilat i gjeni të zbërthyera më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Shfaqja e Akneve
Stresi manifestohet rregullisht nëpërmjet akneve dhe puçrave. Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën më shpesh se zakonisht. Kjo përshpejton përhapjen e baktereve dhe shfaqjen e puçrave.
Dhimbjet e Kokës
Stresi është një faktor kontribues në intensitetin e dhimbjeve të kokës dhe të zonës së qafës. Studimet konfirmojnë se një ngjarje stresuese pasohet nga një dhimbje e fortë e kokës. Sa më shumë ngjarje të tilla të ketë në harkun kohor të një muaji aq më shumë dhimbje koke do të përjetojë një i rritur. Në fakt sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, stresi është shkaktari i dytë madhor i dhimbjeve të kokës.

Dhimbjet Kronike
Nivelet në rritje të kortizolit, hormoni kryesor i stresit shkaktojnë dhimbje të shumëfishta e kronike.

Sëmundje Në Rritje
Nëse ju duket sikur nuk po rimëkëmbeni dot nga sëmundjet e ndryshme që ju kaplojnë herë pas here, atëherë tregoni kujdes me stresin. Ndikimi i tij në sistemin imunitar është i ashpër dhe e bën njeriun një shënjestër të lehtë të shumë sëmundjeve. Në rastin e gripit, stresi arrin të zbehë rolin mbrojtës të vaksinës dhe nënshtron sistemin imunitar. Sëmundjet më të përhapura tek njerëzit që stresohen më shpesh, janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Mungesë Energjie Dhe Pagjumësi
Lodhja kronike dhe rënia e nivelit të energjisë janë simptoma të përhapura të stresit. Stresi prish edhe cilësinë e gjumit dhe shkakton pagjumësi.

Probleme Me Tretjen
Nivelet e larta të stresit shkaktojnë probleme me tretjen, diare dhe konstipacion. Fëmijët, gratë dhe burrat që preken nga stresi, përjetojnë më shumë raste konstipacioni, dhimbje stomaku, fryrje ose diare.

Oreksi
Stresi ka një ndikim të fortë tek oreksi. Njerëzit e stresuar mund të përjetojnë humbje të tij ose një dëshirë të pajustifikuar për ushqim. Në përiudha stresuese, njerëzit mund të humbasin ose të shtojnë në peshë në mënyrë të menjëhershme.

Depresion
Stresi kronik ka një rol kontribues në shfaqjen e depresionit. Ky fundit prek më shumë adoleshentët dhe gratë. Sa më stresuese të jetë jeta juaj, aq më të shpeshta do të jenë episodet e depresionit.

Rrahje Të Shpeshta Zemre
Stresi e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe më fort. Raste të tilla vërehen tek adoleshentët dhe studentët të cilët situatat stresuese i kalojnë në shkollë ose me moshatarët e tyre.

Djersitja
Ekspozimi ndaj stresit shkakton djersitje të tepërt, sidomos në zonën e duarve. Kjo vihet re kryesisht tek adoleshentët por edhe tek gratë.

Konkluzioni
Stresi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut. Ai mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme. AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun nëse vini re një stres në rritje që ndikon në shëndetin tuaj./AgroWeb
 
Shume e sakte ...e kush nuk ka stres sot
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back