Për këtë përballje që do të luhet në ‘Hamden Park’, trajneri Christian Panucci e ka grupin të plotë përveç Eros Grezdës, i cili u largua nga grumbullimi i ekipit ditë më parë për shkak të problemeve fizike.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se trajneri Panucci ka rikthyer në skuadrën kombëtare Ergys Kaçen, i cili mësohet se e mori ftesën e teknikut italian ditën e shtunë për të qenë një alternativë më shumë në skuadër në këtë sfidë me britanikët e drejtuar nga Mcleish.
Kombëtarja shqiptare shkon në Glasgow si skuadra kryesuese e Gruopit 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve pas 3 pikëve të marra në sfidën e së premtes me Izraelin. Në fushën e lojës do të vendosë drejtësinë arbitri Matej Jug.
The post Sfida me Skocinë, Panucci rikthen Ergys Kaçen appeared first on Lajmi i Fundit.