Kampionati Botëror “Rusi 2018” nuk shkoi siç duhet për kombëtaren e Serbisë dhe tifozët e saj.
Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit i ka çoroditur totalisht. Inati i tyre ka arritur kulmin teksa nuk ndalen së bëri provokime.
FIFA i ka gjobitur sërish federatat e Rusisë dhe Serbisë, për sjellje raciste të tifozëve të tyre në shkallët e stadiumeve.
Ditën e djeshme, pankarta me përmbajtje neo-naziste janë shfaqur gjatë ndeshjes mes Portgalisë dhe Uruguait.
Kështu, federata ruse detyrohet të paguajë një gjobë prej 10 mijë dollarë.
Federata serbe, ndërkaq është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.
The post Serbët nuk ndalen me provokimet, kësaj here e pësojnë nga FIFA appeared first on Lajmi i Fundit.