Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Seneka..... Brenda mendjes së filozofit stoik më interesant në botë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Kush është Seneka? Brenda mendjes së filozofit stoik më interesant në botë​

633109CE-F6B0-4F25-853C-E5162090588F.jpeg

Lindi në Spanjën Jugore mbi 2000 vjet më parë dhe u arsimua në Romë. Ai ishte djali i Seneka Plakut, një shkrimtar i njohur romak dhe xhaxhai i poetit Lukan. Seneka pati një karrierë në politikë dhe u bë një nëpunës financiar i rangut të lartë. Gjatë asaj periudhe ai shkroi edhe tragjedi si për shembull “Ngushëllimi mbi Marsian”.
Jeta e tij mori një kthesë të fortë në vitin 41 Pas Krishtit, pasi perandori i ri Klaudi e internoi Senekën në ishullin e Korsikës duke e akuzuar për tradhti bashkëshortore me Julia Livilan, mbesën e perandorit dhe motrën e Kaligulës. Në mërgim, ai i shkroi një letër nënës së tij duke e ngushëlluar atë.

Tetë vjet më vonë, Agripina, nëna e perandorit të ardhshëm Neron dhe gruaja e Klaudit siguroi lejen për rikthimin e Senekës në Romë. Ai u bë tutori dhe më pas këshilltari i djalit të saj. Më vonë Neroni u bë një nga perandorët dhe tiranët më famëkeq në historinë e Perandorisë Romake, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetjet rreth karakterit të Senekës.
Nuk është për t’u habitur që pasurinë, Seneka e grumbulloi gjatë shërbimit ndaj Neronit. Vdekja e tij në vitin 65 pas Krishtit, erdhi me urdhër të vetë Neronit (që mendoi se Seneka ishte pjesë e një komploti kundër tij).

Gjatë gjithë atyre periudhave të trazuara, stoicizmi mbeti një konstante në jetën e tij. Ai u njoh me ketë rrymë nga Atalus, një filozof stoik që ishte mësuesi i hershëm i Senekës.
Po ashtu ai ishte një admirues i Katoni, emri i të cilit shfaqet rregullisht në shkrimet e tij.
Por Seneka nuk u kufizua vetëm tek Stoicizmi.
Në filozofinë e tij ai huazoi lirisht nga shkolla të tjera, duke cituar në disa raste Epikurin.
Pas vdekjes Seneka pati një ndikim tek figura të shquara si Erazmi, Frensis Bejkën, Paskal, Montenj dhe deri në ditët e sotme. Ja cilat janë 3 këshillat kryesore që ai u jep njerëzve për të pasur një jetë shpirtërore të pasur.

1. Gjeni një model për të ndjekur
Në letrat e tij drejtuar Lusiliusit, Seneka e nxit atë të zgjedhë një model për të siguruar një standard sesi ta jetojnë jetën. Kjo nuk është një ide unike e Stoicizmin. Por filozofi i lashtë mendonte se ai është një hap i domosdoshëm në synimin për të pasur një jetë të mirë.
Personi që zgjedhim si model, mund të na ofrojë parime që mund të na ndihmojnë t’ia dalim edhe në rrethanat më të vështira, dhe disa standarde, në bazë të cilave mund ta gjykojmë përditë sjelljen tonë. “Pra zgjidhni si model dikë, mënyra e jetesës, fjalët dhe vetë fytyra e të cilit pasqyron karakterin që qëndron pas tij’- shkruante Seneka.

2. Mos ji kurrë skllav i pasurisë tënde
Seneka donte vetëm anën e mirë të pasurisë. Ai ishte gjithmonë gati ta përdorte atë por nuk u var kurrë prej saj. Ai ishte zot dhe jo skllav i saj. Sipas tij ne duhet të analizojmë vazhdimisht nëse jemi aq të fiksuar pas pasurisë qe kemi, saqë kemi frikë mos e humbasim dhe për këtë e arsye ta kthejmë atë në padronin tonë.
Siç shkroi Seneka në librin “Mbi jetën e lumtur” “Sepse njeriu i mençur nuk marroset pas pasurisë. Po ta ketë është diçka e mirë. Por ai nuk pranon në zemrën e tij”. Ndërkohë theksoi se ne duhet të jemi padronë dhe jo skllevër të fatit tonë: “Sepse njeriu i mençur e konsideron pasurinë si skllaven e tij, ndërsa budallai si Zotin e tij”.

3. Luftojeni egon tuaj
Seneka e kuptonte shumë mirë se si egoja jonë mund të na pengojë që të mësojmë dhe ecim përpara. Në kulturën e sotme ku zmadhimit të vetëvlerësimit të secilit, ne jemi mësuar të dëgjojmë vetëm lavdërime. Dhe kur dëgjon vazhdimisht se je në fakt një super-njeri, fillon ta besosh edhe vetë.
Seneka e paralajmëroi Lusiliusin mbi rreziqet e një kënaqësie të tillë: “Pengesa kryesore është se ne kënaqemi shumë shpejt me veten. Nëse gjejmë dikë që të na quan një njeri të mirë, të kujdesshëm dhe parimor, dhe i pranojmë këto lëvdata. Pra ne rrimë me ata që na quajnë vazhdimisht si më të mirët dhe më të mençurit, edhe pse e dimë se shpesh ata thonë shumë gënjeshtra. Prandaj ne nuk duam të ndryshojmë asgjë tek vetja, pasi besojmë se jemi tashmë të shkëlqyer në çdo aspekt.

Citate nga Seneka
“Mendoni rrugën që keni ndjekur përmes vështirësive:Kushtet e vështira mund të zbuten, ato të kufizuara mund të zgjerohen dhe ato të rënda mund të rëndojnë më pak mbi ata që dinë t’i durojnë ato.

“Lëreni të gjithë aktivitetin tuaj të drejtohet mbi ndonjë objekt, duke pasur edhe një qëllim”.
“Shpeshherë një burrë shumë i moshuar nuk ka asnjë provë tjetër për jetën e tij të gjatë përveç moshës së tij”.

“Ne themi se njeriut të mençur nuk i ndodh asgjë kundër pritshmërive të tij”.

“Më besoni është më mirë të kuptoni bilancin e jetës së dikujt sesa tregtinë e misrit”.

“Ne njerëzve nuk na është dhënë një jetë e shkurtër. Jemi ne që e shkurtojmë atë duke e shpërdoruar kot”. / DailyStoic – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back