Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë i jep urimet pasueses me ngjyrë ‘gay’, Karine Jean-Pierre
Sekretarja në largim e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki i dha sot urimet pasueses së saj në post Karine Jean-Pierre, që bëhet personi i parë homoseksual dhe me ngjyrë në këtë post.
Por mediat konservatore vërejtën menjëherë problemin e konfliktit të interesit me emërimin e ri, pasi Karine është prej kohësh në një lidhje ’gay’ me gazetaren e CNN, Suzanne Malveaux.
Karine jeton me të dashurën e saj lexuese lajmesh dhe kanë së bashku një vajzë 7 vjeçare.
E emëruara e re me origjinë nga Haiti, është mirëpritur në postin e ri, por gjithashtu ka lënë dyshime për paanshmërinë e saj dhe të Malveaux.
Skandalet e fundit të rrjetit CNN sollën shkarkimin e gazetarit Chris Cuomo, prej influencimit nga i vëllai guvernator Andrew Cuomo, i përfshirë në skandale seksuale.
Foxnews shton se sekretarja në largim Jen Psaki, shkaktoi zhurma të ngjashme njëanshmërie pasi u zbulua prej disa javësh se do të punësohej nga rrjeti pro-qeveritar MSNBC.
Pak pas njoftimit të emërimit, redaktori i rrjetit të djathtë Breitbart Alex Marlow, komentonte: “Ky është shembulli i paster i mediave të mëdha që flenë në një krevat me qeverinë për të cilën raportojnë lajmet”.
Jen Psaki i dha sot urimet pasueses së saj në post Karine Jean-Pierre, që bëhet personi i parë homoseksual dhe me ngjyrë në këtë post.
Top Channel